Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Jam shum e merzitur nena :*(
Me 12 tetor u beh3n 1 vit qe abortova femijen tim te par aq shum se u gezova qe mbeta shtatzen edhe nje her me shum u merzita qe e humba :*( . Jam shhm e merzitur nena veq sa ne erdhen menstruacionet mu vonuan nje dit sa fillova te gezohem se mos ndoshta kam mbetur por jo :( si qdo muaj e zhgenjyer, me 12 i mbush nje vit qe abortova dhe me 13 e kam ditelindjen time :*(, jam lodhur nena mbesoni jam lodhur qdo muaj tu shpresu se do mbetem shtatzen me lot ne sy po ju shkruaj qdo her e me shum zemra po me shkatrrohet :*(, veq e pyes vetem kur do te mbetem vall shtatzen kur do ta mbaj ne dor engjullin tim pasi qe nje ma mori zoti per veti po i lutem te ma fal nje mua :( do ta ruaj dhe dua m3 gjith shpirt :(((((
Erla Laa (13 vite më parë)
Arbnora ... (13 vite më parë)
Sabina me preku shum rasti yt,gezohem shuuum qe qenke shtatzane e te uroj shtatzani te mbare dhe femij te shendetshem.Rasti yt eshte fakt qe sbon mu dorezu kurr se qdo e mire ndodh bash kur ne nuk e presim,Zoti e din me se miri se kur eshte koha e duhur per gjithqka.
Citomegalo 898 (13 vite më parë)
une deshtova heren e pare dhe me kaluan 3 vite e nuk mbeta shtatzene.pas ne vitin e 4 mbeta dhe deshtova perseri,u merzita qava por nuk zgjidha asgje se ate e ka zoti ne dore,ishalla na i gezon zemrat te gjithave neve qe kerkojme femij.
(13 vite më parë)
Sabina edhe un 2 muaj para dasmes abortova tash jam 37 jav shtatzan beso qe historia jote me Preku shum dhe mu gezua zemra qe qenke shtatzan ishalla e qon mir deri ne fund duhesh vetem Te besosh ne zot ai ka femi per te gjith vetem me ba saber edhe un jam qik hastreti skam as vlla aa moter jam e vetme e kam babin dhe njerken sepse nena Ime me la kur isha 1 vjeqe po ndoshta do zoti me ma fal femijes nje vajz qe tme behet si moter te prsh shumm
Sabina Demiri (13 vite më parë)
kur isha 20 vjec mbeta shtatzen me njeriun qe un e doja nderkoh qe familja ime dhe e tij nuk donin te jemi bash.. pas shum mundimeve u pajtuan me faktin qe ne nuk ndahemi dhe caktuam daten e dasmes.. mbasi i rregulluan te gjitha un humba fmine 1 muaj para dasmes, ishte tmerr per mua.. 4 vite me rradhe u mundova te mbetem shtatzen nuk lash mjek pa shkuar nuk lash hoxhe e pop pa shkuar askush nuk mundej tme ndihmoj, perseri cdo muaj fillonte cikli..u dorzova ventosa te mos caj me dhe te pajtohem me faktin qe kurr nuk do te behem nen dhe vendosa te adoptoj fmije.. nderkoh humba vjehrren dhe gjeta pun shum dinamike dhe te lodhshme dhe humba vuajtjen.. pas 5 muajve ne nje udhetim te punes u bera shum kec dhe u ktheva ne shtepi dhe verejta se cikli mu kishte vouar per 10 dit.. e pashprese shkova ne gjinekolog te shoh pse me ka ndodhur ky crregullim dhe ai me thot ce nuk eshte crregullim mirpo nje krijese po rritej ne barkun tim :) ishte moment i paharruar :))) tani jam 9 javeshe dhe jam shum e lumtur... ndoshta ju kam lodhur me gjith kete shkrim mirpo vetem desha tju tregoj qe te harroni te kaluaren qe tju ndris e ardhmja :) ju deshiroj cdo te mire
Fitesa * (13 vite më parë)
Erla, ke shume te drejte qe merzitesh, eshte shume normale te kesh malle, t\'a paramendosh se si do te dukej, sa do te ishte tani, etj etj. kjo neve si njerez na karakterizon dhe kjo na dallon shume. Por mundohu qe edhe mallin edhe merzine ta mbajsh nen limit, ta mbajsh nen kontrollen tende.. jepja vetes nje kufi deri ne sa mund te merzitesh.. ipja vetes 10 numra, deri ne 5 eshte normale me u merzit,,.. cdo gje mbi 5 pastaj behet shume. Ti vet mundesh me mate, ti vet mundesh me kontrollu. Une jo me 12, por me 8 Tetor, i bej 5 vite nga lindja e pare e bebit tim i cili ate dite edhe shkoi ne vendin me te mire te mundshem. Shkoi ne Parajse, ne ate vend qe ne me mish e me shpirte po luftojme ta fitojme.. Ai shkoi atje pa asnje mund dhe me asgje asgje asgje sdo ta kisha bere kthimin e tij nga atje apo ta zavendsoj me dicka tjeter. I madhi Allah keshtu ka desht dhe skam asnje dyshim qe keshtu eshte me mire. Edhe une permallohem per te, e mendoj si mund te jet.. po po si mund te jet ai,, se ajo bebe eshte atje, dhe shpresoj me cdo qelize timen, qe nje dite ta takoj atje, ta perqafoj.. dhe te cmallem me te. Edhe ti e dashur, ti je nena e asaj bebe, ajo eshte femiu yt.. dhe asgje asgje smund ta ndron kete fakt. Nje dite, me emer te Zotit do te takoheni.. dhe gjersa ti je ne kete dynja, ai/ajo lutet per ty qe te besh durim dhe te shpresosh ta takosh.. Mundohu me u marr me veten, mundohu me zbulu ndonje interesim tjeter qe nuk e ke pas deri tani.. bej dicka te re qoft ne shtepi, qofte nga interesimet tua, zbulo dicka tjeter qe do ta humb sado pak vemendjen nga cikli... ok?
Dinaaaa ....... (13 vite më parë)
Erla po ta tregoj nje rast nje nuse te familja ime i ka abortu 5 femij ka 7-8 muaj se nuk ju zhvilloke fmija e tash e ka nje vajz ka lind bineq nje djal dhe vajz po djali i vdiq edhe ju nena mos u merzitni shum se nuk ban mos i mbani mend veq aty se me keq eshte se zoti ka per krejt femij
Rina Rina (13 vite më parë)
a mundesh te luftosh me zotin jo kurrsesi keshtu qe ti duhet ta marresh veten nuk ben ta humbesh shpresen se edhe une keshtu isha mirpo nese don ti te mbetesh shtatzen largoje stresin qe s po mbet i thuaj vetes stop spo du mo edhe do te mbetesh shtatzene a siq po ben ti kurr nuk do te mbetesh shtatzen
Arbnora ... (13 vite më parë)
Pershendetje Erla,zemer sje e vetmja qe ke humbur femij edhe une kam abortu ne muajin korrik te ketij viti dhe normalisht qe u merzita shum por e kam mbledh veten dhe kam vendos mos me u merzit se sfitoj asgje prej merzis dhe stresit.Kam kryer rregullisht kontrolla te mjeku e kam percjell gjendjen time dhe jam shum e lumtur qe gezoj shendet te mire.E di qe e perjeton rende por prap seshte zgjidhje me u merzit aq shum zemer,keshtu e demton veten.Mundohu te jesh e qete,mos e merr shum me stres se keshtu e veshtireson procesin per me mbet shtatzane.Shum femra kane abortu por sot kan femij e jo vetem nje po me shum keshtu qe sbon me u deshperu por fillo mendo pozitivisht,dil shetitu merru me naj aktivitet qe te pelqen ty.Percjelle separi gjendjen tende shendetesore,me ndihme te mjekut ti e kupton kur ki ovulim dhe dal ngadal gezohesh edhe ti dhe gjith ne qe kemi abortu me femij te tjer.Te uroj qdo te mire e dashur.
Erla Laa (13 vite më parë)
Ohh ju faleminderit nena per kto fjal,boll bre po mundohem me largu nga mendja por prao se prap me sillet neper mendje po shnosh ishalla zoti me gezon sa ma shpejt mua dhe tgjitha nenave qe po presin te mbesin :(,
(13 vite më parë)
erla pershendetje....un nga pervoja ime do te keshilloja qe te hiqje mendjen mundohu te harrosh daten e ciklit thjesht mos prit,dhe nese cdo gje esht ne rregull do e shohesh qe do kesh sukses
(13 vite më parë)
Erla me vjen keq e dashur por a mendon qe ka me keq ti e din qe mund te besh bile por ato qe smujn me ba fmi kurr duhesh me bo durim e un qe i kam abortu 2 masi 1 vjet e gjys kam Mbet tash jam ka fundi krejt grat me thojshin pse moj mo spo jet shtatzan a e din qysh e kan shqiptart i thoja kur dojn zoti ateher kam hec naper mjek shum se kam pas shum infektim 1 vjet naper mjek tu hec secili ma bojke ski nevoj me ardh ma si ti perdorsh qito ki Me mbet walla hiq smbetsha qishtu tu i ndrru deri dikur ma se mekt mthojshin mir je kejt edhe burri edhe ti diku mu merziten mjekt thash un sjam per Mjek kur dojn zoti um fal e qita krejt rrafsh qateher mbeta pa shku te asnje mek zoti deshti edhe ti mbeshtetu ne zot dhe mos i mbaj ment veq aty me fal e zgjata te prsh
Era A A (13 vite më parë)
Erla ate qe vuan ti per momentin e vuaj dhe une ... ti paske humbur nje ndersa une i humba dy ... por e kemi me kot sa do qe do merzitemi ... mbeshtetu te allahu dhe shpreso dhe ki durim sepse nuk kemi zgjidhje tjeter ...
Dafina A A (13 vite më parë)
Po te kuptoj shume mire, e njejta me ka ndodh mua, isha aq e lumtur saqe ajo lumturi m\'u kthye ne zhgenjim. Ka 6 muaj qe kam abortu dhe prej asaj dite une nuk kam buzeqesh, nuk ka dite qe nuk qaj..Por nuk duhet me be ashtu, thone se demtohet barku kur qan shume edhe nuk mundesh me bo femi kohe te gjate..Ki besim te Zoti sepse Ai ka per te gjithe, vetem lutju Atij edhe besom qe ka me te gezu... Uroj me shpirt qe muajin tjeter te mbetesh shtatzene. Degjom mua dhe mos u merzit kaq shume, mundohu me mendu pozitivisht..

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?