Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Per te posalindurin

Pershendetje nena un kam koh te lindi edhe 1 muaj mirpo po du mja ble bebes qe nga tash setin e shamponave edhe pampersat?A mundeni tme tregoni se cila firm osht ma e mira e shamponav edhe e papmpersave.Gjithashtu nspital me veti qfar lloj qumshti duna me marr per beben?

Tina Tina (13 vite më parë)
Fitesa * (13 vite më parë)
Tina e dashur, in shaa Allah edhe ky muaj te shkon mire e mbare dhe lind e rrite bebush te shendoshe. Tina, gjeja kryesore qe duhet tia thuash vetes eshte se do te kesh qumesht dhe ta ushqesh jo vetem 3 muajt e pare sepse deri ne 2 vite cdo dite eshte e rendesishme dhe ate duhet ta kemi synim per femijet tone.. Mendimi pozitiv, bindja e vetes, deshira, stimulimi i hormonit per prodhim te trurit behet vetem duke menduar dhe deshiruar dhe duke qene e vendosur se do ta ushqesh me gji. Prandaj, mos bej ksi kalkulime.. bebi diten e pare te lindjes e ka lukthin sa nje qershi, prandaj nuk ze me shume se 5 ml, Eshte shume e rendesishme qe femiu qe ne lindje se pari te pije kulloshtren e nenes e cila i gjason nje lengu pa ngjyre, duket si uje. Por eshte shumeeee i rendesishem.. eshte vaksina e pare qe duhet ti ipet femiut. Prandaj, ti duhet te mendosh qe sapo te lind femiu ti do ta ofrosh tek gjinjt dhe do te ngreh kulloshtren apo edhe ti mund te fillosh me duar apo me nje pompe manuale ta stimulosh qumeshtin tend. Formula eshte dhe duhet te jet opcioni i fundit.. Ne qofte se ke ndonje gjidhenese ne familje, bisedo me te qe te te siguroje disa ml qumesht gjiri qe ne rast se nuk do te kesh ti, do ta sjelle ajo dhe do e ushqesh bebin me qumesht gjiri.. Opcioni tjeter, dikush aty ne spital nga nenat do te ket.. prap eshte me mire ta marresh nga nje nene njeri per bebin tend njeri sesa te shkosh menjehere me opcionin e qumeshtit formula me permbajtje qumesht lope. Po ashtu, para se te mendosh a mos nuk do te kesh qumesht mund te mendosh qe femiu mund te rezultoje alergjik ndaj qumeshtit formula dhe pastaj paraqiten edhe shume me shume probleme. Gjasat qe te jene alergjik ndaj qumeshtit te nenes jane shume shume shume te vogla, ne krahasim. Tina, nuk e di cili besim i perket dhe nuk dua te imponoj asgje vetem desha ta theksoj qe ne traditen Islame, keshille nga pejgamberi ishte qe bebit te posalindur ti preken buzet me hurma te fresketa e cila me embelsine e saj do i shtoj sensin e thithjes bebit dhe do ia pushoj dhimbjet e prerjes se kerthizes apo tani ne kohen tone qe i therin per ti marre gjakun per analiza.. Jane bere edhe hulumtime shkencore (studimi \"The analgesic {pain killing} effect of sucrose in full term infants :a randomised controlled trial\" nga Nora Haourari, Christopher Wood, Gillian Griffiths dhe Malcolm Levene) mbi kete gje dhe jane vertetuar qe permbajtja e fruktozes dhe glukozes si solucion qe iu kane dhene 30 femijeve ne 2ml nga 25% ose 50% sukroze, kane qajte me pak, rrahjet e zemres iu kan kthy shume shpejt rrahjeve normale dhe kan ndi rehati me shume se sa 30 femijeve te tjere qe iu kane dhen vetem uje te thjeshte. Sidoqofte, ti duhet te mendosh pozitivisht dhe te ndihesh rehat dhe e lumtur qe do ta kesh bebin ne dore se shpejti in shaa Allah..
Selma Dijar ♥♥♥ (13 vite më parë)
tina sa per qumsht te gjirit besoj ce ki me pas un te dy fmit nuk kam mar kurfar qumshti me veti por ti sit linde shtine femin ne gji edhe te vjen gjini me ac sa ki ne fillim femija ngopet vec duhesh me shti ma shpesh qe met ardh qumshti mos provo bjher me qumsht shtes shpresoj qe ki me pas qumesht e rrit me qumshtin e vet se ska ndjen ma te mir se me pas ne gji femin
Linda Linda (13 vite më parë)
Tina nuk do te thot qe i ki gjinjet e vegjel ski me pas gji e ti nese fillon me shishe ather bebi mundet me ta lon gjirin edhe sa ma shum te thith bebi aq ma shum tvjen qumahti.sa per shampo un ja perdori djalit bübchen shamponin vajin dhe kremin e fetyres ndrersa pampersar ja perdori pampers dry e kremin per byc ja marr mama aua thirret ja blej ne apotek klm
*anika* *2* (13 vite më parë)
Qumshti hipp kushton 5.60 po me doket nuk ka shkrime serbisht i ka ne shqip
Tina Tina (13 vite më parë)
ncnc deshprim oj Abesa me kto kushte te veshtira nkosov ne mundohemi me lon veten diqka keq e mja ble bebes senet prej firmave mat shtrejtat e nks prap se prap mi marr fallc tmerr.pom doket qe krejt produktet qe shkrujn mbrapa gjuhen serbe jan fallco.do ti shikoj kto produktet e hipit qfar ambalazhe kan mrapa.po kjo firma mustela prej nga eshte ku mund ta gjej.E sa per wumsht gjiri ishalla kam oj nena bile spaku 3 mujt e par.
Rajana...... Thesari Im (13 vite më parë)
Haha tina mos ta nin qe i ki tvogla si dihet nuk mvaret nga madhsia ishalla ki qumesht gjiri se ska ma knaqesi .... a sa per produkte te hippit une nuk jetoj ne ks se di sa jan atje..
*anika* *2* (13 vite më parë)
Prodhim turk edhe nuk ndryshon kurgjo prej pampers pampersi ne ks ish shume kualitet ma I dobt se vendet tjeraa me krahasu me pampers te londres po tvike gjynah qysh me I dhon qaaq pare per 1paketim meqense per bebe te posalindura sjan shtrejt ska lodhje sa e ke madhesin e gjoksave gruja e djalit te agjes osht shume e dobt e ska pothuajse hiq edhe djemt mbipesj I ka pas prej gjir djali 3muj i saj i ka pas 8.600gramit
Tina Tina (13 vite më parë)
rajana sigurisht qe du mi dhon qumsht gjiri po sbesoj qe kam me pas se gjinjt i kam shum te vegjel edhe qqe diten e par te lindjes.ndoshta skam gji andaj me qfar ta ushqej.e kto te hipit ku mund ti gjej dhe sa kushton preafersisht qmimi i setit.Abesa kjo can bebe qfar prodhimi osht a e din.
(13 vite më parë)
Un kur vi ne ks ja perdoei active baby ishin shum tmire e ne fillim kur ka lind ja kom perdor libero.. e shamponat becollino
*anika* *2* (13 vite më parë)
Tina un shampo kremra etj krejt ja kom perdor mustela e pampersat ne fillim ja morra te pampers po ma bonen alergji mu dasht me ja ble can bebe
Rajana...... Thesari Im (13 vite më parë)
Tina a sdon me i jep bebit qumesht gjiri aa? Une shampot .vajrat.kremrat vajzes ja perdori nga hipp pampersat e pallomat nga pampers

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?