Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Ushqimi ne fillim te shtatzenise

Pershendetje, jam ne fillim te shtatzenis desha te dij cfar ushimi duhet te konsumoj me shum, kam degjuar qe duhet te pij leng limoni dhe qumesht mirepo desha te dij qumshtin e paketuar a duhet ta ziej dhe gota mund te pij ne dite, dhe lengun e limonit a duhet ta shtoj me uje dhe sa limon duhet 1-2, gjithashtu desha te dija a mund te pije caj kamomil dhe nane a mund ta pije me mjalt ? Kam lexuar qe nuk duhet te konsumoj produkte te paketuara si cipse, keksa, pop corn, kikirik etj.

Dita Aliu (13 vite më parë)
Fiore (6 vite më parë)
Por patatet e ziera mund te perdoren ne shtatzani pa vaj la as gje
dita aliu (13 vite më parë)
Shum falemnderit per keshillat dhe sugjerimet tuaja ishit shum te qarta zoti ju shperbleft me te mira
Fitesa * (13 vite më parë)
Dita, urime per shtatzanine, uroj qe gjithcka te shkoj mire e mbare :). Ketu sapo e pershtata nje tekst me disa ushqime qe preferohen gjate tremujorit te pare, kryesisht. Spinaq Pse është e rëndësishme: Spinaqi është I pasur me acid folik, i cili është shumë I rëndësishëm në formimin e fijeve nervore të foshnjës suaj që formohen në muajin e parë pas konceptimit. Thjerrëzat Pse janë të rëndësishme: Marrja e proteinave është e shumë rëndësishme gjatë çdo tremujorit të parë, ato ndihmojnë në rritjen e duhur të indeve të foshnjës suaj dhe muskujve. Frutat agrume (grejp frut) Pse është e rëndësishme: Grejp fruta është gjithashtu shumë e pasur me acid folik, i cili mund të ndihmojë në parandalimin e defekteve të lindjes. Arra Pse janë të rëndësishme: femrat shtatzëna kanë nevojë për 60 gram shtesë proteina në ditë sidomos në tremujorin e parë të shtatzënisë. Gjizë Pse është e rëndësishme: Gjiza përmban edhe kalcium edhe proteina, të cilat janë të mira për zhvillimin e muskujve dhe kockave. Vezë Pse janë të rëndësishme: Përveç të qënit një burim i shkëlqyer i proteinave, vezët janë të larta në kalcium dhe vitaminë D, të dyja janë të nevojshme për formimin e mirë të kockave të fëmiut tuaj Brokoli Pse është e rëndësishme: Brokoli është shumë I pasur me hekur, i cili është vazhdimisht i nevojshëm në për të formuar qelizat e kuqe në gjakun e fëmiut tuaj dhe për organizmin tuaj. Bathë (fasule) Pse janë të rëndësishme: Fasulet janë një burim i madh i proteinave, dhe si të tilla janë shumë të nevojshme për rritjen e muskujve dhe energjinë. Kos Pse është i rëndësishëm: Kosi është i lartë në kalcium dhe vitaminë D, duke pasur mjaftueshëm vitamina të tilla në organizmin tuaj, foshnja brenda mitrës nuk e ka të nevojshme që ato ti marr nga nga kockat tuaja. Bamje Pse janë të rëndësishme: bamjet kanë shumë acid folik, i cili ndihmon në parandalimin e defekteve të të fëmiut. Pulë Pse është e rëndësishme: Mishi i pulës ka shumë hekur,që është I domosdoshëm për organizmin tuaj dhe të fëmiut. Salmon Pse është e rëndësishme: Salmon është i lartë në kalcium dhe vitaminë D, dhe është një nga peshqit më të sigurt për të ngrënë, gjersa jeni shtatzënë. Megjithatë duhet konsumuar me masë të caktuar. Mish viçi Pse është e rëndësishme: mishi i viçit është një burim i madh i hekurit, si I tillë është shumë I nevojshëm për konsum. http://www.babble.com/pregnancy/15-must-eat-foods-for-the-first-trimester/cottage-cheese/ Prej gjerave qe duhet larguar gjate shtatzanise me aq sa jam informu jane: alkooli, duhani, djathi feta, mishi i peshqve te medhenj (qe kane shume merkur dhe qe eshte shume i demshem per trurin e bebes dhe tuaj), vezet e pa ferguara mire, mishrat e papjekur, mëlçi, kofeinen duhet reduktuar ne maximum, etj
******* Shqipjaa ******* ** (13 vite më parë)
per ju shtatzanat ekam shenuar nje pytje sot shiko me posht ditaa ju pershendes
(13 vite më parë)
Qumshti sasia e propozuar nga muaji i 1-rë deri në muajin e 6-të të shtatzënisë 400 - 500 ml/ditë qumësht me yndyrë dhe 20 - 30 g djathë nga muaji i 7-të deri në muajin e 9-të të shtatzënisë 500 - 600 ml/ditë qumësht me yndyrë dhe vezë të freskëta por jo të fermave por të fshatit duhet llogaritur edhe vezët të cilat u shtohen ushqimeve brenda javës oligo elemnete-te rralla mishi sasia e propozuar gjëra ushqimore të propozuara sasia ditore 100 - 120 g (një shnicël e vogël është rreth100 g) të gjitha llojet e mishrave të përpunuara termiskisht-ziera suxhuk dhe sallame te ndryshme mineralet: hekur, zing dhe bakër patate sasia e propozuar gjëra ushqimore të propozuara materie proteinike në ditë 3 patate me madhësi mesatare (rrethë 150-200 g) patate të ziera pire patate patate të pjekura ose të përgatitura në yndyra (çips, patate të fërguara) ushqime të tjera të përgaditura nga patate të ziera perime gjëra ushqimore të propozuara sasitë-dozat ditore: 100-200 g perime, dhe (një pjatë-me perime të freskëta) speca, spinaq, bizele, qepë hudhra, domate, etj. Pemt sasia-dozat: 100-200 g pemë të freskëta dhe eventualisht një gotë e vogël e lëngut nga pemë të freskëta pemë të freskëta në vartësi prej stinës së vitit. Dimrit (lëng limoni-lëng natyral) lengjet 1-1,5 l në ditë (duhet llogaritur supën dhe qumështin) ujë mineral, çaj pemësh e bimësh-lulesh mundësisht pa sheqer
A. U (13 vite më parë)
Dita, si keshill e pergjithashme mund te them sa me shume peme e perime. Me ne detaje ja nje shembull i nje menuje ditore per nje grua shtatzane: Mengjes Lëng portokalli të shtrydhur 1 vezë te zier 1 fetë bukë të zezë 1 gotë qumësht Paradite 1 kupe kos te thjeshte Dreke Mish ose pulë ose peshk (150 - 200gr) Patate ose oriz ose makarona ose bizele (200-300gr) Sallate me zarzavate me ngjyra te ndryshme Bukë të zezë (1-2 feta te holla) 1 gotë qumësht me yndyrë të reduktuar Snack për pasdreke Kos, fruta të freskëta dhe pak tershere ose grure te zier Darka Supë me zarzavate Pak mish pule ose djathë ose fasule ose karkaleca Makarona integrale (100-200gr) Sallatë me zarzavate dhe pak spinaq te fresket Bukë të zezë 1 gotë qumësht pa yndyrë Para gjumit 1fetë bukë me qumësht dhe një frut Në tre muajt e parë ju duhet të përdorni në ditë: • 100 gr mish (300 kal) • 100 gr bukë (270 kal) • 100 gr makarona (340 kal) • 200 gr perime (160 kal) • 200 gr fruta të freskëta (180 kal) • 50 gr djathë (200 kal) • një gotë kos (100 kal) • një gotë qumësht (130 kal) • 50 gr sheqer (180 kal) • 30 gr marmalatë ose reçel, mundësisht pa sheqer (200 kal) • vaj për gatim dhe për sallatë (200 kal).

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?