Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Barku i ngurte
Pershendetje nena!
A ju ka ndodhur qe ta keni barkun e ngurte ne javen e 24?
Ne kontrollin e rradhes qe kisha ekon morfologjike ishte cdo gje mire vetem se e kam barkun te kontraktuar, te ngurte dhe mjekja me dha magnesium dhe dicka tjeter
Ida Ida (13 vite më parë)
Ida Ida (13 vite më parë)
Shume flm per eksperiencat tuaja nena. Ekon morfologjike e bera se ishte koha per tu bere dhe jo prej kontraktimeve. Qe dje qe nisa mjekimin me magnesium dhe salbutamolin dhe kam ndejtur shtrire dhe sot sikur jam pak me mire po sikur po me leviz shume tensioni gjate dites. A ju ka ndodh dhe juve kjo?
Dina Shabani (13 vite më parë)
Ida mos u nej merak edhe un e kam pas barkun re kontraktuar nga java e 20 kam pas kontraktime aq te shpeshta sa thojsha tash dó lindi me. Mirepo jo shkova deri ne 41 jave. Mjeku ketu ku jetoj me thoshte eshte normale dhe as qe me ka bere eko morfologjike per ta pare qafen e mitres. Me ka thene to mos bej pune te renda qe bejn terhqjen e barkut. Por te gjith shtazenat nuk jan njelloj sidoqoft bej kontrolla te shpeshta.
Era Era (13 vite më parë)
ida edhe une keshtu e kisha barkun dhe kur bera ekon morfologjike bera edhe nje eko vaginale dhe kisha shkurtim te qafes se mitres. Tani kam 1 jave qe jam regjim shtrati absolut dhe perdor magnesin dhe salbutamolin 3 here ne dite. Mire eshte te besh nje eko transvaginale per te mare qafen e mitres. shpresoj te ec cdo gje mire. te pershendes.
Jesi Jesi (13 vite më parë)
jo gjate gjithe kohes jo, por me raste po, kam menduar qe nuk eshte dicka shqetesuese duke qene se nuk me rrinte gjithe kohen dhe nuk me ka rene rasti as te pyes rreth kesaj. Me shume info shpresoj te te japin nenat tjera.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?