Pershendetje nena. E kam vajzen 6 muajshe kam fillu me ushqyer qe 1 muaj nuk e kam ne gji po e ushqej me APTAMIL cdo 3 ore plus e ushqej me pure keksa e perime 3 vakte mengjes dreke dhe darke mirepo qumeshtin nuk po e pin shume. Pyetja ime eshte se a duhet me i dhene ma rralle me pi masi edhe ushqehet. Une i jap nga 120 ml qumesht cdo 3 ore po tash nuk po pin shume, a e ka masi ushqehet apo spo di pse?!
Dona(12 vite më parë)
Dona(12 vite më parë)
Flm shume per pergjigjet. Ju pershendes shume, uroj qe edhe femijet tuaj te rriten te shendoshe dhe me jete te gjate.
Kosovarja(12 vite më parë)
Dona te sygjeroj qe mos ti japesh keksa ne gjashte muaj pasi qe keksat jane te veshtire per tu tretur, une bebit tim ende nuk i jap keksa por mendoj se kah muaji i tete duhet perdore keksat duke ja perzier me kos dhe banane. Sa i perket orarit 3 oresh per qumeshtin, mendoj se pi mjaft dmth i arrin ml e duhura per 24 ore, por te kisha preferu qe tja ndryshosh orarin pasi qe vajza eshte rritur dhe nuk ka nevoje te pin ne cdo tri ore por pin ne kater - pese ore e atehere do ti pin sigurisht ka 20 ml e ndoshta me shume. Uroj qe bebi te jete e shendetshme dhe me jete te gjate. Kosovarja.
Diana(12 vite më parë)
Pershendetje Dona, sigurisht qe e ka ngase i jep ushqim dhe ngopet me ushqim dhe nuk pi shume qumesht, vajza ime ka pas shume probleme me qumeshtin Aptamil, barkqitje, te vjellura, etj, dhe ja kam marre pastaj Humana, ate e pin shume mire, edhe te kisha sygjeruar qe ne fillim mbase i paska vajza 6 muaj, te fillosh me 1 karrote, 1 patate, dhe nje lug te çajit vaj ulliri sepse me ja fillu me gjera te embla keksa etj nuk i hane mire mandej gjerat e njelmeta, vajzes time ushqimin e pare ja kam bere karrote me patate ashtu si te tregova, pastaj nga 6 muaj java e 2 kam fillu me kungulleshka, patelgjana te zi, brokoli, lulelaker, spanaq, etj, te gjitha vetem se ja kam bluar me blender, i uroj bebit jete te gjate.