Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Pse bebi im nuk po e pi qumështin?

Te dashura nena ne radhe te pare ju uroj ju dhe femijeve tuaj jete te lumtur e mbi te gjitha shendet. Jam nene dhe kam nje djale 4 muaj e 1 jave. E ushqej me qumesht artificial BEBA Pro. Me pare e ka pire shume mire, mirepo kohet e fundit nuk po e pi qumeshtin, nga 2 dite kam filluar qe ta ushqej me karrota, drithera, mirepo nuk po ha shume, ajo qe me shqeteson se nga 2 dite nuk po pi fare qumesht, jam shume e shqetesuar, me zor nga 50ml cdo 5 ore, nuk di cfare te bej ju lutem nena te dashura a ju ka ndodhur kjo me femijet tuaj, ju lutem me tregoni se cfare keni bere? Pres pergjigjet tuaja, ju pershendes cdo te mire.

Njomza (15 vite më parë)
Mimoza (15 vite më parë)
Pershendetje Njomza. Provoje nderoja qumeshtin se edhe une ne fillim i kam dhene djalit Beba Pro. Tani fillova ti jap Aptamil dhe djalin e kam shendoshe dhe e pin. Te pershendesss.
Jeta (15 vite më parë)
Pershendetje Njmoza, se pari te uroj cdo te mire dhe djalit tend rritje te mbare, une i kam 2 femije, djalin e kam tash i ben edhe nje muaj 3 vjet, ndersa vajzen e kam 2 muajshe, me djalin kam pas problem me gji, kam filluar ta ushqej qysh se ne muajin e 3 qe i ka ba, i kam dhane supe me buke, i kam dhane griz, patate te ziera, karrota, por ka qene mire me shendet qysh se kam filluar ta ushqej, edhe me vajzen e kam po te njejtin problem, kjo ende e vogel por i jap çaj, edhe qumesht formule, qumeshtin nuk ma pin fare, i jap te pakten nja 8 luge te vogla qumesht, se cucullen nuk ma merr, e kam edhe ne gji por nuk kam gji te mjaftueshem, i ti ban vajza ime 3 muaj kam me filluar i jap griz, qokolino, banane, e ti per djalin tend vepro si une si kam vepruar per djalin tim, te uroj cdo te mire ty po ashtu edhe djalit tend rritje te mbare.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?