Cfare dokumentesh nevojiten per te marre pasaporten per bebin?
Pershendetje nena, une jam nena e Violes nga Prishtina, deshta te ju pyes ne lidhje me dokumentat qe nevojiten per ti bere Violes pasaporten, cilat jane hapat qe duhet ti nderrmarre dhe per sa kohe mund ti behet gati, ku te drejtohem? Ju flm shume nese me ndihmoni, se ndoshta ndonjera prej jush i keni kalu keto, se nuk jam ne dijeni si duhet te veproj?
Aplikova para dy ditesh...ekstraktin e lindjes se femiut dy kopje,leternjoftimin e dy prinderve dy kopje. E merr ne sportel fletpagesen e pagun ne bank dhe apliko. Per 10 kryhet. Ndertesa e re perball osce.
(13 vite më parë)
epo se e ceka une qe kane ndryshu. une para 3 mujve ja mora djalit pasaporten e di qe eshte dashur ekstrakti tani qe po leshohet. Un ja bera dy autorizime burrit tek noteri se skisha mundesi te vrapoje pas dokumentacionit dhe ai pastaj u mor me to.
Viola shumicen i ka permend Alketa nga udhezimi qe e ka marr ne web, mirepo tani qe jane futur shenimet ne sistemin e ri nuk kish nevoje per Certifikaten e Shtetesise, certifikaten e vendbanimit. Ato te tjerat po, duhet gjithsesi. Kur shkon aty, duhet te jeni dy prinderit prezent, te merrni shenimet per te bere pagesat.. shkoni i boni pagesen dhe me qat fletpagese e vazhdoni proceduren qe eshte fotografimi i femiut dhe plotesimi i shenimeve tjera si: gjatesia, kg, ngjyra e syve etj.
(13 vite më parë)
kete udhezim e mora ne webin e ministrise se pueve te brendshme. Marrjae pasaportave ne pr behet ne zyren e kesaj ministrie qe e kane prane 92-it aty dikun jane te vendosun, sakt se di se ku eshte. Tani me sa di ne vend te qertifikatave te lindjes,leshohen ekstraktet. pasaporten mund ta marresh ne pr vetem nese je banor i pr i lajmeruar tani per tani. Lajmerimin e bene ne komune, te leshojne nje ekstrakt te vendbanimit, pa te smund te marresh pasaporten. pasaporta behet brenda javes qe aplikon.
Aplikimi për paisje me pasaportë për personat (fëmijët) nën moshën 16
vjeçare
Aplikuesi (fëmija) duhet të jetë prezent në QKRC i shoqëruar nga të dy
pridërit dhe duhet të ofrojë dokumentet si në vijim:
- çertifikatën e lindjës
- çertifikatën e shtetësisë
- çertifikatën e vendbanimit
- dëshmitë për identitetin e prindërve (letërnjoftim, pasaportë ose
patentë-shoferi)
- dëshminë e pagesës
?Nëse njëri prind mungon duhet prezantuar autorizimin original të vulosur
nga noteri
?Nëse njëri prind është i vdekur fëmija shoqërohet nga prindi tjetër duke
paraqitur çertifikatën e vdekjes ?Nëse prindërit janë të ndarë, duhet prezentuar vendimin e gjykatës për
përkujdesje të fëmijës
?Fëmija nën kujdestari duhet të shoqërohet nga kujdestari ( tutori )
?Nëse pasaporta paraprake eshte e humbur duhet të ofrojë edhe raportin
policor original për pasaportën e humbur jo më te vjetër se 3 muaj;
?Nëse pasaporta paraprake është e dëmtuar duhet të ofrojë edhe pasaportën
e dëmtuar
?Për ndërrimin e të dhënave ( ndërrimin e emrit, mbiemrit etj) duhet te
ofrojë vendimin për ndërrimin e të dhënave si dhe pasaportën ekzistuese.
Tërheqja e pasaportës bëhet personalisht nga aplikuesi i shoqëruar nga
njëri prind ose vetem nga prindi duke prezentuar letërnjoftimin e tij / saj dhe
çertifikatën e lindjes së femijës.
Pershendetje nena, une jam nena e Violes nga Prishtina, deshta te ju pyes ne lidhje me dokumentat qe nevojiten per ti bere Violes pasaporten, cilat jane hapat qe duhet ti nderrmarre dhe per sa kohe mund ti behet gati, ku te drejtohem? Ju flm shume nese me ndihmoni, se ndoshta ndonjera prej jush i keni kalu keto, se nuk jam ne dijeni si duhet te veproj?