Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Me cfare te ushqej djalin qe te mesoje e te pertypet vete?

Nena pershendetje. uroj te jeni mire ju dhe bebushet tuaj me kete te nxehte. u be ca kohe qe nuk kam hyre ne portal pasikam qene me pushime. uroj qe edhe ju qe keni qene me pushime te keni kaluar mire me femijet e familjen tuaj. tani se u zgjata shume. desha te ju pyes nese mund te me ndihmoni me cfare te filloj ta ushqej djalin tim pasi te gjithe ushqimet i do te bluara psh orizin qe hame ne kur ia gatuaj duhet patjeter te ia bluaj edhe pse e ziej shume sepse nuk e kaperdin dot. jam munduar ti jap gjera ne dore por nuk i han , vetem pak edhe i hedh ne toke. nuk e di sesi te ia bej pasi tani me duket se eshte pak i madh qe te haje cdo lloj gjeje te bluar. harruva te them qe djali im eshte 11 muajsh e 1 jave. ju pershendes dhe uroj te kaloni mire.

Evenad .. (13 vite më parë)
Fitesa * (13 vite më parë)
Shkodra e dashur :), vertete e dashur se vizitova nje here dhe me pelqeu shume.. :), te kaloj ne teme.. Mundohu t’ia ofrosh ushqimin ne copa me ngadal, dtth ne ndonje racion, dhe vazhdimisht shtoni dick ate re, mundesisht ngjyra dhe shije te reja. Perderisa je perkushtuar ne kete aspekt, duhet te kesh shume durim sepse do te beje dhe rremuje ? me gjerat qe I bien ne toke. A e ke mesuar te rrije ulur ne karrige kur e ushqen,apo ulur ne toke? Sidoqofte, vendosi ca copa psh patate te zier, copa shume te vogla, ne nje pjate .. mos i servo ma shume se 3-4 copa ne nje here, masnej vendosi copa molle te zier, e kshtu gjera qe sapo I fut ne goje shkrihen. Dikund e pata lexu ne qofte se I qet banana apo avocado e dicka ushqime qe rreshqasin ,, atehere i qet pak buk te grimcuar qe ti kape copat me lehte. Te duhet pak kohe deri sa te mesohet, mirepo do te kesh durim. Dhe mos u dekurajo kur sheh femije te tjere te asaj moshe qe hane e pine ndryshe. Secili femiu, secili njeri rritet e zhvillohet ndryshe nga te tjeret. Nuk eshte ndonje regull I peracktum per keto gjera. Ne qofte se ska ankesa te tjera, atehere rri e qete dhe kenaqu e shijo momentet e rrijtes se tij . ?
Jesi Jesi (13 vite më parë)
Mos u shqeteso sepse eshte nje proces qe i vjen natyrshem. Mos ja impono, me mire avash avash se do mesohet vete. Deri ne 1 vit e gjysem nuk eshte ndonje gje per t\'u shqetesuar, keshtu me tha nje pediater qe e pata vajzen para nje muaji sepse po i dilnin dheballet dhe i donte gjitha ushqimet e bluara se nuk pertypej dot ngaqe i dhimbte mishi, dhe une u frikesova thashe po me kthehet ne origjine si dikur,vetem me te bluara.
*shtrengata* * (13 vite më parë)
Varet sa dhëmbë... Ka Bluaja me pak te imta jo qull e kështu me radhë që te mësohet... Por mos kujto që kjo gje behet brenda ditës... Do mund dhe durim....Klm
Albulena 02.02 (13 vite më parë)
Nuk e di shum qka te them shkodra pasi un me femit nga muaji i 8 kam fillu tu i ushqej me copa te vogla shum e gradualisht tuj ja jep me copa te medha, po berja gjysme gjull gjysme copa perzija ndoshta mesohet ngadal

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?