Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Qumesht tetrapak per femijen 11 muajsh

Nena po ju pyes serish .djalin e kam ushqyer me aptamil deri ne kete moshe qe ka tani. kur isha me pushime ne plazh nuk gjeta askund atje ku isha aptamil dhe i kam dhene djalit per te pire qumesht Alpsko me 3,2% yndyre, dhe djali e pelqeu shume.tani qe jam kthyer i bleva aptamil por djali nuk po e pin sepse po pelqen vetem ate lloj qumeshti Alpsko.Ketu ne shkoder nuk ka kete lloj qumeshti dhe nuk po di se me cfare te ia zevendesoj. pastaj pyeta pediatren dhe me tha qe te mos i jap qumesht tetrepak por me tha zevendesoja me qumesht lope sepse qumeshti tetrapak eshte me kimikate. desha te ju pyes a e shte e demshme ti japesh bebes tetrapak se ndoshta ka ndonje qe ja ka perdorur bebes dhe jeni keshilluar me pediatrat e bebeve tuaja se nuk po di si te veproj pasi djali im ka problme me jashteqitjen nese e ushqej me qumesht lope.cdo keshille e juaja vlene shume per mua.

Evenad .. (13 vite më parë)
Ina Ani (13 vite më parë)
Shkodra, pas moshes 1 vjeqare eshte e lejuar te ipen keto llojet e qumeshtit tetrapak. Nuk do te thot qe vetem Alpsko eshte i mir. Gjeje nje mark qe ke atje dhe fillo perdorja djalit dhe hiq mos u merakos. Ne te gjith boten keshtu rriten femijet. Tani nenat qe skan ku ta marrin ate qumeshtin e lopes si do te ja bejn. Shpesh her nuk ben edhe ti ndegjojm mjeket. Peshembull une i thash pesiatrit te vajzes time se perimet qe ja ziej une vajza i han me shum shije, dhe me tha me te mira jan ato te hippit se i kan perimet bio. Pfff si mund te jen me te mira ato qe jan mbaru para nje viti me keto qe ja mbaroj une cdo dite.
Jesi Jesi (13 vite më parë)
Shkodra ne big market kam pare qe tregtohet alpsko? A ka ne shkoder big market? Une vajzes i jap tetrapak latte sterilgarda por dhe parmalatin ne shishe e sjellin te mire. Tani ndonje kimikat dhe mund ta kene se te pakten dicka per ta ruajtur pa u prishur i hedhin, e ku po di une tjeter... Por cfare s\'po konsumojme sot pa kimikate e hormone me thuaj?! Qumesht lope nuk i kam dhene sepse nuk ma ka pelqyer plus qe duhet te gjesh njerez shume te besuar sepse gjysma e bejne me uje, kushtet higjenike ne fshat pak i kane... Etj etj
Evenad .. (13 vite më parë)
po a kane kimikatene perberjen e tyre qumeshti tetrapak? edhe djali im e pelqeu Alpsko
Loreta Lori (13 vite më parë)
Alpsko natyrisht o ma i miri po niher beja pak me uj ja merja me me pak yndyr se bahet kaps femija. Sdi far pediatri o po te ne ne ks ste thon mi jep fmis qumsht lope se ai eshte i pafiltirizuar dhe pakontrolluar dhe po vin dej te shum smundje nga ai qumsht. Tek ne pediatri kur fmija rritet 12 muj ose edhe ma i vogel te rekomandon Alpsko dhe kursesi lope. Qumshti Alpsko futet neper 100 makina dej paketohet ndersa ai i lopes nga kofa e qumshti veq zihet edhe fmis paramendo sa bakteret i mdr dej del aty kur tu e dit se ka jashqitje te lopve. Une djalit nga 12 muj i kom dhan alpsko niher 1,6 dej u msu tani yndyr te plot.
Evenad .. (13 vite më parë)
Flm per keshillat te dashura mike. cfare lloj qumeshti tetrapak me keshilloni ti perdor qe te plotesoje nevojat e femijes te kesaj moshe.
(13 vite më parë)
Mua vajza edhe pak mi ben 11 muaj, dhe sa ti mbush nje vit do filloj me tetrapak,.
Besime Imeri (13 vite më parë)
un djalit tim i kam dhen qumesht tetrapak,si ka ber ndonje problem mir esht me shendet,si jan rritur ma perpara me qumesht lope,tash po dun me i shit qato formulat e po thojn qe sbojn,edhe ato jan me baz prej qumshti lope....
Albulena 02.02 (13 vite më parë)
Shkodra un sa isha pushim ne ks vitin e kaluar vajzen kisha 10 muajdhe nuk gjeta aptamil dhe i ndegjova do mendime te nenave ne familje ti jap qumsht lope, kur u ktheva ketu ne germ. Nuk gjen ashtu qumsh te lopes vetem tetrapak pyeta pediatri njekohsish i tregova me qfar lloj qumshti e kam ushqy e kapi koken me dor kurrsesi mes e petserit ket gabim me tha, aj qumsht esht i rand per lukth te femis dhe nuk esht i kontrolluar. Tasht me shum skam pas pervoj te tregojn dhe nenat tjera
(13 vite më parë)
Shkodra,une djalit i kam fillu qumesht tetrapak pak pa i ba 11 muaj,me keshille te pediatres edhe i ka pelqy shume,ska pas asnje problem edhe sot vazhdon e pin te njejtin

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?