Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Jam shume keq nga rezultati i keq i spermogrames!

Oj nena jom merzit shum se burrit i ka dal spermograma keq 80% i kan dal tepalevizshme edhe i kish jap terapi burrit profertil me perdor 3 muj e mbaas 3 muaj i ka thon operacion posht mu bo a ka pas burri i juaj ksi rasti e a keni pas sukses ne shtatzeni se shum jjam bo merak shum u merzita :( , se mu doktorresha ime me tha se mbas ksaj terapie mbesin shtatzen shumica e un abortin qe e kam pas ktu koka kon problemi te sperma e burrit :(

Sumeja ^_^ (13 vite më parë)
mizi (13 vite më parë)
pershendetje Sumeja,te kisha kshillu burri juaj me bo ni kontroll te urologu me kqyr mos ka varikocele qe zakonisht gjindet anen e majt ajo ndikon shume ne zvoglimin e levizshmeris dhe prishjen e cilsis se spermes operacioni eshte shume i leht 15 min se nese ka varikocele me barna nuk sherohet vetem me operim ..qdo te mire te deshiroj suksese !!!
(13 vite më parë)
Mjalte, vaj Ulliri,qokollatat, Dhe vaji i fares se zeze Nigell Sativa per nje jave e merr veten nese perdor dhe arra, bajame etj .. Shkencëtarët sot kanë zbuluar se kokrra e zezë nigella Sativa është shumë e pasur me selen. Mënyra e të ushqyerit tonë dhe e europianëve është e varfër me selen kurse mungesa e tij shkakton probleme shëndetësore. Seleni jo vetëm që është një mineral antioksidativ por luan rol të vecantë në rregullimin e tajtijes së hormonit mashkullor [testosteronit] dhe në krijimin e spermatozoidëve.
(13 vite më parë)
Sumeja prsh, un per vete skam pas naj problem te till, por nej gje nuk e kuptoj nese burri jot dot kishte problem ti skishe mundur asnjeher me mbet shtatzan, por ti ke mbet njeher, dhe ke abortu, provone serish, edhe keshilloni me disa mjek jo vetem me nje, se disa pot marrin ne qaff, inshallah ke shtatzani te shpejt e dashur
MIIMII (13 vite më parë)
une jam e martuar me 7 vite fimje nuk kam, kam pas 2 aborte,dhe skom lon vend pa shku edhe ne kosove edhe ne shkup, mu kan than mire nje operim e kom bo ne shkup,po problemi im eshte si i yti burri i ka 85%spermatozoidet e dobeta operacion si ka thon mu bo ka perdor profertil ka perdor proxeed bioarginine te gjitha po ska pas sukses,ne maj kam pas abortin edhe tash eshte kontrollu te mjeku urolog Taner, ja ka qit do kokrra tjera dhe besoj qe eshte mire tani,tash jam duke pritur ne kete muj ishalla behet ndonje e mire,keshtu qe mos u merzit mos u be merak se do te behet mire,mjekut mos ju ik,qka te hot bene,te kisha sygjeru me shku te ky urolog sepse ishte shum i mire dhe te sqarojke shum gjera per mi kuptu..ky gjindet ne spitalin Lindja ne prishtine....Uroj qe shum shpejt te zgjidhet problemi yt dhe te keni nje femije te shendosh..Ju pershendes
Sumeja ^_^ (13 vite më parë)
Flm shum in shaa allah
Liza15 (13 vite më parë)
aha cka me bo, inshalla ka sukses me operim e harrohet mundi :(
Sumeja ^_^ (13 vite më parë)
oj liza na kemi shku hajt i thash hajt bone edhe ti spermogramen per kurreshtje edhe sdi veq palidhje po qe cka na dul ma mir qe e morrem vesh e in shaa Allah perdor terapi tash , liza burri kishte dimbje aty posht ne te djathten e bash aty pu duke mu operu edhe dicka venat pu dallojshin kuq
Liza15 (13 vite më parë)
Sumeja a ka pas burri jot naj shenj dicka a? Pse po u bojka ky operacion? Sukses ishalla e shpejt me femi :)
Sumeja ^_^ (13 vite më parë)
lla llaila ooj moter sa me gezove ndoshta paska edhe per mu shpres , tash me ka kap nje frig se mos po mbes shtatzen e po abortoj e si po kam marredhenie meniher po shkoj ne banjo :( in shaa Allah ty te shkon shtatzenia mir deri ne fund e e ben nje bebush te shendetshem e qe ka fat
Sumeja ^_^ (13 vite më parë)
flm shum alea per ndihmen po besoj qe me kupton mbasi dyjat po provojim per shtatzeni e spo vjen , oo vetem le te kryhet me sukses ky operacion po me dhimet edhe burri se shum u merzit e spo ja hapi atij ket tem fort e spo kam me kend me fol :(
Ila Ilaila (13 vite më parë)
Sumeja mos u merzit, ti shyqyr gjete shkakun e mos mbetjes shtatzane. Dhe mua keshtu me ndodhi kisha vjet nje abort spontan , dhe kur beri burrin im spermogramen doli qe ai kishte problem em levizshemerine dhe perdori 2 muaj profertil dhe nderkohe une kisha ngelur shtatzane dhe tani jam en javen e 17. Merre me qetesi , le te beje burri mjekimet e duhura dhe ishalla ju vjen bebi se shpejti. Te uroj gjithe te mirat.
Alea Morina (13 vite më parë)
Une kam problem per mosmbetje shtatezen por une i kom obligu mjeket te me kontrollojne spermogramin e burrit, amo ka dal mire.... ndersa nje gru kojshike ajo ska pas femij 12 vjet ska lan mjek pa shku si mjekesia ne kosove cdo here fajet i ka gruja jo burri, dhe qyshty kur u shku burri i vet nje operacion i lehet dhe tani ka dy femij .. keshtu qe mire qe u gjete shkaku dhe mos u ba marak skisha lan operacion pa hy me dit qe kam probleme vetem me pas sherim. Hiq mos u ba marak perkundrazi gezoju qe u gjet shkaku dhe ishalla sa me shpejt i kryeni keto procedura tejet te merzitshme dhe stesuse.
Sumeja ^_^ (13 vite më parë)
linda shum flm qe me informove e qe sa e ka kry at operacion ? a ka kalu koh e gjat qe skan femij ?
(13 vite më parë)
Sumeja burri halles e ka pas ket problem edhe e kan ba operacion aty posht ni damar a sdi shka veq e di qe thojshin asht operacion i leht sasht i ran tash mir asht po hala ska mbet shtatzan uroj sherim te shpejt e ishalla me nje bebe ne dor te prsh
Elif Gashi (13 vite më parë)
Pajtohem me alean
Sumeja ^_^ (13 vite më parë)
alea flm shum po behem merak per operacionnn in shaa Allah ka nena qe kan dijeni per ket e me tregoin se askund spo gjej ne internet rreth problemit tim
Alea Morina (13 vite më parë)
Me rendesi eshte qe u gjete shkaku per cdo gje ka sherim, keq kur nuk dihet shkaku mos u streso as ti as burri, uroj te kaperceni sa me lehet kete problem dhe te kesh suksese sa me shpejt.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?