Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Rreth ushqimit
Pershendetje nena te dashura
Sot isha ne kontroll te mjekja ime dhe konstatoi qe bebi eshte shume mire duke u zhvilluar dhe ne krahasim me javet qe kam ajo eshte nje jave me e madhe si per nga pesha ashtu edhe per nga gjatesia sesa matja standarde.
Mirepo dicka qe me shqetesoi ishte ajo se mjekja me tha ne baze te analizave qe kam bere ne trupin tim ka mungese te hekurit. Mungesa e hekurit po shkaktojka pagjaksi dhe me dha disa kasulla qe ti perdor per 30 dite dhe nuk do te kaloj ne anemi.
A mund dikush te me tregoj se cfare ushqimesh te perdor qe ta parandaloj anemine?
Me falni qe e zgjata nena
Buqe Morina (13 vite më parë)
Zana * (13 vite më parë)
Buqe neper supermarkete ka me ble leng te cvekllave nje litersh.une kam pi vetem nje liter ne shtatzani por tash mbas shtatzanise po pi rregullisht mengjes e mbremje nga nje gote.ka shume efekt dhe tani jam shume mire.edhe diqka kujdes me ushqime se mund te behesh kaps dhe shume kam pas problem.perdor arshaf te kumbullave nese veq e veren problemin.
Elinda Kryeziu (13 vite më parë)
Buqe, shum mir te ka keshillu edhe Adelina, spanaku dhe hithat jan nde ato qe te ndihmojne me pagjaksi. Mirpo fakt qe kapsullat duhet ti perdoresh sepse ne trrup tash keni 2 qarkullime te gjakut dhe fakt qe me zor arrin masen e duhur te hekurit. Gjithashtu edhe tableta te vitaminit B12 me acid folik e rrisin hekurin ne gjak. Perdori kapsullat sepse jan te mira dhe fiton hekur.
Adelina Rexhaj (13 vite më parë)
ani pra ha mish e neji vetit gatisa ske kalu hala ne pagjaksi , per hekur jan mishi edhe spanaku, te pakten qeshtu mu me ka kshillu, aman tash un jam shum pagjaksi sa spom ban kurgja si me hanger si mos me hanger.te pershendes.
Buqe Morina (13 vite më parë)
Adelina une akoma nuk kam kalu ne pagjaksi vetem se kam pak munges hekuri dhe me keto kapsullat mjekja me tha qe e fiton hekurin e nevojshem dhe tha qe eshte normale kjo ne shtatzani mirepo une kam frik mos kaloj plotesisht ne anemi po tani duhet te filloj te ha mish sepse si kam mbet shtatzan e kendej mish vici nuk kam futur ne goje perveq te pules dhe te peshkut
Adelina Rexhaj (13 vite më parë)
pershendetje buqe edhe un jam shum pagjaksi edhe kapsulla kam pi mjekja ketu ku jetoj un me ka then me hanger mish sa ma shum aman mu kan i viqit ose i puranit ,jo te pules, tjeter spanak , perime te ndryshme, edhe un kam munges te hekurit valla boll kum hanger po sen sma ka lan hala qashtu jam e sarillaft , neji sa ma shum gati me ushqim ishalla na kalon.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?