Ela, nuk eshte e domosdoshme qe te shtoj 1 kg ne muaj. Ta jap linkun e nje tabele qe eshte perpiluar nga organizata boterore e shendetesise:
Http://www.Cdc.Gov/growthcharts/data/who/grchrt_boys_24lw_100611.Pdf
Shiqo gjeje bebin tend ketu.. Une djalin qe nga 9 muaj e kam ne vijen mesatare..
Ajo qe do te duhemi ta pyesim veten eshte: adeshirojm femije te shendetshem apo te trashe?
fitesa alketa dhe arfiar ju falenderoj shum per keshillat e juaja,mu bebi nuk me shton1 kile ne muaj dje e vizitova dhe pediatra me tha ti shtoj qumeshtin shtes po se di se cduhet te bej ndaj kerkova keshillen tuaja ai rrin vetem ne gjoks behet shum nervoz e nderroj gjithsej 4 her ne dit ngjyren e urines e ka te hapur jo te erret plus qe une bebin e kam vetem me nje gjoks se qumeshti nga gjoksi tjeter me ka ik fare nuk me percillen gjinjt
Ela, mundesisht mos u ngut me fillu me qumesht shtese se kjo vetem sa do ta komplikoj furnizimit e gjinjve tuaj me qumesht.. femiu ka nevoje te rrije ne gji qe ti bej me dije trurit tend te prodhosh me shume se ky veq po rritet.
Se a ngopet femiu, jane ato qe te ka shkru Alketa. Shiqo a po i lage 5-6 pelena ne dite .. shiqo urinen a e ka me ngjyre te erret apo te hapur..shiqoj keto pastaj vjen ne perfundim..
Mos prit qe femiu te behet bucko. vetem le te jet i shendetshem, kjo eshte me e rendesishme se ne sjemi shtaze qe te varet shendeti jone vetem nga dhjami.
te uroj cdo te mire ty dhe bebit
Ela, shkak qe femiu rri vetem ne gji me se pari duhet te vertetohet a mund te jete ne pyetje rritja e hovshme e cila ndodh ne disa periudha gjate vitit te pare dhe deri kah 17 muajsh. Shiqo ketu, lexoje te lutem me kujdes:
Ushqyerjet/thithjet e shpeshta me qumësht gjiri
Çka janë ushqyerjet/thithjet e shpeshta me qumësht gjiri?
Ushqyerjet/thithjet e shpeshta janë të dukshme (vihen re, janë evidente, të dukshme) kur foshnja ka faza kur në vazhdimësi deri ne 3 orë apo më shumë kërkon të ushehet me qumësht. Ndonjëherë foshnjën mund ta zejë gjumi gjersa është në gji, duke refuzuar të ndalet dhe duke dëshiruar të pijë akoma edhe kur I del gjumi. Këto foshnje gjatë kësaj kohe janë kryesisht nevrike dhe të bezdisura dhe me kërkesa jashtëzakonisht të mëdha.
________________________________________
15
Keni një mbrëmje prap me ushqyerje/thithje të shpeshta?
Thithja e shpeshtë kryesisht ndodh gjatë mbrëmjeve, por mund të ndodh edhe gjatë ditës apo edhe në mes të natës. Ushqyerja e shpeshtë është shumë e zakonshme te bebet e posalindura. Ushyerja e shpeshtë mund të bëhet shumë e lodhshme (e mërzitshme); nëna dhe foshnja gjatë kësaj periudhe kryesisht bëjnë gjumin në shtratin e njejtë.
Gjatë ditës foshnja mund të ushqehet disa herë dhe të flejë në ndërkohë. Në mbrëmje prap kanë përiudhën e thithjes së vazhdueshme.
Vërejtje: Ushqyerjet/thithjet e shpeshta nuk nënkuptojnë që ju keni pak sasi të qumështit! Ushqimi shtesë me formula do ta bëjë që trupi juaj të prodhoj më pak qumësht gjiri. Vazhdimi me bindje I këtyre ushqyerjeve të shpeshta aq sa kërkon foshnja do t’a bëjë trupin tuaj të prodhoj edhe më shumë qumësht për beben tuaj.
Shkaqet e Mundshme për Ushqyerjet/thithjet e Shpeshta
15
* Rritjet e hovshme
* Refluxi Acidik – thartira
* Furnizimi me qumësht gjiri kryesisht gjatë mbrëmjeve është më i ulët dhe qumështi i mbrëmjes nuk është aq i pasur sa qumështi i mëngjesit.
* Foshnja mund të ketë nevoja të shtuara për thithje gjatë mbrëmjes.
* Gërçat po ashtu mund ta bëjnë foshnjën të kërkojë të pijë më shumë
* Nganjëherë rrjedhja e qumështit ngadalësohet gjatë mbrëmjeve.
* Ushqyerjet e shpeshta kryesisht kërkojnë afrim më të madh nga foshnja me nënën (ndoshta ngase nënë punon gjatë ditës)
Sa zgjatë faza e ushqyerjeve/thithjeve të shpeshta?
Varet edhe nga vet foshnja, por kryesisht zgjatë gjatë muajit të parë dhe kthehet herë herë gjatë fazave të hovshme të rritjes: në afër 3 muajsh, 6 muajsh, etj.
Këshilla për Nënat që kanë foshnjen me kërkesa për Ushqyerje te Shpeshta
* Dërgoje foshnjen tek pediatric për kontrollë që të sigurohesh që foshnja nuk ka problem me thartirën – refluksin.
* Përgaditu për ushqyerje/thithje të shpeshtë në qoftë se e di në cilën kohë gjatë ditës foshnja kërkon më shpesh të ushqehet/thithë…përgadit ushqim para asaj procedure.
* Ushqeje bebin gjersa e mbanë në mbajtëse afër vetes; kjo të krijon lehtësim të bësh çfarëdo tjetër gjersa foshnja ushqehet. Kjo po ashtu ndihmon në qoftë se foshnja është më nervrike, më e parehatshme.
* Bëjë diçka gjatë kohës kur foshnja ushqehet ashtu që të mos mërzitesh, lexo ndonje revistë, shiko ndonjë film apo fol në tëlefon.
* Mbështjellja e foshnjës mund ta qetësojë për gjidhënje.
* Ushqeje sipas kërkesës; Mos bëj ndonjë orar për ushqyerje sepse kjo mund ta bezdisë foshnjën tuaj dhe t’a humb rehatine më shumë.
Ushqyerja e shpeshtë e bebeve të posalindura është një gjë e përkohshme dhe të mësosh rreth saj dhe ta pranosh këtë do të jetë shumë e lehtë për ty dhe do të ndihmoj që ta shijosh dhe të kënaqesh më shumë me përvojën e gjidhënjes.
Ushqyerja e shpeshtë e foshnjeve mund të jetë edhe më e mirë për nënat që kthehen në punë, ngase ato foshnje flejnë më gjatë përgjatë natës. Nënat po ashtu mund t\\\'a përdorin këtë peiurdhë që të lidhen më shumë me bebin.
Ela sigurohu mire njeher per ate se a i mjafton qumshti i gjirit pastaj vendos per formul , cila eshte mosha e bebit , une te preferoj ta lesh bebin sa me shume ne gji dhe ta shikosh a po shton mire peshe nese shton mire ushqeje vetem me gji e nese jo cetem ateher mund te shtosh formula , e sa i perket asaj se cili eshte qumshti formula me i mire mund te them aptamili sidomos per bebet qe ushqehen edhe me gji , mos nxito per formula por as mos e ler bebin te hup pesh, suksese
Ela, a po qan femija kur e largon, a po te fryne, a po te shtrengon gjoksi, a po han mjaftueshem, a po konsumon lengje mjaftueshemn, a thith apo vetem rri ashtu sikur mashtruese e bene gjirin???? a po e lag pelenen pika e pare femija, a po qan kur e largon edhe pse e mban nje kohe te gjate, a rrin duke thith tere kohen, bene glluk glluk kur perbihet ne fillim, i del qumesht anash buzeve ap[o dhe vetem i duket qumeshti anash???? keto sqaroje me pare, eeee pastaj pluhurin ja ofron kur te dush, porrrrrr gjirin jo meeee.
Pershendetje nena a mund te me rekomandoni nje qumesht formul te mire bebi im kerkon te rri vetem ne gji mos eshte ky shkak i mosngopjes?