Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Qumështi i nënës, në frigorifer tri ditë

Nena per ju qe jeni te interesuara e lexova diku dhe mu dok e mir per ju qe keni femij.rreth qumshtit te nenes. Nëna qumështin e vet mund ta ruajë dhe ta shfrytëzojë kur t’i nevojitet. Në vazhdim po japim disa mënyra se si mund të ruhet ai. Ndoshta do të ndodheni në situatë të tillë që disa orë të jeni jashtë shtëpisë, andaj edhe nuk mund ta ushqeni beben tuaj. Apo, për shkak se duhet të punoni me orar të zgjatur, të udhëtoni diku, të shkoni në ndonjë studim... Apo, thjesht, jeni e detyruar të bëni pauzë për shkak “të infeksionit” të gjinjve. Në të tilla raste, kujdesi i takon edhe prindit. E, pra, çfarë duhet të bëni, që bebes suaj të mos i mungojë ushqimi më i mirë? Si të siguroni racionin për beben tuaj? Qumështin tuaj mund ta ruani dhe ta shfrytëzoni kur t’ju nevojitet. Ruajtja fillon që nga nxjerrja e qumështit – me dorë apo me pompë (të dorës apo elektrike). Pompat për nxjerrjen e qumështit janë të shkëlqyeshme, sepse qumështi drejtpërdrejt mblidhet në shishe të sterilizuar, andaj edhe nuk ka kontaminime nga ambienti i jashtëm. Ku mund të ruhet dhe sa gjatë mund të qëndrojë qumështi? Qumështi i nënës mund të ruhet në enë sterile dhe të mbyllur në temperaturën prej 18 deri në 20 gradë për 24 orë. Nëse vihet në frigorifer, mund të qëndrojë në temperaturën prej rreth 4-5 shkallësh deri në 72 orë. Nëse ngrin, madje dhe nga minus 18 deri në minus 20 gradë, mund të ruhet edhe deri në katër muaj. Si të ngrohet? Për çdo rast, qumështi i nënës mund të shfrytëzohet vetëm nëse është ruajtur në mënyrë të drejtë, përkatësisht nëse është ngrirë. Qumështi i ftohtë ngrohet në ujë të ngrohtë apo në ngrohës derisa të arrihet temperatura e përshtatshme për ta ushqyer beben. Qumështi i ngrirë duhet të shkrihet në temperaturën e dhomës, dhe vetëm atëherë duhet ngrohur në ujë të ngrohtë ose në ngrohës. Qumështi i shkrirë nuk bën të futet sërish në frigorifer për t’u ngrirë. Qumështi i nënës assesi nuk bën të ngrohet drejtpërdrejt në shporet e as në mikrovalë.

Essa . (13 vite më parë)
Fitesa * (13 vite më parë)
Jesi, do mundohem te bej nje permbledhje te keshillave qe trajtojne shkaqet e mos furnizimit te mjaftueshem te qumeshtit te gjirit dhe menyrat si ti trajtiojm ato. Nuk mundem vet dhe nuk besoj se duhet te presim nga nje nene me hall te gjidhenjes te hyj te hulumtoj ne portal per tema tjera e te lexoj te gjitha ceshtjet e biseduara deri tani. Prandaj, vazhdoni beni pyetje e sa te mundemi do te jemi afer njera tjetres qe te ndihmojme sa me shume...
Jesi Jesi (13 vite më parë)
Flm e dashur! Ah sikur te ndodhte kjo gje, se kam vuajtur shume me vajzen rreth qumeshtit se nuk e pinte fare me qejf, eksperimente kam bere me te.
Fitesa * (13 vite më parë)
Jesi T, mos i bej vetes ate presion, do i japesh vetes kurajo dhe ne do te mundohemi te ndihmojme aq sa mundemi.. por duhet te besosh se mundesh dhe do te kesh mjaftueshem dhe pak teper :)
Jesi Jesi (13 vite më parë)
Flm per infon, do ta printoj ta kem. Uroj te kem ne te dyten se ne te paren nuk me erdhi thuajse fare, megjithese do lind me operacion dhe kam frike se nuk do kem serish.
Fitesa * (13 vite më parë)
Essa, te lumt, nje perkufizim i mire :), vetem se dua te shtoj qe ne temperature te dhomes nuk qendron me gjate se 6 ore me se shumti ne temp 18-20 grade.. :(, aty shkruan 24 ore.. me duket shume cudi, te lutem a ka mundesi te na japesh burimin e artikullit?

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?