Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Rreth mbarëvajtjes së shtatzënisë

Pershendetje. Ndonje nene e dashur qe mund te me pergjigjet dhe te me ndihmoje... jam ne javen e 6 te shtatzenise, nga llogaritja e diteve por nuk e kuptoj pse keto 2 javet e fundit kam pas cdo dite gjakderdhje te lehte.... akoma nuk kam qene tek ndonje doktor dhe nuk marre asnje lloj ilaçi te domosdoshem per beben... jam jashte Shqiperie, po çmendem fare... edhe ushqimi qe kam marre ka qene shume i varfer keto dite dhe kam rene pak ne peshe... jam tere stres... ju lutem a eshte dikush te me tregoje a ju ka ndodhur edhe juve kjo gjakderdhje e herepashereshme dhe çfare hapash kryesore keni ndjek gjate shtatzenise qe te lind nje femije sa me i shendetshem dhe i bukur? Ju flm ne mirekuptimin.

Tea (13 vite më parë)
Tea (13 vite më parë)
Yllka, Lina, Evis, ju falenderoj nga zemra per pergjigjet tuaja dhe urimet, i vleresoj jashte mase fjalet e juaja ndihmuese... ju uroj gjithe te mirat ne jete e lumturi me femijet tuaj.
Evis (13 vite më parë)
Tea, edhe une kam patur gjakderdhje ne javen e 6, mjeku me tha qe isha me rrezik deshtimi, me dha te pija utrogestan dhe patjeter rregjim shtrati, jo vetem tani por gjate gjithe shtatzenise duhet te besh kujdes, jo pesha te renda apo sforco. Po i more keto masa, besoj se cdo gje do shkoje mire. Une tani jam ne muajin e tete te shtatzenise, po sikur mos ti kisha marre keto masa, nuk besoj se do kisha arritur deri ketu. Nese je ne pune, mire eshte qe kete periudhe te marresh raport kete periudhe. Drejtohu sa me pare tek nje gjinekolog, te uroj gjithe te mirat ty dhe bebit !
Lina (13 vite më parë)
Pershendetje Tea, ku do qe te jesh menjehere drejtohu te nje gjinekolog, sepse mundesia per nje abort eshte e larte, une keshtu kam pas gjakderdhje te lehte ne javen e 6 dhe menjehere u drejtova te gjinekologu ku me rekomandoi nje pushim, disa vitamina dhe kapsula utrogest per mbajtjen e shtatzenise, ku fal Zotit sot kam femijen 4 muajsh shendoshe e mire, keshtu urgjentisht drejtohu tek mjeku. Te pershendes dhe te uroj ta cosh deri ne fund shtatzenine.
Yllka (13 vite më parë)
Tea te pershendes! Menjehere drejtohu te mjeku dhe fillo me acid folik deri javen e 12, mbas kesaj jave duhesh me vitamina tjera dhe hekur mjeku te tregon. Gjakderdhja ne shtatzeni eshte shenje aborti keshtu qe sa ma shpejte shko te mjeku. Te uroje gjitha te mirat, kjo shtatzeni te shkoje deri ne fund dhe te lindesh nje bebe te shendoshe :)

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?