Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Gjatesia e vajzes
mirmbrema nena gezohem te jeni mire ju edhe bebushat tuaj. kam nji pytje per nenat qe kane vajza afersisht 3 vjec rreth gjatesise te vajzes. me 20 tetor vajza ime mbush tre vjec dhe gjatesia e saj eshte 93 cm. po vajzat tuaja a mund ta di si shkojne me gjatesine ju flmd.
Ana Laura (13 vite më parë)
Ana Laura (13 vite më parë)
Amalia flmd uroj qe cdo gje te shkoj ashtu sic deshiron ti, dhe une, dhe te gjithe nenat per femijet e tyre.
Louisa ~<3 (13 vite më parë)
Po shume mire e ke vajzen, gjatesi mesatare, as te me te gjatet, e as te me te shkurterit. Ne moshen 10 vjeçe mund te i behet nje fotografim dhe dihet se sa ka me u rrite. Vajza ime mendohet te behet mbi 180cm, gje qe eshte shume, dhe pediatri ka thene qe ne moshen 10 do e dergojme te nje specialist, ku dihet se a ka me u rrite, dhe nese parashikimi eshte mbi 180cm me ja ndalu pak rritjen, qe mos me u rrite me shume se 178. Ama uroj qe vet nga natyra te mos rritet aq shume, se nuk me pelqen as nderhyrje me i be.
Ana Laura (13 vite më parë)
flmd shum per pergjigjet. sipas linku nga doktor shq per femije vajza eshte mire per gjatesi qe ka tani po ama kur shoh kalamaje te huaj ne pergjithsi shumica vin me te gjate.sigurisht qe luan shum rol gjatesia e prinderve,ama edhe ktu prapp ka shum perjashtime si psh vlllai dhe mtrat e mia jane shum te gjate.megjithse prindrit e mi jane te shkurter gjithashtu kam lexuar qe ne kte moshe luan shum rol edhe calciumi qe merr fmia nepermjet ushqimeve qe kan shum calcium si qumshti kosi djathi sardelet etj etj. po doktoret ktu ama kur i pyet thon shum mire shkon vajza mosu bej me fiksime.
Dita Rrustemi (13 vite më parë)
Ana laura djalin kur e mata30muajsg ishte98cm dhe kishte18kg...me se miri shiko ketu ke mundesi me ndjek peshe gjatesi se ne cfar niveli gjindet vajza yte te mesem ulet ose larte....mirpo ketu mvaren edhe disa faktore si trashegues nga prinderit familjaret,ushtrimet sportive ushqimi,cfar madhesie ka lindur etj...u befte si eshte me se miri dhe e hajrit....
eldisa (13 vite më parë)
vajza ime ne maj beri 2 vjeqe at muaj ka qen 93 cm ama gjatsia varet se kujt i ngjan un me gjith burr jemi shum te gjat dhe vajza normal do behet sa ne ..
*anika* *2* (13 vite më parë)
Alketa edhe un si ti kam qene mire por u rrita vetem deri ne klasen e 7 jam 1.67cm me vllaun kemi 17muj diferenc kemi qen te barabart dmth ai ka qen I shkurt per moshen e vet plus mashkull por ai u rrit ne vitin e par te shkolles se mesme tash eshte 1.90... ana laura un nuk e di sa cm duhet ti ket qika per moshen kqyr ne fletoret e femijeve shkrun gjatesia mesatare disa femij jane me te gjate e disa mw te shkurt
(13 vite më parë)
Ana, sa je e gjate ti dhe sa eshte burri??? Nese jeni mesatar 1.60-1.70 as vajza me teper nuk do shkoje, kshtu qe mestatarja e saj do jete 1.63 kshtu perafersisht. Une e kam vajzen 3.5 vjec tani eshte 104 cm. edhe pse une sjam e gjate 1.60 por nga ana e burrit jane qe te gjithe mbi1.75 deri ne 2.10 e t5ash nuk e di. Kshtu dhe une sa kam qene deri ne klasen e shtate kam qene me gjatesi shume mire, por qe nga futja ime ne pubertet u ndala se rrituri :-((. Keshillohu me mjeken, dhe disa ushqime mund te ndikojne pak a shume ne gjatesi sipas disa hulumtimeve.
Louisa ~<3 (13 vite më parë)
Varet sa jane prinderit e gjate, ashtu behen edhe femijet. Ne moshen 3 vjece (36 muajshe) gjatesija te vajzat eshte 87-103cm. Vajza ime me 24 muaj ka qene 93cm, ama mjeku ka thene k ka ngja babit saj per gjatesi

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?