Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Kosi në ushqimin e bebit

Nena te bekuara, deshta t'ju pyes se si ta ushqej bebin tim me kos, bebi ka shtate muaj e ushqej edhe me gji edhe me qumesht artificial pasi qe nuk kam pasur gji te mjaftueshem por kam frike tani ti jap kos se po i behen tri lloje te qumeshtit, kerkoj ndihmen e juaj duke e dite se keni pervoje ndonjera nga ju. Pershendetje te perzemerta.

Lalja (13 vite më parë)
Daila (13 vite më parë)
E dashur Lajla, goca ime eshte 8 muajshe dhe e kam me ushqim. Perime, fruta, drithera, dhe kosin e ka cdo mbasdite te perzier me gjysem banane dhe me 1 biskote per bebe dhe goces time i pelqen shume dhe deri tani nuk ka pas asnje lloj problemi. Kjo eshte e rekomanduar nga mjekja, keshtu qe dhe ti mund t`ja japesh bebes tende cdo mbasdite kosin me pak banane e 1 biskote brenda, te uroj rritje sa me te mire per beben tende! Daila.
Eda (13 vite më parë)
Atehere shume mire. Flm per sqarimin. Ne kete rast, do te rekomandoja qe mos ta kursesh bebin nga kosi. Kuptohet qe nuk do tía japesh cdo dite. 1 here ne jave mjafton. Tung! Gjithe te mirat :)
Diana (13 vite më parë)
Pershendetje Lalja, edhe une vajzen time e ushqej me qumesht gjiri dhe me qumesht artificial, dhe prape i jap nganjehere kos, por jo cdo dite, por tek beba ime nuk paraqet kurrfare problemi. Tung, te pershendes.
Lalja (13 vite më parë)
Ju falenderoj per pergjigjiet nga Eda dhe Diana. Ju informoj se une bebin tim e ushqej edhe me ushqime shtese sic jane peme dhe perime (pjeshke, molle, karrota, patate, kumbulla, oriz te bluar etj) por isha ne dileme per kosin ngase beba ushqehet edhe me qumesht gjiri edhe me qumesht formule ndersa kosi perbehet nga qumeshti i lopes andaj po frigohem t'ja perziej tri lloje qumeshti. Nuk e di sa jam e kjarte. Ju pershendes shume.
Eda (13 vite më parë)
Edhe une mendoj se duhet patjeter te ushqehet edhe me lloje tjera te ushqimit ne kete moshe. Peme e perime te bluara sa me mire, te kuqte e vezes me kos pa aditiv, therrima buke etj.
Diana (13 vite më parë)
Pershendetje Lalja, neqoftese i jep bebit vetem qumesht, te kisha sygjeruar ti japesh edhe ushqim tani, sepse mbas 6 muaj femija nuk ngopet vetem me qumesht, une vajzes time i kam zier mish te bardhe, ia kam bluar me blender dhe ia kam hedh kosin permbi qe te behet me i lenget, mirepo tash vajza ime i ka 11 muaj dhe ia jap vetem kos me luge, edhe provoje jogurt 2.8%. Vajzes time ja ka enda shume. Te pershendes dhe i uroj bebit nje jete te shendoshe.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?