Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Rënia e flokëve pas lindjes

Pershendetje nena te nderuara, une kam lind nje djale para 4 muajsh dhe dua te ju pyes se nese ju ka ndodh te ju bien floket pas lindjes, a ju ka ndodhur edhe juve apo duhet te bej nje konsult me mjekun se vertete me bien shume keto 2-3 muaj. Ju pershendes dhe ju uroj gjitha te mirat.

Lina (13 vite më parë)
Elma (13 vite më parë)
Pershendetje, edhe uen e kam vajzen 4 mujshe, me bien nga pak floket, kjo behet nga dhenja gji femijut dhe normal qe behet qrregullim hormonesh sidomos pas cezarianit, use ne lindjen e pare kam lind bineq me cezarian para 4 vitesh dhe kam pas pak ma shume problem, ttani kam ma pak, jemi te privilegjuara qe jemi nena.
Lina (13 vite më parë)
Blerina, Diana, Dita, ju falenderoj nga zemra per pergjigjet e juaja, vertete isha tejet e brengosur sepse une kam pas floket shume te dendura e tash teper shume me kane rene. Ju pershendes dhe ju deshiroj lumturi me familjet tuaja.
Dita (13 vite më parë)
Tung Lina e dashur urime per bebin, sa per floket as pak dert mos ki, pasi qe kjo eshte shuuume normal e gati te gjithave ju bien floket pas lindjes per shkak qe dalin te reja tani une kam pyet mjeken time ajo me ka thene mos u brengos edhe ashtu ishte, mirepo me ka pas propozu nje krem kam haru cfare se une jetoj ne Azi, por se kam perdore e tash me kane dale floket shume mire dmth kaluese eshte, klm, tung.
Diana (13 vite më parë)
Pershendetje Lina, mos u be merak sepse edhe mua me ka ndodhur njesoj, te them te drejten jam frikesuar aq shume qe me kane rene, mirepo fal zotit i kam pas edhe floket e trasha dhe nuk dallohet aq, tash me kane dale shume floke te reja, keshtu qe mos u be merak, gjithe te mirat.
Blerina (13 vite më parë)
Pershendetje Lina, edhe mua sikurse ty pas lindjes kom pas shume renie te flokeve pas muajit te 3, mirepo mos u be merak se e natyrshme eshte, dalin pas pak kohe. Tash mua mu kane shpeshtu shume. Gjithë të mirat.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?