Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

nga eksperienca flas : mos pini duhan !!!!!!!!!!!!!!!
po filloj nga eksperienca ime, po ju tregoj rastin tim ,ju lutem mos me gjykoni se i di gabimet e mija : ...une gjithmone kam pi duhan,prinderit e mi gjithashtu , nena ime ka pi duhan ne 4 femijet dhe te gjithe kemi lind nga 4 kg perafersisht ,dhe une njejte vashdova ,,, e dija pasojat por i neglizhoja ,,,mos te ekzagjeroj se skam pi njejt si para dhe gjate shtatzanise ,por prap se prap pija ,ne menyre te reduktuar por pija 5 cig ne dite psh , deri para disa ditesh kur mjeket me thane qe e kam placenten e pjekur me shume se qe duhet shkalla e 2 (jam ne javen e 34) dhe rrezikoj lindje te parakohshme ,shkaku : cigarja ...me besoni se kam qajt tere naten ,sepse ky femi ,kjo vajze qe kam ne bark eshte gjeja qe e kam prit gjithe jeten , se besoj qe perpak e humba ,dhe prap rrezikoj ta humbas ... ju nena qe veproni njejte,ndaluni sa eshte heret ,jo te pini duhan po as mos rrini ne tym duhani ... shkrova shume e u bera bajat ,por shpresoj qe te kem ndihmuar diqka me pervojen time
(13 vite më parë)
(13 vite më parë)
[ADMIN] [Komenti është larguar për shkak te përmbajtjes jo adekuate]
Aferdita .... (13 vite më parë)
Fitesa mu si me ka than mjekja ime dhe ashtu tregova historin qka me ka ndodhur mua per cigaren te gjith ne e dim qe eshte e demshme dhe ashtu edhe me fe eshte e ndalume pasi qe allahu xheleshanuhu thot gjithqka qe eshte e drmshmr per trupin tuaj eshte haram por une e ceka qe placenta mu kishte pjekur para kohe se nuk kisha pasur sa duhet kalcium e per cigaren mjekja ime vet mr ka than nese do mr lin duhesh ta lish para se me mbet shtatzene pasi qe organizmi jot ka nevoj mu pastru prrj nikotines e un nuk mujta dhe me tha pije por jo shum 2cigare ne dit dhe ashti veprova deri ne muajin e 3 pastaj fillova mr shum e mr shum :(po per fat timin nje dut para se me lind me tha mjekja qe vetem nje vij e zez tu ka bo ne placent dmth nga cigarja dhe e pyeta a eshte diqka rrezik kjo me tha qee nuk eshte shum dhe se ajo nuk deperton yek femiu brena nga ajo qe me tha un tregova pastaj aty ne dho. Ishte njera kur linda qe tregoi se placenten e kishte pasur krejt te zez ajo kishte lindur normal un me cezare dhe tha qe mjeku i paska than a pe she qka i ke bo placentes sa paqeta ne dit i ke pi
(13 vite më parë)
po sarah ashtu asht, ma shum ndikon te ata qe se pin hiq, paramendo ani em femi te vegjel me pi pran tyre katstroff vallah
(13 vite më parë)
flm fitesa edhe te gjitha juve te tjerave qe treguat dhe me nje fare menyre u bashkuat me hallin tim ,sot eshte dita e 5 , hera e pare ne jeten time pas shume vitesh qe nuk fus cig ne goje ... e pranoj qe e kam te veshtire e mendja aty me rri ,por vajza ime me jep te gjithe forcen e botes
S@r@h ♥ (13 vite më parë)
Para 7 viteve kur kam qen shtatzan e kam lan cigaren edhe e kam vajzen 6 vjeqare edhe prej ateher mo kur nuk e kam pi cigaren jame njeriu me I lumtur ne bote qe se konsumoj ate m... nuk e di pse njeriue mbyt vveten me doren e vet ncncncn kur do te vetdisohem .... gentiana edhe mamit tem I ka thon le cigaren ajo kur ne goj se ka shti po babi ty e pi ne dhom e mami I ka shkatru mushknit ncncncn tmer
(13 vite më parë)
Un per vete veq dicka kisha shtu ktu, ka persona qe e pin duhanin dhe e demtojn veten, plus i demtojn edhe personat qe nuk e pin fare. si p.sh kunata jem nuk e pin dhe kur ka shku ne kontroll mjeku i ka then rradhoje pak se i paske mushkerit jo bash mir, kjo ka met pa koment, se nuk e pin hiq duhanin vetem vllau im epin, po qe ndikon shum ma shum tek ata qe se pin
Nefisa E (13 vite më parë)
Normal qe dhe stresi eshte I demshem por dhe duhani perkrah tij hyn si shkaktar semundjeje.A doni tju tregoj dhe une raste per njerez te semure nga demet e duhanit.Ja nje rast nje burre shume I shendetshem I pinte paketat e cigares pa pushim.nga mosha 40 vjec me sa me kujtohet kancer ne mushkri.doktoret I thane se shkaku duhani.u pendua por teper vone.
Fitesa * (13 vite më parë)
Lola, ky postimi yt vertete eshte per t\'u admiruar,, ti sapo bere hapin me te mire pervec lenjes se cigares.. te pergzoj pa mase.. shpresoj qe nga fjalet tua te ket mesuar dikush. Duhet te jemi te sigurt qe ne edhe pse jemi femra, kemi organizem te ndryshem, prandaj dicka qe nuk i ben dikujt, tjeter kujt mund ti bej dem fatal, apo dikujt qe dicka i ben mire, te dikush nuk ndikon.. prandaj duhet te shkojme me ate qe eshte e sigurt per shumicen.. pra Pirja e Duhanit e Demton Shume Shendetin edhe te Nenes edhe te Foshnjes ne Bark. Aferdita, me vjen keq per mosinformimin e doktoreshes suaj, sepse tymi i duhanit qe e thith nena, qogfte duke e pir vet cigaren apo duke mos e pire, i shkon edhe bebes ne bark. Placenta eshte e formuar nga gjaku, nikotina natyrisht qe deperton ne gjak, prandaj furnizimi i placentes me qat gjakun e nenes padyshim qe ka ndikim edhe tek femiu. Normal qe tymi drejtperdrejt nuk i shkon se barku nuk eshte me bira, por i shkon permes gjakut,. Femiu, mund te mos ket problem ete dukshme kur te lind, mirepo me kalimin e kohes mund te ket shume probleme te tjera si pasoje e duhapirjes se nenes. Dihet qe tymi i duhanit permban mbi 4000 e me shume kemikale e plot e plot permbajtje tjera te cilat gjat duhanpirjes si toksina kalojne permes gjakut tend qe eshte burim kryesor i femiut per ushqim dhe oksigjen. Nikotina dhe monoksid karboni ne gjak punojne se bashku per te reduktuar furnizimin me oksigjen te bebeja juaj.. Demi eshte i madh, mirepo kush e ndalon dhe mendon per pasojat eshte vertet femer per tu admiruar.. Lola, edh ety edhe tjerave ju uroj nga zemra qe te mos keni as me te voglin komplikim dhe shpresoj qe bebet tuaja te vazhdojn te rriten e te ushqehen s ame mire edhe ne bark edhe kur te lind.. Ti tani qe ke vendos ta lesh duhanit,, shko ne ndonje vend malor, dhe fillo te ushqehesh shendetshem,. nuk eshte vone..
(13 vite më parë)
po pra poo lina linaaaa e mora me mend kush ti ka dhene keto leksione,, pini duhan se sbo dem,, me keq te ben me e len,,, duket qe nga emri schwangerschaftkurs paramenoje ti marresh te gjitha leksionet e ktyre i thua mireqenies goodbyee,,, ahhh te lutem argumentoje me bukur mendimin tend se nuk ta merr njeri vtm pse ke mesuar ne schwangerschaftkurs
Nefisa E (13 vite më parë)
Lina nese e ke per mua.une vazhdoj mjekesi dhe kam mesuar per te ne shkolle dhe sa e semundje duhani eshte shkaktar dhe ti mos u perpiq te justifikosh veten se te pish duhan ne shtatezani nuk e kupton si ia lejon vetes dhe si do ia lejosh vetes neser pasneser te pish ne prani te femijes.
(13 vite më parë)
po po patjeter stela veq shpresoj mos te jem vone ,sepse sdo tja falja kurr vetes
(13 vite më parë)
as ti as une nuk jemi gjinekolog me sigurii mirpoo une them ate qfar e di e kam degju dhe kam mesuar ne schwangerschaftkurs se mos me shku ne shkoll rreth shtatzanis nuk kisha diskutu me ty as me kerkond hiq po isha ul kisha lexu ma shumm edhe e kisha dit veten ka jom etona kisha shkru
(13 vite më parë)
lola e dashur ti e kupton qe nese e len nuk e ben per fjalet e njerezve por per te miren tende dhe te bebit tend. dhe lenia e tij ka veshtiresite e veta por kush ecen me mend e jo duke ndjekur deshirat e kota del gjithmone i fituar, perndryshe humbet dhe deshperohet.
(13 vite më parë)
oj stela te gjithe e dime se eshte i demshem per te gjithe , po dikujt i ndikon me shume e dikujt me pak .... si ne rastin tim qe me preku me shume shpresoj qe mos ti ndodh askujt ,edhe pse do zoti do vashdoj deri ne fund,jo veq une por te gjitha
Nefisa E (13 vite më parë)
Dhe nje gje tjeter prape nuk po e kuptoj po jepni raste qe duhani tek njera apo tjetra nuk paska dhene probleme.A I jepni ju siguri se cdo organizem eshte njesoj dhe nuk jep probleme tek nje tjeter.pastaj ja njera nuk e ka pasur rrisk me pas problem atehere qenka ky argument qe duhani nuk eshte I rrezikshem ?! Pse atehere ben pjese tek faktoret me te rrezikshem per shendetin.madje perfshihet qe shkakton edhe lloje te ndryshme tumoresh ?!
(13 vite më parë)
une mendoj se ndoshta deshira per te mos u ndaluar nga ai tym vdekjeprures shtrohet si mbulese per te fshehur demet e tij,,, kjo vlen per ato qe thon se nuk vijne demet prej tij
(13 vite më parë)
STELA une vet jam shtatzane dhe tani mbaj nje ashtu dhe orr te shtatzanis d.m.th qe ne trojet shqiptare nuk ekzistojn kto ligjerata apo kurse si ti quaj dhe neve kur kemi pas oren mjekja ka thon qe po pate mundsi me lon cigaren le po spate mundsi mos e le sepse nervoza stresi te gjithat jan me te demshme se gjdo gje pastaj 3 deri ne 5 cigare ne dit nuk jan asgje dhe une nuk shkruaj kur diqka qe nuk jam e informuar vet
(13 vite më parë)
ena flm qe e tregove historine tende ,dhe me ngushllove edhe te gjitha ju qe me dhate perkrahje ... oj lina linaaa edhe une e pijsha kaniher cigaren fshehtas veq sa mi ik fjalve njerzve se mshkojshin nerva ,po prap se prap ma mire me lon krjet
(13 vite më parë)
Lina Linaaaaaaa me habiten komentet e tua,, apo kur thua se me keq te ben nese e len... per demet qe vijne nga duhani sidomos kur je shtatzane eshte i njohur cdo njeri me mendje te shendoshe,, do te me pelqente te porosisja kujdes kur i drejtohesh te tjereve me fjalet e tua te pabaza sepse me shume prish sesa ndreq duke kujtuar se po ben dobi.
Nefisa E (13 vite më parë)
Une po kuptoj nje gje ketu .tre nena me te njejten problem placente dhe nuk ndikoka duhani tek ato.rastesisht thoni ju I kane ndodh problemet.pse kot flasin mjeket.
(13 vite më parë)
e dashur Lola,, te pergezoj per vendimin qe ke marre ne lenien e duhanit, dhe qe po paralajmeron dhe te tjerat nga demi i tij... shpresoj te jeni mir ti dhe bebi...
(13 vite më parë)
Aferdita do doja te pys diqka d.m.th qe tymi i cigares ska shanca te depertoj tek femiu sepse neve shqiptaret kur ja nisim a diin se edhe fmija e pin cigaren a din se kshtu se ashtu dhe kan fillu besom mem nervozu megjithate me intereson kjo qe paske shkru ti per placenten qe ska mundsi te depertoj tek femiu
Aferdita .... (13 vite më parë)
Mfal per drejtshkrimin jam me celular
Aferdita .... (13 vite më parë)
Lola une ne muajin e 8 kur bera kontrollen me tha mjekja se placrnta ka filluar me tu pjek dhe me tha qe eshte munges kalciumi ajo nuk me tha qe eshte nga cigarja dhe bile as qe me pyeti a e pi cigaren vetem me tha te konsunoj prodhime qr prrmbajn kalcium dhe qumshtin me mar special ashtu qe ka ne shum shtes te kalciumit dhe ne muajin e 9 nje dite para se me lind ishal me ma bo nje ctg atehere mjekja me pyeti a e pi cigare thash po thash pse se tha shum shum pak ka fillu me tu be e zez placenta vetem nje vi e holl tjash e kjo a ben dem diqka tha ajo nuk mundet me depertu brenda te femiu dhe un kam pi shum cigare beso se nje paqet ne dite kshtu qr mos u merakos se nese e ka shkru zoti me lind para kohe dot lind njr shoqe e motres time e ka lind djalin e saj 6muaj beso dhr sod i ka 5vjet o do yll
(13 vite më parë)
une nuk di ma murr mendja qe je ks une jom jasht ama ktu me poas diqka mjekut sja ndin te thot valla pa pik mbare ama ktu mi thon e kom pi e kom lon thot oke ama ti je tu i bo vetes edhe bebes presion une e kisha bo te dikush privat kontrollen se nuk muj me besu qe prej cigares ka ardh bile bile motra jem e ka pi shum e ka lind beben 4,200 edhe e ka lind ni jav mbas terminit
(13 vite më parë)
flm te gjithave per kto fjale ... prita gjykime qysh kshtu e pse ashtu ,po prap hasa ne mirekuptim ...sidoqofte ju falenderoj ,oj lina une jetoj ne prishtine krejt kontrollat i kam be ktu ne amullant edhe ne fund shkova spital te nje mjek i njofshem ,ata konstatuan kto ,u bona shume merak ,se diqysh tu u nis prej mamit qe ka pi ton kohen ,e sna ka gjet kurgjo neve te katerve,diqysh thojsha nuk me ndodh as mu kurgjo ...po qe qka me bo
(13 vite më parë)
LINA TJ a din qka me ka thon mu mjekja se qetash po e mbaj nje kurs te shtatzaneve ma keq ta bon me lon se ti stresi nervoza madhe edhe 100 smuje ja bjen vetit se ti e ki cigaren ne kry sun e hek pi mendjes sa do qe mundohesh me lon une shkoj qaty kurs edhe kur e kom pauz dal e dhezi me mesusen qetash kur i kom bo analizat e gjakut urines se kta te kallzojn pse ai vjen mbare mos met thon tha shumm shumm mire o fmija edhe mos me te pas pa me sy qe ti pin cigare se kisha besu edhe une kom punu deri 17 jave edhe qetash prap kom me ja nis po tylifar mjek ka mu mjekja me ka thon ma mire me pi 5 ne dite se me lon e me lind ni fmi me full stress shkaku yt
Linna T.j (13 vite më parë)
Lola mir e ka linaaa pajtohem me te kunata ime ka pi duhan gjat gjith shtatzanis nga 1 paqet ne dite dhe ka lind djalin si drita,edhe ka punu deri ne muajin e 7 ne shtepi te pleqve,thojke plaka 100 kg u dasht me livrit vet,mos e streso veten rri e relaxsuar mendo veq mir,mir ke ba qe e ke lan duhanin kjo esht nje gja shum shummm e mir... Te uroj sukses e nje lindje te leht e te mir me nje bebushhh te shendosh.
(13 vite më parë)
nuk po di ku kokshe ti lola tu jetu edhe qeto kommentuset tjera pos gentes e di ku jeton ne qfar konkludimit ka ardh aj mjek apo ajo mjeke qe nga cigarja dhe te ka jep stress edhe me shumm mjeku nuk guxon met thon qekjo qekjo o qeshtu ose pi cigares sepse nje shtatzane i ndikon shumm madje une njoft plot gjysma e shkolles ku jom une kan qen shtatzane e kan pi me paqeta cigaret edhe skan thon kur shkalla 2 ose 4 a 5 qka jon kto
A. U (13 vite më parë)
Lola, po te kuptoj shum mire se ne te njejten situate kam qene dhe vet. Para shtatezanise kam pire duhan, si mbeta shatezene e lash duhanin deri ne javen 12. Kur shkova ne kontroll tek gjinekologja ajo me pyeti per duhanin dhe une i thash qe nuk e pije me, vete gjinekologja me tha qe me i keq eshte stresi ne shtatezani se pirja e nje cigare ne dite, nuk e di as vet pse po ky koment i saje me nxiti dhe une e pijsha nga 1 cigare ne dite dikure fillova nga 3. Ne javen e 31 kur shkova ne kontroll tha qe placenta ka arrit shkallen e dyte te pjekurise dhe bebi eshte ne rrezik. Ne javen e 33 kur shkova ne kontroll placenta arriti ne shkallen e 3 dhe me me shtrin ne spital, bebi peshonte 2,500 kg. Gjdo dite kam bere ctg per me e pa mos ka fillu vujtja e bebit dhe te me fusin ne operacion, se frika ishte nga lindja e parakohshme ose nga vdekja e bebit ne bark. E kam jetu kete ankth gjdo dite perderisa kam qendru 3 jave ne spital. Ne javen e 36 placenta kishte arritur shkallen e 4 te pjekurise dhe vendosen qe te me lindin me operacion. Fati deshti qe deri sa beheshin analizat ne javen 36+6 mu me kapen dhimbjet. Linda normal bebin tim me peshe 3450 dhe gjatesi 53 cm. Bebi lindi me shendet te plote dhe tani eshte 2muajsh. Ta tregova pervojen time duke te thene qe mos ke frike, se rastin e njejte e kam pas dhe une e linda ne javen 37. Ti e tregove edhe rastin e mamit tend, sigurisht edhe ajo ka pas pjekuri te parakohshme te placentes, po ne ate kohe nuk kan qene ehot e specializuara si sot. Une vetem te lutem mos pije me cigare dhe jam e sigurt qe do ta shtysh shtatezanine deri ne fund. Te uroj shendet ty dhe bebit.
Nefisa E (13 vite më parë)
Njomza ti nuk e ke pas nga cigarja por nga ndonje arsye tjeter.Dikush nga nje arsye e dikush nga nje tjeter.pershembull te te them shkaqet e moszhvillimit te femijes qe jane mosushqyerja.duhani.infeksion ne veshka etj.dikush ka nje arsye e dikush nje tjeter.madje mbas abortit behet edhe analiza e placentes kur fetusi ka qene I madh dhe zbulohet shkaku.
Njomza Njomza (13 vite më parë)
Veq harova met than qe normal me lan hala ma mire osht po mos u tut se me siguri ki me lind me kohe..
Njomza Njomza (13 vite më parë)
Lola zemer po du met tregu diqka qe ti mos me u ndje kaq keq me veten.. une kurrrr kurrr skom pi cigareee as ne shpi temen kurr nuk u shpi cigarja edhe mu mu ka pjek placenta ne javen e 32... edhe mjeku komentin e par qe e ka bo pasi e kom pyet une e pse tha po prej cigares thash po une spi.. tha po nuk dihet sakt aryesja.. keshtu qe qetesoju zemer se osht diqka qe organizmi vet po e bojke.. mos u shqeteso veq ri rate mos bo shume levizje edhe si te hin ne javen e 37 lind.. une e kom shty deri ne 37.. te nesermen kom lind.. sukese e qetesoju
(13 vite më parë)
Lola pse ta humbasesh, beba jote ka peshen e duher esht 3 kg e kusur, edhe nese lind para kohee nuk besoj se esht rrezik,,mos pi pra hiq duhan largoje krejt,,,un i njoh shum njerez te cileve duhani ja merr jeten por ata nuk e lejn, duhani esht gjeja ma e flliqt qe egziston, si per shendet ashtu edhe per xhepin
Jeta Ime 2013 (13 vite më parë)
Lola un e kam pi duhanin 5 vite rresht gati 6 dhe e kam pi sh, ama sa mora vesht qe jam shtatzane me se kam futur ne goje, edhe nqs dua ta pi mund ta pij mbrapa ama bebi ska faj qe duroje tekat e mia, e fiksova trurin dhe e lash. Nqs te kan thene beba eshte mire mos u merakos e dashur, ama gjeja me e mire qe e ke lene kurre nuk eshte vone. Te uroj shtatzani te mbare
Ruti Nikqi (13 vite më parë)
pershendetje Lola lutju zotit te ndihmoj e te shkoj shtatzanija deri ne fund,une qdo here e falenderoj zotin qe duhanin e kam pa gjithmon si nje armik e urrej edhe une jam shtatzene ne javen e 32 e beba ime eshte 750gram me e madhe se qe duhej. Une nuk pi as duhan as alkool,as pije te gazuara vetem uje edhe langje,ha shum pem e perime. Tu kisha lut si motres mos konsumo duhan largoje at armik tonin se me e shtrejt osht jeta jote edhe e bebilushes tende se duhani. Shum shum suksese inshallah te ndihmon zoti e shkon deri ne fund mire i lutem zotit per ty.
(13 vite më parë)
faliminderit shume te gjithave ,pervoja eshte mesuesi me i mire ...shpresoj te vetedisohen te gjitha ,per kete edhe shkruva mos ti ndodhi edhe tjeter kujt e njejta
* A & D * (13 vite më parë)
Ciao Lola,inshallah nuk i ndodh gje bebushit tend,e kalon mire deri ne fund te shtatzanis..... duhani eshte shumm i demshem e sidomos ne shtatzani ke bere mire qe ke len dhe inshallah nuk e mer prap.
*shtrengata* * (13 vite më parë)
Që kur kam rënë shtatzane me vajzen e madhe e deri me sot(5- vjet me pare) ne shtëpinë time duhani pihet vetem ne dritare, ballkon... Nga burri, vjeri etj ndersa vet as e kam pirë as kam ndërmend ta pi ndonjehere sado që e kam provuar.... Nuk humbet gje nga mospirja e duhanit moj lola por vec fiton... Shpresoj që vajza jote te lindi pa probleme.... Edhe po lindi para kohe ska gje rritet.... Vec mos te kete probleme te tjera. Te uroj mbarësi
(13 vite më parë)
po nefisa ,shpresoj mos te jete vone :( :( :(
Nefisa E (13 vite më parë)
Me behet shume qejfi per ty Lola qe ke ndryshuar dhe ke vendosur te mos e pish me.Kot nuk e ka ndaluar edhe islami kete.une kam mesuar dhe ne shkolle se shkaktaret qe shkaktonin tumoret bente pjese dhe duhani.Le me dhe ne shtatezani qe te con ne lindje te parakohshme por edhe ne deformime te lindura apo jo zhvillim te femijes etj.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?