Pershendetje nena un jam ne javen e 32 tash hy ne 33 edhe 2 dit mirpo nuk e di disa nena me thojn qe memir tash eshte me lind vullnetarisht lindje cezariane sesa lindje normal sepse memir barku i prem sesa ne vagin qka mendoni ju qka me preferoni
esht hera e par qe e degjoj kete dhe esht absurditeti me i madh .lindja me operacjon esht vec ne raste reziku apo pamundesije por te kerkosh te linesh me operacjon te kerkosh vet esht gabimi me i madh qe mund te besh te pakten un keshtu mendoj gjithmon kam qen kundra lindjes se till dhe uroj qe zoti cdo shtatyzani te ma coj mbar dhem os te kem nevoj per operacjon .dhe 4 femij te bej vet kam per ti lind
(13 vite më parë)
Bukurije se pari te uroje nje lindje te leht,dhe te them se ma mire seme lind normal ska,,me lindje cezarina lindin vetum ato gra qe kan te komplikuar shtatzniane dhe eshte ne pytje jeta per nenan dhe femin,ka dhe prej atyre qe dojn me lind vullnetarisht me cezarina,Ama une kam lind noramle vetum ska ma mire menjehr te neserm jam qu ne kame kam qite pite,kam bo punte e shpis kam lajt djalin,kshtu tekisha than kryje lindjen normale ashtu si ka lan zoti...
Nena nuk e di per pervojat e juaja vetem un nuk kam pas as nje lloj komplikimi as me te voglin problem kam lind me anestezion ne shpine dmth me epidural kam lind ne Bahceci Prishtine shtoi se edhe dr e kam shume te mire... dhe i gjithe stafi i spitalit ka qene shume nivel ju pershendes.
Bukurije prerja cezariane eshte gjithmone alternative e dyte, megjithese une nuk kam patur probleme me plagen pervec nje jave deri Sa plaga eshte mbyllur, pastaj jo domosdoshmerisht duhet te te cajne ne vagine varet Sa elastike je, pastaj mos e mendo shume se ke kohe deri athere me mire te shkosh te lindesh pa e menduar shume kte pune se pastaj e merr me frike
bash po habitna me komentin e nites kur mu ka zgjat me ore deri sa mka dal anestezioni e ajo mas 15min esht kfill!!! ndoshta ke lind me anestezion lokal nita edhe jasht ks se nks nuk kam pa diken qe ka kalu si ti
Jeta nese mjeku te ka thene me operim mos e ver ne dyshim kte,edhe une lindjen e pare e kam nisur per normale perfundova ne operacion, tani jam konsultuar me mjekun me te mire ketu dhe me ka thene qe pas nje lindje me operacion te besh nje lindje normale rrezikon shume dhe demet jane te pariparueshme, per me teper ti paske dy binjake, ne qe kemi lindur me operacion e kemi dhe mitren te qepur....
Une lindjen e pare e kam pas me operim dhe shume kam hek derisa jam sheru, mortat as qe u lodhshin me tndihmu veq kqyrshin qysh me tbertit, ose me ta kujtu qe duhet me ju dhan diqka, haha pare su kom dhon, veq qaty naj banane hahah. Qato dite ne spital jane te tmerrshme.... Gjithqka natyrale eshte e mire. Sherohesh me lehte!
Bukurije un nuk e kam provuar te lind normal ne lindjen time te pare me kane thene shume si ty dhe isha ne dilem vendos vete se qka po don me e degjo kerkon un kam lind vullnetarisht me prerje cezariane dhe per 15 min e kapa beben ne krahe pa asnje mundim as dhimbje as maltretim as dhimbje koke mos e degjo kerkon ato jane veq fjale pas 24 ore jam qu ne kembe vet e kam ndrru djalin as nje dite te vetme skam ra ne shtrat veq ul kam ndejt nuk te dhemb varra perveq qe te doket qe eshte ende e pime...
Jeta nqs ke lindur heren e pare ne operacion nuk do te thote qe dhe te dyten ta lindesh me operacion kam degjuar shume raste qe thon nqs lindjen e pare e Ben me operacion duhet ti besh te tjerat po ashtu ..nuk eshte fare e vertete ,mundohu ta lindesh vete
Pershendetje, une te kisha preferu lindjen natyrale, po te ishte me e mir e me leht lindja me operacion te preferon edhe mjeksia, une kam lind me operacion per shkak qe momentet e fundit te lindjes mu kompliku gjendja mu edhe bebes, i kam duru edhe dhimbjet e femijes 12 ore edhe tani ne fund kam hi ne salle, une mas operacionit 10 dite nuk kam mujt mu qu ne kame te mija, kur te leshon pija te dhem barku varra nuk mundesh me leviz as me koll as me qesh as mu kthy ne krah te djat as te majtin veq ne shpin mundesh me nejt ... Une kam kalu keq ne lindjen e pare me operacion edhe tash prap kam me lind me operacion po une e kam rastin ashtu qe patjeter duhet me lind me operacion. Bukurije tento me lind normal ishalla ki lindje te leht e bebe te shendosh.
bukurije une se di kush te ka then se me lindje me opeacion eshte me mir kur dihet qe qdo gje natyral eshte me mir ,normal qe me lind natyral eshte me mir per shum gjera duke nis nga pastrimit te femres ,une kam lind natyral boll kam hjek mirpo siq e kam lind djalin mu kan qel te dy syt ,edhe nese jeton jasht ks nuk mundesh ti me zgjedh lindjen kshtu eshte ktu ku jetoj une ne gjermani mjeku e cakton si ki me lind jo ne ,normal kta e din kur me te shti ne operacion,te pershendes dhe uroj te shlirohesh sa me mir me nje bebe te shendetshme mos u streso sepse qdo gje ka me kalu si eshte me se miri
Bukurie qenkemi ne te njejten kohe ,une me lindje normale do tentoj,do zoti madh te ma Bej mbare por me operacion mendoj se do kem shume probleme sa te mbyllet plaga pas 10 ditesh do hiqen fijet ,ndersa kur lind normal per 2 ore je ne kembe ndersa me operacion si dihet si te merr.per mendimin Tim me mire duro dhimbjet se ska vdekur njeri nga e lindura se sa te maresh persiper operacionin.ishalla ta Ben zoti mbare dhe te zgjedhesh cfare eshte me e Mira per Ty :)
bukurie un qe tre muj kam.lind edhe ende e kam te pime pjesen e vares edhe kam dhimbje te barkut esht absurde me lyp operim per diqka qe eshte shum.natyrale Zoti e ka kriju trupin e femres me lind natyral pos rasteve me komplikime. a ka ma mir se me pa momentin e par te bebit nket bot eh me operim at knaqsi se ki plus qe sje ngjendje me kqyr as fmin tand prej dhimbjeve. me pas mundsi zgjidhjeje si ti kisha lind natyral
une me prerje cezarjane nuk kam lind as nje here edhe se kom plan te lindi,te dy lindjet i kom normale edhe tasht te tretin do e bej ashtu si dy te parat,mirpo qika e agjes ka lind me prerje cezarjane e ajo ka problem me barkun shum dhimbje si te ndryshon kohe thote barku um dhem nu guxon te qon rond se po ni rend po ndikojke,me ni fjal kish shum sene negative...une nuk te kisha than me lind me prerje masi mundesh me lindje normal pse po ja shtin vetit thiken pa nevoj ky eshte mendimi ime..si do qe te jet zgjedha eshte e jotja
Pershendetje nena un jam ne javen e 32 tash hy ne 33 edhe 2 dit mirpo nuk e di disa nena me thojn qe memir tash eshte me lind vullnetarisht lindje cezariane sesa lindje normal sepse memir barku i prem sesa ne vagin qka mendoni ju qka me preferoni