Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Përvoja e juaj në shtatzëni

Pershendetje nena. Jam shtatzene per here te pare, e kam kaluar terminin qe nje jave para terminit as s`jam frigu nga lindja, as asgje s`me ka shqetesuar, po tani jam shume ne stres pse spo ndodh lindja akoma edhe pse po kontrollohem te mjeku nonstop dhe thote duhet me prit akoma. A ju ka ndodh ndonjeres prej juve qe te kaloni terminin kaq shume? Edhe nga koha e terminit vetem enderra shoh me bebe, s`mundem te bej gjume te qete, a keni kaluar ju ne kete situate? Ju faliminderit shume, pres pergjigje nga pervoja juaj.

Moki (15 vite më parë)
Moki (15 vite më parë)
Ju faleminderit shuuuuuume. Shpresoj qe te jete mire cdo gje edhe tek une. Tash u ben 8 dite dhe akoma asgje as dhimbje as kurgje, kontrolla po kam cdo dy dite. Mimoza do e provoje kete metoden si ti ndoshta me ndihmon edhe mu. Edhe njehere faleminderit te gjithave, se me kane qetesu fjalet e juaja shuuuume, mpuq per te gjitha.
Mimoza (15 vite më parë)
Pershendetje Moki. Edhe une e kam kaluar terminin e lindjes 13 dite. Kur shkova heren e fundit ne kontroll mjekja me tha qe po se edhe sot nuk te vijne dhimt neser do te dergoj ne spital. Aty filluan friget me te medhaja qe i kisha ndonjeherr. Pas vizites te mjeku jam drejtuar per ne shtepi dhe vendosa qe te mbushi kaden me ujr te nxehtr dhe te hy. Mirepo uji ishte aq teper i nxehte sa qe as trupi nuk e duronte. Kam qendruar aty 30 minuta. Pasi qe kam dale prej ujit kam shkuar ne shtrat shume e lodhur dhe e rraskapitur. Vetem sa jam shtrire, uji me pelciti dhe burri me dergoi ne spital. Per 2 ore e gjysme e gjeta djalin shendosh e mire. Vepro keshtu, ndoshta te ndihmon dicka sepse per mua ishte shume e lehte edhe lindja edhe gjithcka. E sa per frike mos u frikeso se nuk eshte qa rend. Edhe per mua ka qene lindja e pare mirepo une djalin e kam lind, sa hap e mbylle syte. Te deshiroj nje lindje te lehte. Suksese.
Elona (15 vite më parë)
Pershendetje Moki. Une kam lindur para dy muajve, poashtu sikurse ti edhe une pata kaluar terminin 6 dite, cdo te dyten dite kam pasur kontrollat, diten e fundit kur isha ne kontrolle ne CTG me dolen dhimbjet (kontraksionet) e medha dhe gjinekologu i cili percjellte shtatzanine time me udhezoj qe te nesermen ne mengjes te shkoj ne spital per te lind. Ate dite por ne mbremje pata dhimbjet vete dhe kam lindur per 3 ore gjithsejt, nuk ishte e veshtire sa thone, mos u frikeso aspak, bebi vjen atehere kur ka kohen, edhe une kam pa shume endrra me bebe kohes se fundit por kjo sigurisht eshte sepse je e shqetesuar. Te uroj lindje te lehteeee dhe bebe te shendoshe e te bukur. Gjithe te mirat.
Moki (15 vite më parë)
Yllka shume faleminderit, dhashte zot ta kaloj edhe une ashtu si ti, e te lindi nje femije te shendetshem. Gjithe te mirat per ty dhe femijen tuaj.
Yllka (15 vite më parë)
Te prershendes Moki! Une e kam kalu termini dhe shkojsha ne kontrolle cdo dite mbas 10 dite mjeku me tha me shku ne spital ma kane dhene nje hap me kane ardh dhimt edhe kam lind shume shpejte. Ti qe thua po frigona ski nevoje aspak mu frigu mjeku tregon kur vjen koha ose te vijne dhimbjet vete, sa per endrra sheh se mendon vetem aty por ka me qene kaluese. Te uroj nje lindje te shpejte, lehte dhe nje bebe te shendosh dhe te bukur :)

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?