Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Rreth depresionit
Prsh mike uroj te jeni mire,, po me intereson me dit cilat jan shenjat apo xhestet qe Ben nje njeri me depresion?
Manjola M (13 vite më parë)
Manjola M (13 vite më parë)
Flm lena
A. U (13 vite më parë)
Manjola, tash i lexova edhe komentet tjera, pasi qe personi eshte dhunuar ne burg, dhe nuk po e ze gjumi atehere keto simtoma qe po i pershkruan ti me shume perngjajne ne stres postraumatik, eshte nje crregullim qe me se shumti ndodh ne keso raste
A. U (13 vite më parë)
Manjola, pikellimi, keqardhja i takojnë reaksionit normal emocional. Megjithatë kur shkaku i pikëllimit të thellë është jo real, i pakuptueshëm, i palogjikshëm, atëherë kemi të bëjmë me situatë të sëmurë, kemi të bëjmë me depresionin si sëmundje. Kjo sëmundje ndiqet me humor jo të mirë, mendime të errëta, e lidhur me gjendje frike, shqetësime të brendshme, pengesa në të menduarit dhe në gjumë, çrregullime të instiktit te vetëpërmbajtjes, e deri në mendime dhe veprime vetëvrasëse. Simptomat e personit depresiv jane Trishtim përgjatë ditës, pothuaj çdo ditë. Ndjesi boshllëku dhe humbje shprese. Të ndierit i stresuar, nervoz. Vështirësi për t’u përqendruar dhe për të marrë vendime. Ndjesi e tepruar e vetëfajësimit. Irritueshmeri. Të ndjerit keq shpirtërisht në shumicën e kohës Mërzi, ndjenjë urrejtje, e tensionuar Ndjenjë e të qënurit e pavlerë dhe e padobishme Mungesë të vetësigurisë E angazhuar me mendime negative / pesimiste . E fajsojnë vetëvetën dhe ndjehet fajtore pa arsye reale Jashtëzakonisht e zemëruar Ka humb interesimin për marrëdhënie seksuale Ka humb interesimin për aktivitetet normale të përditshme Eshtë vetëizoluar Lodhje ose mungesë energjie Të fjeturit e pakët. Ndryshime në oreks, humbje peshe. Dhimbje në pjesë të ndryshme të trupt. Probleme me tretjen e ushqimeve. Marrje mendësh. Vetëvrasja është një mundësi reale në rastet e depresionit.
Manjola M (13 vite më parë)
Po valla keq por spo nigjon,, edhe un u thash ka kalu ne depresion se kot si ban kto xheste
******* Shqipjaa ******* ** (13 vite më parë)
auu loqk kjo kuka arsyeja duhet patjeter me shku tek mjeku....te psikologu ,,ashtu mendoi une ishalla ikalonn se shum keq pomvikaa
Manjola M (13 vite më parë)
Shqipe kushtet nuk I ka te kqia,, por ma par ka ken ne burg te serbis edhe aty ka pas nje fatkeqsi e kan perdhunu ,, sic asht fjetun naten zgjohet duke qa del jasht pastaj Hyn brenda dhe flen prap,, I kan then qe duhesh me marr hapa por nuk nigjon jam Mir thot,, por familja e tij po vuajne kur e shofin ashtu
(13 vite më parë)
Ahhh manjola ateher ka nevoj per mbeshtetje per fjal te mira ai person qe esht ne kete gjendje, dhe padyshim edhe per mjek, i cili i ndihmon me barna per qetsim, esht shum e veshtir ..
******* Shqipjaa ******* ** (13 vite më parë)
ndoshta ka shumm gajle moj manjola per ate qohet e del jasht qfar kushte ka aj njerii aimungon naj kush apo mos ika ndodh naj sen ?mundehs me pershkru ma shumm
Manjola M (13 vite më parë)
Jo po mendoj kshu ne pergjithsi genta dhe abesa,, sepse gjat shtatzanis kam pas edhe un por ajo asht normale se shumica pothujse e kalojne,, por jam duke pyt per nje njeri te familjes,, ai edhe po qan por edhe po cohet naten e del jashte
*anika* *2* (13 vite më parë)
Varet prej shkalles se depresionit,siq paska thon gentiana qajn kot,asnje gje sju duket interesant,jetojn e thojn nuk po e njoh veten ju ndryshon disponimi ne second sa jan te qeshur pastaj nervo ohen qajn etj
(13 vite më parë)
Manjola po mendon mbas lindjes apo kshtu ne pergjithsi, ne te dy rastet jan lotet qe qajn kot nuk din as vet se pse qajn disa persona

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?