Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Ndonje recete per bebe 11-12 muajshe
Nena djali dhe pak me ben 11 muj tregomani naj ushqim per mengjes dhe drek ...ju pershendes shummm
(13 vite më parë)
(13 vite më parë)
Flm shummmm shqipe te pershendes..
******* Shqipjaa ******* ** (13 vite më parë)
Ushqimet që duhet konsumuar fëmija 11 muajsh janë këto: • Qumësht gjiri apo vetëm qumësht formule. • Sasi të vogla të djathit të butë të pasterizuar, jogurt, xhizë (por jo qumësht lope deri në moshën 1 vjeç). • Drithëra të pasura me hekur (oriz, tërshërë, elb, drithëra të përziera). • Pemë të prera në kube apo në fije, apo të bëra pure. • Perime të ziera butë, me madhësi kafshate (karrota, bizele) • Ushqim i kombinuar (makarona me djathë, tavë). • Proteina (vezë, mish i bluar, shpendë, dhe mish peshku pa halë, fasule të ziera mirë dhe pure fasulesh me thjerrëza me lëkurë të butë, bizele të prera, fasule të zeza). • Ushqim gishtërinjësh (copa të vogla gjevreku, copa të vogla bananeje, pasta spirale të ziera mirë, biskota, drithë në formën O me sasi të vogël të sheqerit). • Lëng pa citron. Sasia: • 1/3 gote bylmet (apo djathë). • ¼ gjer në ½ gotë drithëra të pasura me hekur. • ¼ gjer në ½ gotë pemë. • ¼ gjer në ½ gotë perime. • 1/8 gjer në ¼ gotë ushqim të kombinuar. • 1/8 gjer në ¼ gotë ushqim të pasur me proteina. • ¼ gjer në ½ gotë lëng pa citron. Shmnagni kriposjen e ushqimit të cilin e pregatisni vetëm për fëmiun. Në gjashtë muajt e parë të jetës, foshnjes i mjafton më pak se 1 g kripë, të cilën e merr nga qumështi i nënës apo ushqimi i gatshëm, në muajt 7 dhe 12 mjafton 1g kripë, përderisa fëmijët nga 1 gjer në 3 vjeç kanë nevojë më pak se 2 g kripë në ditë.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?