Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Jashte teme
pershendetje nëna a jeni ndonjera qe studioni juridikun nese kishi mujt mem ndihmumu rreth disa pytjev qe i kam per test,ju falenderoj shum
Tina Tina (13 vite më parë)
Tina Tina (13 vite më parë)
alketa pasi qe ke kryer studimet a je tu punu dikun,edhe njeher falimnderit shume per web-at
(13 vite më parë)
Jo ne kosove.
(13 vite më parë)
Alketa a ki studju jasht apo kosov
(13 vite më parë)
ne regull faliminderit une kom über deutsche politik bundesland in deutschland
(13 vite më parë)
Lina, une kam studju shkenca politike dhe administrim publik (Politikwissenschaft und öffentliche Verwaltung). nese mendon se mund te te ndihmoje dic ne lidhje me studime ose dhe literat, lirisht me kontakto :-)).
(13 vite më parë)
Alketa faliminderit shum edhe shum mka interesu me dite qka thon kushtetuta e kosoves sepse une po mesoj per politik te shtetit te huaj por nuk e di kushtetuten e kosoves e kjo eshte keq andaj pata interesin me dit do e printoj kte qka me ke shkru ti dhe do ta mesoj Faliminderit shumm edhe nje ehre
(13 vite më parë)
(13 vite më parë)
Kapitulli ii të drejtat dhe liritë themelore Neni 21 [parimet e përgjithshme] 1. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të Pacenueshme dhe janë bazë e rendit juridik të republikës së kosovës. 2. Republika e kosovës mbron dhe garanton të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të Parashikuara në këtë kushtetutë. 3. çdokush e ka për detyrë t’i respektojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të tjerëve. 4. Të drejtat dhe liritë themelore të parashikuara në kushtetutë, vlejnë edhe për personat Juridikë, për aq sa janë të zbatueshme. Neni 22 [zbatimi i drejtpërdrejtë i marrëveshjeve dhe instrumenteve Ndërkombëtare] Të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare në Vijim, garantohen me këtë kushtetutë, zbatohen drejtpërdrejtë në republikën e kosovës dhe Kanë prioritet, në rast konflikti, ndaj dispozitave e ligjeve dhe akteve të tjera të institucioneve Publike: (1) deklarata universale për të drejtat e njeriut; (2) konventa evropiane për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut Dhe protokollet e saj; (3) konventa ndërkombëtare për të drejtat civile e politike dhe protokollet e saj; (4) konventa kornizë e këshillit të evropës për mbrojtjen e pakicave kombëtare; (5) konventa për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor; (6) konventa për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj gruas; (7) konventa për të drejtat e fëmijës; (8) konventa kundër torturës dhe trajtimeve e ndëshkimeve të tjera mizore, Jonjerëzore dhe poshtëruese.
(13 vite më parë)
Pyetja e pare rreth nenit nje ne kushtetute e rks-se. Kapitulli i dispozitat themelore Neni 1 [përkufizimi i shtetit] 1. Republika e kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm. 2. Republika e kosovës është shtet i shtetasve të vet. Republika e kosovës ushtron autoritetin e Saj bazuar në respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve të vet dhe të gjithë individëve Brenda kufijve të saj. 3. Republika e kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë Shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti.
(13 vite më parë)
Nje pyetje per juve qe po studjoni juridkun ne Kosov thjesht jom kureshtare me dite qka thot neni 1 i kushtetutes se kosoves edhe a ka mundsi me ma jep nje spjegim te vogel rreth drejtave te njeriut ne kosov. Jom veq kureshtare me dite pom intereson sepse i kom pyt do do qe kan studju juridik me kan thon ajihhhh kto pytje vititi pare je ka mi bon
(13 vite më parë)
18 .Qka thote deklarata universale për të drejtat e njeriut lidhur me ndalimin e tortures? Askush nuk duhet t\'i nënshtrohet torturës, a trajtimeve ose d?nimeve të tjera mizore, çnjer?zore ose posht?ruese.
(13 vite më parë)
9. Qfarë e drejte ësht e drejta e mendimit,ndergjegjes dhe fesë? E drejte e dinjitetit te qenies njerezore. 10.Neni 38,liria e besimit,ndergjegjes dhe fesë i kushtetutes së republikes se kosovës thotë? Neni 38 [Liria e Besimit, e Ndërgjegjes dhe e Fesë] 1. Liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë, është e garantuar. 2. Liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë ngërthen të drejtën për të pranuar dhe për të manifestuar fenë, të drejtën për të shfaqur bindjet personale dhe të drejtën për të pranuar ose refuzuar për të qenë anëtarë i një bashkësie ose grupi fetar. 3. Askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet, në kundërshtim me ndërgjegjen e vet, që të marrë pjesë në praktikimin e fesë si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij/saj. 4. Liria e manifestimit të fesë, e besimit dhe e ndërgjegjes mund të kufizohet me ligj, nëse një gjë e tillë është e domosdoshme për mbrojtjen e sigurisë dhe rendit publik, të shëndetit, ose të të drejtave të personave të tjerë.
(13 vite më parë)
1. Me cilat dokumente ndërkombtare mbrohet e drejta per liri dhe siguri te personit? a. Deklaraten Universale te te drejtave te njeriut b. Konventa e te drejtave te femijes c. Konventa europiane per te drejtat e njeriut 2.Në qfarë rrethanash policia ne nje shoqri demokratike mund te arrestoje dikë? Ne rastet kur kryehen vepra penale me ose pa dashje, me apo pa vetedije. Secili shtet demokratik zbaton ligjin mbi kodin penal. (nese don info me shume hulumto ne kode penale te shoqerive demokratike). 2. Cila eshte njera nga arsyet e domosdoshme per arrestim? Kryerja e veprave penale. 3. A ka te drejtë shteti te kufizoj të drejtën e liris ne tubime paqesore dhe shoqërizim? Jo, vetem ne raste lufte ose rreziku ku mund te kanoset jeta e qytetarit/pjesemarresit. 5.Cilat jan përgjegjsit e policis në lidhje me të drejtën e liris ne tubime paqesore dhe shoqërizim? Mbrojten e interest të sigurisë kombëtare ose sigurisë publike, mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, ruajtjen e shëndetit ose moralit dhe te tjera qe parashikohen me ligjin e vendit. 6. Sa lloje te protestave/tubimeve/kemi? Sipas ligjit mbi tubimet publike ne Republikes e Kosoves, kemi keto lloje: a. tubimet; b. manifestimet; c. parakalimet; d. protesta; e. kremtime publike; f. përkujtime të qeta; g. manifestime dhe organizime të natyrave të ngjashme në të cilat pjesëmarrësit shprehin lirisht dhe në mënyrë paqësore pikëpamjet e tyre për çështjet që u interesojnë; h. demonstrata. i. Tubimet publike konsiderohen edhe ato të shfaqjeve kulturore, humanitare, sportive, fetare, the argëtuese
(13 vite më parë)
Tina tina, 6 pyetjeve ju pergjigja. Ne rast se i ke pergjigjet per ndoje pyetje qe e ke parashtur me trego qe te mos kaloje kohen edhe une te bejme une te dyfishte.
Tina Tina (13 vite më parë)
Lina qfar testi ki ti,boll vshtir i kom pytjet shum tperzime mandej nuk jan te cekura se a kerkon ktu nene prej kushtetutes ton apo neneve tjera te huaja
(13 vite më parë)
tina kuku qka jon kto pytje kshtu qe sa i lexova ama besom qe boll veshtir e pasket te ndihmoft zoti loqk hin hulumto ne net edhe gjen e une te jepi kshilla ty e vet si kapi librat me dorr e testin e kom 27.09
(13 vite më parë)
http://www.gazetazyrtare.com/e-gov/index.php?option=com_content&task=view&id=336&Itemid=28&lang=sq ligjmi mbi tubimet publike
Tina Tina (13 vite më parë)
Te falenderoj shumee,po arsim bajrami na ligjeron
(13 vite më parë)
Me fal por nuk po kam kohe seciles me ju pergjigj, paska pytje shume. ne linqet qe ti dergova besoje qe do i gjesh pergjigjet.
(13 vite më parë)
Karta mbi te drejtat e ndejirut linku, shqip: http://www.Ohchr.Org/en/udhr/documents/udhr_translations/aln.Pdf
(13 vite më parë)
a jane keto pyetje nga e drejta kustetuese tina apo??? sepse shume po lidhen me te. a po ua ligjeron arsim bajrami?? Nese po ai e ka librin dhe mund te gjesh ne te 90% te ketyre pytjeve si dhe ne kushtetuten e kosoves si dhe ligjet mbi policine e kosoves. linku per kushtetuten http://www.kryeministri-ks.net/repository/docs/Kushtetuta.e.Republikes.se.Kosoves.pdf e ke ketu. sa i perkete te drejtave me karte nderkombetare do munohem te te gjej linkun e saj.
Nora Aliu (13 vite më parë)
tung tina te gjitha keto pytje qe ke be mund ti gjes ne librin qe i perket lenda suksese do te ndihmoja amo spo kam koh
Tina Tina (13 vite më parë)
1.Me cilat dokumente ndërkombtare mbrohet e drejta per liri dhe siguri te personit? 2.Në qfarë rrethanash policia ne nje shoqri demokratike mund te arrestoje dikë? 3. Cila eshte njera nga arsyet e domosdoshme per arrestim? 4.A ka te drejtë shteti te kufizoj të drejtën e liris ne tubime paqesore dhe shoqërizim? 5.Cilat jan përgjegjsit e policis në lidhje me të drejtën e liris ne tubime paqesore dhe shoqërizim? 6. Sa lloje te protestave/tubimeve/kemi? 7.Cilin lloj te demostratave e karakterizon dhuna serioze? 8. Në cilin lloj te demostratave policia duhet ta perdor forcën absulutishtë të domosdoshme? 9. Qfarë e drejte ësht e drejta e mendimit,ndergjegjes dhe fesë? 10.Neni 38,liria e besimit,ndergjegjes dhe fesë i kushtetutes së republikes se kosovës thotë?
Tina Tina (13 vite më parë)
Falimnderit shum ja pytjet .Me cilat dokumente ndërkombtare mbrohet e drejta per liri dhe siguri te personit? Në qfarë rrethanash policia ne nje shoqri demokratike mund te arrestoje dikë? Cila eshte njera nga arsyet e domosdoshme per arrestim? A ka te drejtë shteti te kufizoj të drejtën e liris ne tubime paqesore dhe shoqërizim? Cilat jan përgjegjsit e policis në lidhje me të drejtën e liris ne tubime paqesore dhe shoqërizi Sa lloje te protestave/tubimeve/kemi? Cilin lloj te demostratave e karakterizon dhuna serioze? Në cilin lloj te demostratave policia duhet ta perdor forcën absulutishtë të domosdoshme? Qfarë e drejte ësht e drejta e mendimit,ndergjegjes dhe fesë? Neni 38,liria e besimit,ndergjegjes dhe fesë i kushtetutes së republikes se kosovës thotë? Në cilat nga rastet e mëposhtme mund te kufizohet liria e mendimit,e ndergjegjës,dhe fesë? Qfarë e drejte është liria e lëvizjes? A mund te kufizohet e drejta e lirisë së lëvizjes? 45.E drejta për jetë është e drejtë? 46.Qfar dokumente e mbrojn te drejten për jetë? 47.Qka do të thote shprehja \'\'privimi arbitrat nga jeta\'\'? 48.Cilat jan kriteret per perdorimin e forces? 49.Qka thote deklarata universale për të drejtat e njeriut lidhur me ndalimin e tortures? 50.Sipas keshillit evropian per te drejtat e njeriut tortura është? 51.Cilat jane dy elementet kryesore te tortures sipas konventes evropiane mbi drejtat e njeriut? 52.Te veprat penale kundër jetës dhe trupit tortura gjithëher është? 53.Cilat jan te drejtat e dyshimit gjate marrjes ne pyetje? 54.Cilat jane elementet e nje gjykimi te drejtë?
(13 vite më parë)
Tina, une kam drejtim shkenca politike dhe nje pjese te lendeve i kam pas te juridikut. tregoje pytjet noshta mundem met ndihmu :-)).

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?