Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Kur femiu godet apo kafshon?
Edhe mua sikur seciles nene, besoj, i ka ndodh apo edhe do ti ndodh qe femiu t\'a godas apo kafshoj...

Kam pare shume raste kur nena/babai etj, si rezultat i ketyre dy reakcioneve te femiut, i kthehet me ze te larte, apo njejte e godet femiun, apo e kafshon qe ta dije qe keshtu dhemb, etj.

Me femiun tim, vajzen time, ne kohen kur ishte duke eksperimentuar si do te reagonim kur kafshon apo godet, ka funksionuar metoda \"Me qetesi\". Ne rast te tille, e kam marr ne preher dhe i kam tregu qe ky eshte gabim, se nena e kupton qe eshte duke bere eksperiment se si do te sillemi ne (pavaresisht qe ndoshta gjysmen e fjaleve nuk i ka kuptu ate kohe, une e flisja gjuhen time), se nena e do shume dhe do e fal sepse nuk ka ditur qe eshte veprim i gabuar. Ndonjehere e kam anashkaluar sikur nuk kam hetuar gje, apo nuk e kam pare. Po ashtu, biseda ne nivelin e njejte fizik me te, dmth une jam ulur deri ne nivelin e saj, jam ulur ne gjunj, e kam shikuar ne sy dhe asaj i kam kerkuar te me shikoj ne sy gjersa flasim, i kam treguar qe eshte gabim, se keshtu nuk veprojne vajzat e mira.
Tani qe eshte 3 vjece, kur provon, eksperimenton me fjale te ndryshme se si do te reagojme, i kam thene qe Fytyra jote do prishet kur flet fjale te pista, te keqija, por do te behet me e bukur dhe e buzqeshur kur flet mire... :) si shenje qe e kuptoi qellimin, ajo me buzqeshje me theriste: Naaanaaa (kinse a keshtu?)

desha vetem te ndaj kete me ju :)
Fitesa * (13 vite më parë)
Nora Aliu (13 vite më parë)
pershendetje fitesa valla lum per nenat qe kan femijet e urt e lum ato qe jan durim plota une shyqyr per vete vajzen e kam shum te kuptushme ka qef me gic se jan ende tuj dal dhembet por sikur e ndjen qe sbne dhe me dhemb se une bej ufff rona ajo mejher me perqaf edhe shpreh dashuri e nganjeher don me ra me dor e une veq e shikoj e i them pse mamit mami pot don aq shum edhe ti je vajza ime me e bukur tka mami gjan pse po ma hin ajo kthehet edhe me perqaf sikur ta shihni se si shpreh dashuri e me floket ka deshir me lu ngajher mundohet me mi lidh em mi zbukuru se e kan msu tetet e veta e kur behet nervoz veq mi hallakat e un e kapi e xigloj edhe knaqemi bashk ... a babin e vet ka qef shum me picku edhe e xiglon qdo mengjes
Fitesa * (13 vite më parë)
Linda hahah,, shume mire ia ke bo.. o shume shume kuptojne,, me shume se qe ne mundemi me dijte.. se ata skan gajle tjera,, jane te fokusum ne mimiken tone, ne shikimet tona, ne gjestet, ne cdo detaj qe ne te mdhejt nuk e verejme.. :)
Fitesa * (13 vite më parë)
Mokii, edhe kete shprehi vajza ime e ka kalu, por shume shkurt, ndoshta brenda dy javeve sa e testonte dhe pastaj e haroi.. ta them te drejten.. pata lexu shume se fillova me u shqetesu se frigohesha mos po i kalon ne shprehi me te gjate dhe po e lendon koken me te vertete.. por keshillat thoshin qe te mundohemi sa me pak t\'ia bejme te madhe,, apo ti flasim per te.. ta injorojme dhe ta mashtrojme me dicka tjeter, qe t\'ia largojme vemendjen.. psh ne ate moment, behesh se nuk e ke pa dhe e kap e qet jashte, dhe luan me te,, dhe te njejtin process ia perserit edhe kur nuk e ben ashtu koken, nuk e godet.. eshte shume shqetsuses per prindet.. shpresoj qe sa me shpejt ti kaloj..
Fitesa * (13 vite më parë)
Magi, e di, keshtu jane dhe prinderit e mi.. aaaaa iu kam thene, ju po i lazdroni femijet e pastaj kur ata nuk pergjigjen ne regulla faji te prindet.. e jo ashtu sben.. :) ne kemi qene femije shume te diciplinuar, sepse prinderit e mij skishin se kush ti pengoj...
Fitesa * (13 vite më parë)
Nefisa, hahah tamam e pashe komedine.. :) loqkat.. dhe une qeshem ne te tilla raste, por une qeshem ne prani te tyre dhe vazhdoj e luaj me ta :),,, ne shtepi jam mundu qe mos me marr gjera qe duhet ruajt ne cdo minut o se po i lagin, o se po i prishin, o keshtu ashtu.. doja gjithmone femijet (edhe kur akoma nuk i kisha,, edhe te atyre qe vinin ne gosti), te ndihen te lire dhe une te rrij rehat.. :), pra nuk e kam kurfar problemi po qe se ne moment iu teket te gjuajne, derdhin apo cka do qofte,, vetem qe ata te jene te sigurt qe te mos lendohen.. :), cfare mosha i ke femijet?
Fitesa * (13 vite më parë)
Arlina, loqka e vogel, perhajer dhembet.. :), natyrisht qe ia fal,, hiq skam dyshim.. :), falemnderit per perkrahjen.. < 3
Fitesa * (13 vite më parë)
Mili e, :) shume bre te lezetshem mashaallah,, e kam parasysh qysh buzqeshet tu e provu ngapak ngapak :)
Fitesa * (13 vite më parë)
Abesa, keshtu ishte dhe vajza ime.. por me moshe te caktuar fillojne testet, provat qe i bejne femijet dhe eshte shume normale.. vetem ne pastaj duhet te kemi durim dhe metoda :)
Fitesa * (13 vite më parë)
:) vertete femijet jan ete paparashikueshem.. :).. dhe ne ishim keshtu :) ne fakt, kur femiu shkon ne cerdhe, ne kopesht, sheh gjera te reja dhe deshiron ti provoj, te eksperimentoj me to. Une menjehere e di ate gje te re qe e perdor vajza qe e ka mesuar ne cerdhe. Mirepo, kur mundohet ta aplikoj ne shtepi, mundohem me shume durim (natyrisht qe ndonjehere edhe mua me ngritet tensioni, se jam njeri prej mishi e gjaku) ta qetesoj, ndonjehere behem se nuk e verej, e perserit 2-3 here dhe e le, e sheh qe nuk eshte inteeresante. Ne kemi bisedu mes vete e edhe vjerra ime dhe te tjeret e dijne qe kur ben dicka te gabuar, sado qofte qesharake se ndonjehere ta rrotullojne barkun per te qeshur, por behemi se nuk e shohim ose i themi qe nuk eshte qesharake. vertete po duhet metoda te shumta me perdor per me arrite qellimin...femiu po din me shfrytezu situaten ne maksimum. Prandaj, po na duhet me u bo detektive, doktor, palaqo, arusha, mesues, etj etj.. vetem e vetem qe ata te ken sjellje sa me te mira. Kur nuk ke te perzier njerez te tjere ne shtepi, menjehere femiun mund ta korigjosh ne ato qe merr nga te tjeret dhe qe deshiron ti eksperimentoje. Deri ne moshen 2 vjecare, shume pak ka pas ndikim femijet tjere me ndonje sjellje te pahijshme, mirepo qe nga atehere ka fillu me i bo keto prova me ne. Degjon atje dicka, dhe vie ketu e perdor, e shikon si e pranojme. Se fundi ishte fjala: \"Budalle\", ajo kete shprehje nuk ka shanse qe e ka degju ne shtepi, mirepo femijet tjere nuk mund ti ndalosh, sepse ata mund te degjojne ne shtepi, apo ne komshinj, apo ne parqe dhe e perdorin mes vete.. ne momentin qe e kemi degju qe e ka permend, nuk jemi tmerru, isha e pergaditur se do te kete risi ne kete moshe.. dhe e lashe,, nuk e mora si shume tragjedi. heren e dyte kur e perseriti, e mora dhe i tregova qe eshte fjale qe nuk ben te flitet nga goja e vajzave te mira, sepse kjo fjale (kshtu i thoja, e ajo ne nderkohe me thoshte: \"a fjala Budalle, nana, a fjala budalle, ooo nana\", i thosha po, por une nuk guxoj ta them se me prishet fytyra) eshte gabim te thuhet, na prishet fytyra, pastaj smund te qeshim, eshte fjale e perlyer sikur kur perlyhen duart, por ashtu te perkyhet goja.. Eshte shume e rendesishme kur per gjera te tilla ke perkhraje nga familja, sepse femiu sapo te gjen nje hapsire....ska kush e ndale..
Linda Linda (13 vite më parë)
Hahaha valla magi krejt me sherr po lejn hahah.ato pllastikat e gerditshin si dojke hiq ka thon trri urt se pe ha apet hahahah
*shtrengata* * (13 vite më parë)
Haha linda.... Ka thene me vete ai..... Bo ma hoqa cucken kjo mua... Po hajt spo e kafshoj me;;;;)))
Linda Linda (13 vite më parë)
Fitesa mua djali kur beri 5 muaj i dolen dhembet edhe filloj shumm mem kafshu ne gji aq shum sa deri gjakin ma qitke.un ne fillim bona kshtu kur ma hajke gjini ja heqsha pi goje edhe nuk ja jepsha per disa minuta.ater filloj mem honger ma pas po prap nganiher mkafshojke edhe nisa tu i perdor kto majrt e gjive pi plastike e ky sdojke me to veq me zor njo 3 dit qishtu ater vazhdova normal hala qysh at her nuk me ka kafshu mo.
(13 vite më parë)
Edhe djali im i pat marr ket zakon me kafshu ose me ma hi ngapak . Po e largoj ngadal tu i fol se nuk ban ashtu se po na shakakton dhembje e kshtu... Tani nje shprehi qe smuj ta largoj eshte se kur kerkon diqka me ngulim nese nuk ja japim athere i mashan podit me koke . Me heret edhe me shum por gjith tu i than se nuk ban ajo qe kerkon nuk eshte per ty , nuk duhesh me lendu koken e ka largu pak ket ves ama jo krejt ka raste qe e perserit ....Ishalla e kalon edhe ket . Ka qen nje fmi shum aktiv dhe eshte ama do gjera shum eshte permisu mashalla ...
*shtrengata* * (13 vite më parë)
Oh fitesa femijet!? Sa të paparashikuar që jané ju flet me te mire e i përgëzon ama po sju heci e tyrja.... Pe nuk lëshojnë. Vajza ime ne pergjithsi reagon mire ndaj rregullave e ne sjellje por kur ka gjyshërit praneee..... S\'te njeh hic e asgjë srespekton::::))))
(13 vite më parë)
hahaha sa pamje e bukur nefisa :pp uroj te qetesohen me kalimin e kohes ...po ky versioni ti marresh ne preher dhe ti flasesh nuk funksionin ?
Nefisa E (13 vite më parë)
Bukur me duket keshtu por nuk kam durim gjithe diten te lodhin.mashaaAllah o nena qe i keni femijet te urte se keta te mite...tia besh ububuuu haha se bejne shum procka.kur jane ne shtepi nuk lene nje gje pa e ngacmuar e prishur.merri me te mire por pa i bertit nuk rri dot.behen te dy si binjake ngjajne e ku te bejne rremuja e ku te hapin pune.me teorira e di sa bukur me duken ehe por ne praktike nuk po i ve dot ne vije.madje nje dite sa e kishim lene pjaten e gjelles mbi tavoline e kishin hipur te dy mu ne maje te tavolines se bukes .e sa e lart qe esht e ishin bere pis i kishin hedhur uj e kishin lagur vend e rroba.sa qe shkoj nga dhoma per te qeshur bashke me mamin qe te mos qeshja ne sy te atyre dhe po thoshja sikur ti kish kapur nje kamer e fshehte do ishim shkrire duke qeshur.cdo gje ne shpine time nuk ka me zbukurime.edhe mbi komodinen e dhomes se gjumit nuk ekzistojne me parfumet.cdo gje fshihet ne raftet me te larta dhe dollapet nuk shpetojne pa u hedhur rrobat pertoke.sa qe them tani qe po rrine urte mos jane duke sajuar ndonje procke hahahaa
Arlina Eli (13 vite më parë)
Valla Fitesa e dashur djalin e kam 11 muaj sod mika ba o bre pome kafshon kur pi jap gj se ikan dal dy dham abeson pram me kafshoi sa qe terr para syve mu ka ba qe meniher copen ma heku sa qet moment thash kurr sdo tja jap ma po apet me kaloi po me dhimset me nda te pershendes e dashur shum me pelqejn komentet e tua klm
Miesa M (13 vite më parë)
Fitesa djali im esht shuum i qet as nuk kafshon e as nuk godet (deri tash po kto dit si duket po i pelqen kapak me kafshu ashtu si ne loj se kshtu jo
*anika* *2* (13 vite më parë)
Pershendetje fitesa flm qe I ndan pervojat e tua me ne, un e kom qiken 18mujshe edhe nuk I ngreh floket kurr askujt nuk kafshon nuk grrith osht teper e dashur me te gjithe e sjdomos me femijet dhe njerez te panjohur,kur bon sherri I gjun lodrat ja kom spjegu qe sduhet edhe pse e vogel po e ka kuptu edhe kur I thom kerko falje vjen edhe me perqafon
Fitesa * (13 vite më parë)
Amin e dashur, amin :)
(13 vite më parë)
Allahu te shperblefte e dashur fitesa per keto mesime praktike dhe te dobishme qe poston.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?