Sapo perfundova perkthimin dhe adaptimin e nje artikulli qe besoj se do te jete ndihme per ju te cilate kaloni neper kete gje, apo edhe qe te pergaditeni kur ballafaqoheni me dicka te tille.
Po ashtu, ju lutem, informatat qe i merrni, ndani me nenat tjera qe te perfitojne sa me shume.
Mund ta shperndani edhe me email artikullin me poshte, po ashtu edhe mund t\'ia bartni gojarisht kujtdo qe deshironi dhe qe ka nevoje.
Lexim te kendshem...
Ushqyerjet/thithjet e shpeshta me qumësht gjiri
Çka janë ushqyerjet/thithjet e shpeshta me qumësht gjiri?
Ushqyerjet/thithjet e shpeshta janë të dukshme (vihen re, janë evidente, të dukshme) kur foshnja ka faza kur në vazhdimësi deri ne 3 orë apo më shumë kërkon të ushehet me qumësht. Ndonjëherë foshnjën mund ta zejë gjumi gjersa është në gji, duke refuzuar të ndalet dhe duke dëshiruar të pijë akoma edhe kur I del gjumi. Këto foshnje gjatë kësaj kohe janë kryesisht nevrike dhe të bezdisura dhe me kërkesa jashtëzakonisht të mëdha.
________________________________________
15
Keni një mbrëmje prap me ushqyerje/thithje të shpeshta?
Thithja e shpeshtë kryesisht ndodh gjatë mbrëmjeve, por mund të ndodh edhe gjatë ditës apo edhe në mes të natës. Ushqyerja e shpeshtë është shumë e zakonshme te bebet e posalindura. Ushyerja e shpeshtë mund të bëhet shumë e lodhshme (e mërzitshme); nëna dhe foshnja gjatë kësaj periudhe kryesisht bëjnë gjumin në shtratin e njejtë.
Gjatë ditës foshnja mund të ushqehet disa herë dhe të flejë në ndërkohë. Në mbrëmje prap kanë përiudhën e thithjes së vazhdueshme.
Vërejtje: Ushqyerjet/thithjet e shpeshta nuk nënkuptojnë që ju keni pak sasi të qumështit! Ushqimi shtesë me formula do ta bëjë që trupi juaj të prodhoj më pak qumësht gjiri. Vazhdimi me bindje I këtyre ushqyerjeve të shpeshta aq sa kërkon foshnja do t’a bëjë trupin tuaj të prodhoj edhe më shumë qumësht për beben tuaj.
Shkaqet e Mundshme për Ushqyerjet/thithjet e Shpeshta
15
* Rritjet e hovshme
* Refluxi Acidik – thartira
* Furnizimi me qumësht gjiri kryesisht gjatë mbrëmjeve është më i ulët dhe qumështi i mbrëmjes nuk është aq i pasur sa qumështi i mëngjesit.
* Foshnja mund të ketë nevoja të shtuara për thithje gjatë mbrëmjes.
* Gërçat po ashtu mund ta bëjnë foshnjën të kërkojë të pijë më shumë
* Nganjëherë rrjedhja e qumështit ngadalësohet gjatë mbrëmjeve.
* Ushqyerjet e shpeshta kryesisht kërkojnë afrim më të madh nga foshnja me nënën (ndoshta ngase nënë punon gjatë ditës)
Sa zgjatë faza e ushqyerjeve/thithjeve të shpeshta?
Varet edhe nga vet foshnja, por kryesisht zgjatë gjatë muajit të parë dhe kthehet herë herë gjatë fazave të hovshme të rritjes: në afër 3 muajsh, 6 muajsh, etj.
Këshilla për Nënat që kanë foshnjen me kërkesa për Ushqyerje te Shpeshta
* Dërgoje foshnjen tek pediatric për kontrollë që të sigurohesh që foshnja nuk ka problem me thartirën – refluksin.
* Përgaditu për ushqyerje/thithje të shpeshtë në qoftë se e di në cilën kohë gjatë ditës foshnja kërkon më shpesh të ushqehet/thithë…përgadit ushqim para asaj procedure.
* Ushqeje bebin gjersa e mbanë në mbajtëse afër vetes; kjo të krijon lehtësim të bësh çfarëdo tjetër gjersa foshnja ushqehet. Kjo po ashtu ndihmon në qoftë se foshnja është më nervrike, më e parehatshme.
* Bëjë diçka gjatë kohës kur foshnja ushqehet ashtu që të mos mërzitesh, lexo ndonje revistë, shiko ndonjë film apo fol në tëlefon.
* Mbështjellja e foshnjës mund ta qetësojë për gjidhënje.
* Ushqeje sipas kërkesës; Mos bëj ndonjë orar për ushqyerje sepse kjo mund ta bezdisë foshnjën tuaj dhe t’a humb rehatine më shumë.
Ushqyerja e shpeshtë e bebeve të posalindura është një gjë e përkohshme dhe të mësosh rreth saj dhe ta pranosh këtë do të jetë shumë e lehtë për ty dhe do të ndihmoj që ta shijosh dhe të kënaqesh më shumë me përvojën e gjidhënjes.
Ushqyerja e shpeshtë e foshnjeve mund të jetë edhe më e mirë për nënat që kthehen në punë, ngase ato foshnje flejnë më gjatë përgjatë natës. Nënat po ashtu mund t\'a përdorin këtë peiurdhë që të lidhen më shumë me bebin.
Fitesa Zoti te shperbleft per kete shenim shum me vend...dhe ju kisha lut te faqes mos me e hjek nga rurika pyet nenat, se ketu me shum marim info se sa tek nenat shkruajn. megjithate postoje tek muri fitesa qe te shohum te gjith
Une e kam vajzen 17 muajshe edhe prej se ka lind e deri tash,ka shume qejf me mbajt ne gji naten,jo se pin shume,por eshte mesu ashtu,sado qe han edhe pine uje,qaj,qumesht tetrapak,prap gjinin se len,eshte lodhese shume,se tere nata me shkon veq ne njerin krah,dhimbjet e shpines pastaj spo durohen,,por spo kam zemer ende me nda se prap po me dhimbset
Sapo perfundova perkthimin dhe adaptimin e nje artikulli qe besoj se do te jete ndihme per ju te cilate kaloni neper kete gje, apo edhe qe te pergaditeni kur ballafaqoheni me dicka te tille.
Po ashtu, ju lutem, informatat qe i merrni, ndani me nenat tjera qe te perfitojne sa me shume.
Mund ta shperndani edhe me email artikullin me poshte, po ashtu edhe mund t\'ia bartni gojarisht kujtdo qe deshironi dhe qe ka nevoje.
Lexim te kendshem...
Ushqyerjet/thithjet e shpeshta me qumësht gjiri
Çka janë ushqyerjet/thithjet e shpeshta me qumësht gjiri?
Ushqyerjet/thithjet e shpeshta janë të dukshme (vihen re, janë evidente, të dukshme) kur foshnja ka faza kur në vazhdimësi deri ne 3 orë apo më shumë kërkon të ushehet me qumësht. Ndonjëherë foshnjën mund ta zejë gjumi gjersa është në gji, duke refuzuar të ndalet dhe duke dëshiruar të pijë akoma edhe kur I del gjumi. Këto foshnje gjatë kësaj kohe janë kryesisht nevrike dhe të bezdisura dhe me kërkesa jashtëzakonisht të mëdha.
________________________________________
15
Keni një mbrëmje prap me ushqyerje/thithje të shpeshta?
Thithja e shpeshtë kryesisht ndodh gjatë mbrëmjeve, por mund të ndodh edhe gjatë ditës apo edhe në mes të natës. Ushqyerja e shpeshtë është shumë e zakonshme te bebet e posalindura. Ushyerja e shpeshtë mund të bëhet shumë e lodhshme (e mërzitshme); nëna dhe foshnja gjatë kësaj periudhe kryesisht bëjnë gjumin në shtratin e njejtë.
Gjatë ditës foshnja mund të ushqehet disa herë dhe të flejë në ndërkohë. Në mbrëmje prap kanë përiudhën e thithjes së vazhdueshme.
Vërejtje: Ushqyerjet/thithjet e shpeshta nuk nënkuptojnë që ju keni pak sasi të qumështit! Ushqimi shtesë me formula do ta bëjë që trupi juaj të prodhoj më pak qumësht gjiri. Vazhdimi me bindje I këtyre ushqyerjeve të shpeshta aq sa kërkon foshnja do t’a bëjë trupin tuaj të prodhoj edhe më shumë qumësht për beben tuaj.
Shkaqet e Mundshme për Ushqyerjet/thithjet e Shpeshta
15
* Rritjet e hovshme
* Refluxi Acidik – thartira
* Furnizimi me qumësht gjiri kryesisht gjatë mbrëmjeve është më i ulët dhe qumështi i mbrëmjes nuk është aq i pasur sa qumështi i mëngjesit.
* Foshnja mund të ketë nevoja të shtuara për thithje gjatë mbrëmjes.
* Gërçat po ashtu mund ta bëjnë foshnjën të kërkojë të pijë më shumë
* Nganjëherë rrjedhja e qumështit ngadalësohet gjatë mbrëmjeve.
* Ushqyerjet e shpeshta kryesisht kërkojnë afrim më të madh nga foshnja me nënën (ndoshta ngase nënë punon gjatë ditës)
Sa zgjatë faza e ushqyerjeve/thithjeve të shpeshta?
Varet edhe nga vet foshnja, por kryesisht zgjatë gjatë muajit të parë dhe kthehet herë herë gjatë fazave të hovshme të rritjes: në afër 3 muajsh, 6 muajsh, etj.
Këshilla për Nënat që kanë foshnjen me kërkesa për Ushqyerje te Shpeshta
* Dërgoje foshnjen tek pediatric për kontrollë që të sigurohesh që foshnja nuk ka problem me thartirën – refluksin.
* Përgaditu për ushqyerje/thithje të shpeshtë në qoftë se e di në cilën kohë gjatë ditës foshnja kërkon më shpesh të ushqehet/thithë…përgadit ushqim para asaj procedure.
* Ushqeje bebin gjersa e mbanë në mbajtëse afër vetes; kjo të krijon lehtësim të bësh çfarëdo tjetër gjersa foshnja ushqehet. Kjo po ashtu ndihmon në qoftë se foshnja është më nervrike, më e parehatshme.
* Bëjë diçka gjatë kohës kur foshnja ushqehet ashtu që të mos mërzitesh, lexo ndonje revistë, shiko ndonjë film apo fol në tëlefon.
* Mbështjellja e foshnjës mund ta qetësojë për gjidhënje.
* Ushqeje sipas kërkesës; Mos bëj ndonjë orar për ushqyerje sepse kjo mund ta bezdisë foshnjën tuaj dhe t’a humb rehatine më shumë.
Ushqyerja e shpeshtë e bebeve të posalindura është një gjë e përkohshme dhe të mësosh rreth saj dhe ta pranosh këtë do të jetë shumë e lehtë për ty dhe do të ndihmoj që ta shijosh dhe të kënaqesh më shumë me përvojën e gjidhënjes.
Ushqyerja e shpeshtë e foshnjeve mund të jetë edhe më e mirë për nënat që kthehen në punë, ngase ato foshnje flejnë më gjatë përgjatë natës. Nënat po ashtu mund t\'a përdorin këtë peiurdhë që të lidhen më shumë me bebin.
*****************************