A dini raste qe mjeku te kete gabuar gjinine ne javen e 17?
Pershendetje nena! Shpresoj te jeni te gjitha mire se bashku me engjujt tuaj te vegjel! Ju lutem a mund te me thoni nese dini raste qe mjeku ka gabuar ne eko se dalluari gjinine ne javen e 18 te shtatezanise! Ju faleminderit!
pershendetje jesi.dhe un kam nje vajz dhe tani jam shtatzan e prap me kan then vajz qe kur isha 2 muaj e gjys e deri tani qe jam ne muajin e 7 te njejten gje me thon...me then te drejten dhe un djal doja ne fillim po tani e kalova e nuk e kam problem po e pres me pa durim thua sikur esht vajza e par.dhe ti do mesohesh e nuk do e kesh me problem(femia esht femi mbi te gjitha pak rendesi ka gjinia)
Trandelina(13 vite më parë)
Jesi ka raste kur mjeku gabon gjinine edhe ne muaj e fundit e leje ma ne javen e 17.
Une kam pasur kete rast por me randesi femijet i kam shendoshe, suksese edhe ty e bebit
Nes ene fillim te ka then djale e ma vone vajze - mendoj qe ke me linde djale
nganjehere ne behemi egoist, vetem per veten mendojme, se ku ka me mire se te kesh moter. une kam vetem motra dhe kalojme mrekulli me njera tjetren. zoti i dhurofte nje djale motres tende se paska vendin, te keqijat mos t\'i mendojme
Jesi motra ime ika 3 vajza e prap eshte shtatzen e prap ikan than qe eka vajze.eshte gje nermale qe deshira e secilit esht qe ti ket te dy gjinit.e pash qe ish merzit e ithash kujtoje nje rast qe eka ne shpi te familja e burrit ase nuk ec as nuk fol I paralizum esht eshte djal 27 vjeqar.ithash a ma mire me te sprovu allahu me nje djal qashtu a me 4 vajza te shnosha.
Haha nese do me kishte thene djale do kisha thene ishallah s\'gabon kurre mjeku :-) Dhe per ty uroj te os kete gabuar. Mbi te gjitha te kemi femije te shendetshem se e di mjaft mire c\'dmth te kesh nje femije te semure gjithe jeten, e kane vuajtur prinderit e mi... :-(
ishalla bebave te Mia nuk ka gabu mjeku se ikom ble teshat per te dy gjinit.ehhh moj nana na e kemi problem pak gjinin e ato nana qe po I sprovon zoti me lloj lloj femish te semur.
Ta keni me jete Amalia! Kam degjuar qe ka dhe shenja te tjera pervec organit per ta dalluar gjinine dhe nje mjek me eksperience di t\'i dalloje. Jashte kam degjuar dhe une shume raste te gabojne sepe nuk ja vene shume rendesine ginise por ne Shqiperi dhe ne Kosove besoj, eshte specilizimi nr. 1 per nje mjek dallimi i gjinise. :-)
Shpesh ndodhe me thene qike e me dal djal, ne familje time jane tri raste, ne shtete te ndryshme, france, gjermani dhe ks. Sepse te disa djem vonojne me u leshu organet me shume. Ndersa me rralle ndodhe me gabu per te kunderten. Vajzen time kurr se ka pa, mirepo ne baze te zhvillimit dhe gjatesise se kofshes, me ka thene se mund te jete vajze, dhe zoti na gezoj me nje engjellushe te shendetshme, per te cilen falenderohemi dite e nate :)
(13 vite më parë)
Jesi, normal cdo nene deshiron ne rradh te pare femij te shendosh, e pastaj edhe deshir per te pasur djale ose vajze, edhe un e kam nje vajze dhe kam shum deshir qe femijen e dyte ta kem djale, inshallah na gezon zoti sikur me vajza ashtu edhe me djem, le te jené te shendosh e te behen femij te hajrit
Besarta une u pergatita pak shpirterisht per djale meqe me kishta thene ajo mjekja me perpara e kur me thane vajze u merzita me thene te drejten, s\'e fsheh dot, zoti mos ma marrte per gjynah se e di qe ketu ka nena qe mezi presin te behen me nje femije e preferencat i bien te jene luks. Por ja qe njerez jemi e mekatojme cdo dite, zoti na falte!
Gentiana une kam nje vajze te vogel, e me thene te drejten kisha shuuume deshire per nje djale, por c\'te kete shkruar perendia, gje me zor s\'mund t\'i marrim.
Jesi kunates deri ne mujin e 6 ikan than qik e kur ka shku te nje mjek tjeter ika than djal edhe djal ka lind.ka raste shum qe njoh qe edhe derisa kan lind kan mendu qe eshte gjinia tjeter e juka dal e kunderta.
Flm Tija dhe Fitesa! Te lindim femije te shendetshem kryesorja, por dhe kjo puna e gjinise nga fillimi te behet pak fiksim, sidomos kur ke preferenca :-) Nje mjeke e konsultores se grave me tha nuk shikohet shume mire por me duket djale, ndersa mjeku im qe me ndjek ne javen e 17 me tha vajze, thashe ishalla po gabon ky i fundit (por nuk besoj te kete gjasa per kete) :-)
(13 vite më parë)
Cka te ka then mjeku jesi ? e ke djale apo vajze ? motres time heren e pare i ka thene me shum me duket si djale, e heren e dyte i ka then esht vajze,.kur te shkon ne kontrollen e rradhes le ta shikon edhe njeher, se shifet me mire, gjitha te mirat
Mua nuk me ka ndodh te gabohet ne shiqimin e gjinise, por na ndodhte deri gati ne fund te mos dijme se nuk merte poziten qe te shohim :), te turpshem ishin :)
po Jesi T tek un e kan gabuar gjinin isha shtatzan gati ne muajin e 4 dhe mjeku me tha qe e kam djal pastaj ne kontrollen tjeter kur kam ber me tha se e kom qik dhe qik e kom lind.
Pershendetje nena! Shpresoj te jeni te gjitha mire se bashku me engjujt tuaj te vegjel! Ju lutem a mund te me thoni nese dini raste qe mjeku ka gabuar ne eko se dalluari gjinine ne javen e 18 te shtatezanise! Ju faleminderit!