Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Gjidhenja ne ligjin e punes
Para disa viteve me ligj (nuk e di cili nen) ka qene e rregulluar qe nana me gjidhenja ka te drejte te shfrytezoje 30-60 minuta per gjidhenja gjate orarit te punes..Nuk e di tani a ka dicka te tille.. a din dikush? Ne ndekrohe po hy me hulumtu a mundem me gjete,, por ne qofte se dikush din, ju lutem ndani me ne..
Fitesa * (13 vite më parë)
(13 vite më parë)
Jo, 6 muaj do te paguaj punedhenesi 70%. qeveria do liroje veten nga pagesat, e pundhenesat kane thene me mire te marrim persiper pagesen se kemi kushte se sa te rrije 1 vit ne shpi. kjo ka qene logjika. vendi ku une punoje zbaton definitiv ligjin e punes dhe nje kolege kishte vajzen ne gji edhe pas vitit te pare. u kthy ne pune e di qe gjate orarit nxirrte qumesht, shkonte ne pauze qe ti jap gji dhe ja dergonte pjesen e qumeshtit qe kishte nxjerre. e sa i perkete pushimit mjeksor, ne qeveri nese mungon per shkak qe femine e ke semure, te hiqet nga pushimi mjeksor qe te takon me ligj, e ne privat te hiqet nga pushimi vjetor. ligji tek ne ka shume shume hapsira per interpretime te ndryshem, secili jurist/avokat i kompanive e adapton ate si te ka qejf vete dhe nuk mbetet i pa zbatueshem.
Desa Desa (13 vite më parë)
tamam magi qahemi kot. ne na paguhet i gjithe viti. gjysma e tij me 50 %
*shtrengata* * (13 vite më parë)
Hahahahaha
Fitesa * (13 vite më parë)
tru? prit pak ti pyes.. - thone: \"cka eshte ata, a hahet a pihet?\"
*shtrengata* * (13 vite më parë)
Ua cfare tmerri ( a kanë tru keta) .... Dhe ne që qahemi kot me 80% !!!!
Fitesa * (13 vite më parë)
awww,, jo tek ne raportet mirren cdo vit (nuk e di deri ne cfare moshee) me duket jane 15 dite pune.. te cilat natyrisht ti justifikon mjeku. ndersa pushimi i lehonise momentalisht eshte 1 vit. 6 muaj te paguan puna ku punon 70% te pages tende, pastaj 3 muaj 50 % te pages mesatare ne Kosove dhe 3 muaj pa pagese.. :S, Tani eshte ne shqyrtim drafti qe shkurton pushimin ne 9 muaj.. 3 muaj vendi ku punon me 50% te pages, 3 muaj shteti 50% te mesatares ne Kosove dhe 3 pa pagese.. A eshte keshtu, Alketa?
*shtrengata* * (13 vite më parë)
Po te ju si paguhet leja?
*shtrengata* * (13 vite më parë)
Raportet mjeksore që merren per te pushuar nga nje sëmundje e caktuar. Ne shqip nese JE brenda afatit te lejes se lindjes por e ke ndërprere ne mes dhe JE ne pune, e gjate kesaj kohe semuresh nuk te japin raport ( pushim i justifikuar mga doktori),veç rasteve sh te rënda. Po nje vit është leja 40 dite + 5 muaj paguhen 80% e rrogës, ndersa 6- muajt e tjere 50 %. Prandaj dhe ne shqipri sh pak njerëz r marrin te plotë lejen shumica err 6- mujore
Fitesa * (13 vite më parë)
Adelina, me ty pasna \"fol\" e nuk pasna shkru, tash pe shoh qe sjam pergjigj.. ashtu eshte,, si duket cdo hap qe behet shkon kunder mireqenies sone, duke fillu prej para se te lind, kur te lind, kur te ushqehesh, kur te shkosh ne cerdhe, etj.. Po kujdesen djallezisht per te gjithe hapat qe do i beje nje njeri,.. dhe pastaj prej tij pritet te jete ashtu e keshtu .. prova, eksperimenete behen tek ne.. si ne minj, por ja qe ska nevoje per ta ketu.. behen drejperdrejt.
Fitesa * (13 vite më parë)
Magi, falemnderit e dashur,,do na kishin ndihmuar sa me shume hollesi edhe pse kemi ligje te ndryshme.. a eshte edhe tek ju pushimi i lehonise 1 vit? dhe ashtu qenka ne qofte se nuk e shfrytezon pushimin te tere? :( shume keq, shume.. cka jane raportet? mbase tek ne i themi ndryshe, nuk e di per cka e ke fjalen,,
Fitesa * (13 vite më parë)
Ana, nuk e kam dijte qe eshte e kufizuar ne muaj, dhe ne fakt nuk e dija a eshte ende ne fuqi pasi qe me vajzen pata kerkuar dhe me eshte aprovu. E kam pas cerdhen shume afer dhe ndonjehere e kam shfrytezu, por kryesisht i kam jap qumeshtin me vete; Ndersa per pushimin sic thot edhe Alketa, eshte shume e rendesishme te mos shkurtohet. Edhe ashtu nenat e kan shume te veshtire te shtojne numrin e femijeve per shkak te kushteve te renda materiale e tani edhe pushimi te shkurtohet, dukshem do te bie nataliteti :(. Cka me cudit me se shumti eshte kur ky draft po perkrahet edhe nga femrat,..nuk po mundem me kuptu nga cka po nisen...Alketa, natyrisht qe jam kunder qe te ndrohet/shkurtohet pushimi dhe pagesa.. dhe njejte jam e gatshme te behem pjese e cdo peticioni qe kundershton aprovimin e ketij ligji. Sikur te hapim nje teme te vecant per kete dhe te fillojme nga ky portal? sado kudo psh ne fb jane mbi 15.000 like qe i ka kjo faqe.. nuk e di sa luan rol dhe a do tmirret parasysh ndonje gje. Ndersa per ligjin qe perkrah gjidhenjen do te ishte mire qe nenat te jene ne dijeni per kete dhe ta shfrytezojne maksimalisht. e ftoj Adminin te bej ndonje njoftim ne faqen kryesore, ne balline, per kete ceshtje..
Fitesa * (13 vite më parë)
Besa, me nder qofsh e dashur,, in shaa allah gjen mnyren me te mire per ty dhe vajzen.
(13 vite më parë)
Fitesa, po me ligj eshte e rreguluar. nuk eshte i cekur sa vite. rrall qe e aplijkone. mire ke mendu per gjjidhenie por me mire do ishte qe te insistojne nenat te mose ndryshoje ligji per pushim lehonie, e pastaj per gjidhenien. ligji eshte ne shqyrtim dhe si duket do miratohet pas shqyrtimit. pushimi do bjere ne 6 muaj . gji nena mundet me i jap ne pauze, si dhe gjate orarit mundet me e nxjerr, e e lene ne frigorifer, shkon ne pauze,, i jep dhe pastaj kujdestarja ja jep pjesen tjeter me shishe. une mendoje qe me rendesi eshte te luftohet qe mos te shkurtohet pjesa e pushimit e lehonise.
*shtrengata* * (13 vite më parë)
Me pare kur leja e lindjes ishte 40- diteshe, nënave ju jepej leje cdo 3- ore nga 30 min që te ushqenin femijet e tyre.... Dhe ky orar rrallohej pasi bebi i kalonte te 6- muajt. Ndersa sot që leja e lindjes është 1_ vit.... Paralindje + 11- muaj... JE e detyruar ta besh te gjithe lejen e lindjes sepse nëse ben 6- muaj dhe kerkon që ta ushqesh ne çerdhe femijen Nuk lejohet me sepse shteti ta jep te drejtën që ti te rrish 1- vit ne shtëpi dhe ti sr shfrytzon. Biles ne kete periudhë edhe raportet per nenen s\' lejohen. Sidoqe te jete une do i shoh dhe njehere sepse im shoq është jurist dhe ne kete fushë punon ( lejet, punesimet etj) . Temë sh sh e goditur ,si gjithmone prej teje Fitesa.
(13 vite më parë)
Fitesa,po me ligj te takon deri 9 muaj i ke 2 ore qe mundesh mi shfrytezu po normal me marrveshje e punedhensin,ligji i punes neni 49 ju takon 1 vjet pyshimi lehonis 6 muaj paguan punedhenesi me 70 perqind te pages baze,3muaj qeveria Mpms,pas 9muaji deri1vjet keni te drejt 1ore per gjidhenie...
Besa Jana (13 vite më parë)
Fitesa shum shum faleminderit per ndihmes,ishalla allahu ta kthen Mir e ma Mir,se hiq nuk perton,je e gatshme qdo moment me na ndihmu,ishalla keni shendet,lumturi e mbar si ne familje
Desa Desa (13 vite më parë)
nese mblidhet varet edhe nga rregullorja e brendeshme. gjithsesi sdi me shume
Fitesa * (13 vite më parë)
Po bris, nje shoqe imja me pat tregu, nuk e di a ben ti mbledhesh 30 minuta pas 6 oresh, perndryshe mund te ndodh qe 15 minuta apo me shume te merr rruga deri te kopshti :(. Nena, duhet te shikojme a kemi ligj te tille ne ketu apo do duhet te kerkojme te na mundesojne.. edhe pse djali im vetem e kaloi kohen, mirepo per nenat tjera me gjithe deshire do kisha nenshkruar ndonej peticion apo kerkese
Desa Desa (13 vite më parë)
dhe vetem per vitin e pare pas lindjes
Desa Desa (13 vite më parë)
po ne shqiperi po. per ato institcionene qe pnojne realishte me ligjin e punes. vecse me sa di une, cdo 3 ore ke 15 min pushim
Adelina Rexhaj (13 vite më parë)
valla fites nashta u kan najher se ma nuk ma merr menja,tash pushim te bollshem nuk po ju japin lehonave e leje ma orar per gjidhenje, veq ishalla bahet per ato nena qe jan ne pun e perfitojn prej ktij ligji bashk me bebet.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?