Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Cfare ushqimi te perdori gjate gjidhenjes?

Cka duhet me hanger dhe qka nuk duhet kurr e ke femijn ne gji apelsin pertakallat edi qe nuk ban se ishkakton bebes kramp gerq ne bark dhe tjerat me ndihmoni nese ikeni lexu dikund

Leona Lona (13 vite më parë)
Leona Lona (13 vite më parë)
flmmm shummm fitesa qe ke gjet koh te me pergjigjesh nje dit te mbar
Fitesa * (13 vite më parë)
Loonaa,, Ketu kam nje artikull qe e kam perkthyer per nevoja te nenave tek www.bebaime.com te lutem lexoje me kujdes: Dieta gjatë gjidhënies Ju nuk keni nevojë për ndonjë dietë të veçantë gjatë kohës kur ushqeni me gji për të siguruar vlerat e duhura ushqyese të qumështit të gjirit, por ju keni nevojë për të ngrënë një dietë të ekuilibruar dhe të shtoni 500 kalori në dietën tuaj të përditshme. Pavarësisht a e bëni ju prioritet të yshqyerit tuaj, trupi juaj do të vazhdojë ta ketë primare prodhimin e qumështit. Nevojat e fëmijës suaj do të jenë të kënaqshme para nevojave tua. Në fakt, fëmija juaj, i cili peshon vetëm pak kg, përmes gjidhënjes do të merr 1.000 kalori në ditë. Kjo ju shpjegon humbjen e peshës suaj gjatë gjidhënjes. Dieta më e mirë për nënat me gjidhënje është ngrënja sa më shumë të ushqimit në vazhdim: - Kungull, fasule jeshile, avokado, leblebia, artichoke, spinaq, mollë, kumbulla, pjeshkë, gjeldeti, oriz, thjerrëza, fara luledielli Ushqime për të shmangur gjatë gjidhënjes - Peshkaqenë, Peshk-shpatë, peshk mbreti skumbri (Këto kanë një përmbajtje të lartë të merkurit) - Tuna (Jo më shumë se një copë ose dy kanaçe 170g në javë) - Kafe (duhet kufizuar në më së shumti dy gota në ditë) lexoni më shumë për kofeinën gjatë gjidhënjes - Përdorimi i ëmbëlsuesve artificial si sakarinë (sucralose është i sigurt) - Qëndroni larg ushqimeve të përpunuara, ato përmbajnë shumë aditivë Vitamina Shtesë & lëndët ushqyesë që nevoiten për dietën gjatë gjidhënjes: - Kalcium: Minimum 1.000 mg është e nevojshme të mirret gjatë ditës. Ushqime që përmbajnë kalcium: kos, qumësht, djathra, salmon, farat e susamit, bajame, lajthi, tofu dhe lakra jeshile. Ju duhet t’I konsumoni nga 4 herë këto brenda ditës. Për foshnjat me intolerancë qumështi (bylmeti) si shtesë kalciumi mund të merr acid laktik kalciumi i cili nuk përmban proteina qumështi - Acidi folik: Gjetur në asparagus, lakër, misër, leblebia, spinaq dhe lëng portokalli. - Zink: Ju nevojitet nga 20 mg çdo ditë. Ushqime që ju mund të hani dhe që ju ndihmojnë të moss merrni vitamina shtesë: vezë, mish, tërshërë, kikirikë dhe karkalecë deti. - DHA & AA: Këto janë dy yndyrna shumë të rëndësishme që nevojiten për zhvillimin e trurit të foshnjës. Ushqime që përmbajnë këto yndyrna janë: arra, perimet jeshile, vaj luledielli dhe peshk yndyror si harengë, sardelet. - Choline (gjendet në B – complex vitamina): gjithashtu nevojitet për zhvillimin e trurit të foshnjës. Ushqime të pasura në choline janë: Vezët dhe mishi i viçit. - Mos harroni të shtoni një multivitamin në dietën tuaj gjidhënëse sigurohuni se ai përmban hekur. Hani ushqime që përmbajnë hekur çdo ditë. Mishi i kuq është burim i mirë. Për ushqimet pa mish, por me hekur, mund të konsumoni drithëra për mëngjes ose perime të gjelbra, I shtoni edhe disa vitaminë C sic mund të jetë një gotë me lëng portokalli së bashku me ushqimin për të rritur absorbimin e hekurit. Mjekim bimor që është e sigurt gjatë ushqyerjes me gji - Vitamina D: Ushqime që përmbajnë vitaminë D për të shtuar në dietën tuaj të qumështit të gjirit: peshk me vaj, margarinë dhe produktet e bulmetit. lexoni më shumë vitaminë D dhe ushqyerjes me gji Gjërat që mund të irritojë fëmijën përmes qumështit të gjirit tuaj-(intolerancës ushqimore): Çdo fëmijë reagon ndryshe ndaj ushqimeve që nëna konsumon. Nëse fëmija juaj është i shqetësuar veçanërisht një ditë, duhet të kujtoheni se çfarë keni ngrënë në njëzet e katër orët e fundit. Në qoftë se një ushqim ju duket I dyshimt, hiqni atë nga menyja juaj për disa ditë. Në qoftë se fëmiu juaj nuk ankohet pas një ushqimi që keni ngrënë disa ditë, atëherë mund ta vazhdoni.. Por në qoftë se keni dyshime, atëherë këtu është një listë me ushqimet që mund të shkaktojnë problem te fëmiu: - Bulmet: Një alergjen potencial. - Të bardhët e vezës - Gruri - Brokoli, lulelakër, lakër. Qepa dhe lakëra shkaktojn gazara ndonjëherë. - Kafe, çaj dhe çokollatë.. përmbajnë kafeinë - Ilaçet e ndryshme të cilat kanë të përshkruar ndalesën e konsumit gjatë gjidhënjes Këshilla për ushqyerje me rregull: - Përpiquni të konsumoni të paktën tre racione në ditë me yndyrë jo shumë të lartë. Mund të konsumoni vajra vegjetale, gjalpë ose majonezë. Hani kryesisht vaj ulliri. - Pini së paku 2L ujë çdo ditë. - Qëndro larg nga duhani. Nikotina kalon direkt përmes qumështit të gjirit për foshnje. Nëse ju nuk mund ta bëni këtë, atëherë të paktën sigurohuni që një orë së paku të ketë ndërmjet deri në ushqyerjen e radhës. - Qëndro larg nga alkooli, ajo mund të vonojë rritjen e foshnjës dhe shumë e shumë problem tjera që akoma nuk janë identifikuar. - Qëndro larg nga çdo bar që nuk janë të përshkruara nga mjeku juaj, sidomos laxative, qetesues, antidepressant, etj.. - Mundohuni të qëndroni larg nga ushqime me sheqer të tepërt apo të kripur.
Minavere Sadiku Krasniqi (13 vite më parë)
[ADMIN] [Komenti është larguar për shkak te përmbajtjes jo adekuate]
(13 vite më parë)
[ADMIN] [Komenti është larguar për shkak te përmbajtjes jo adekuate]
Rajana...... Thesari Im (13 vite më parë)
prsh lona perveq ketyre qe ke cek nuk duhet te hash djeges,, lakra,brumna,fasule,lengje te gazuara ,,,, pi me shume uje,ice tea,qumesht,jogurta,etj.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?