Pse nuk lejohet perdorimi i qumeshtit te lopes para 1vjec?
Ekspertët e ushqimit paralajmërojnë se nuk duhet ti jepni qumësht lope foshnjave pasi ai është shumë i kripur. Qumështi i lopës përmban 4 herë më shumë kripë sesa qumështi i gjirit. Kujdes, nëna të reja! Është më mirë të mos i jepni bebeve qumësht lope deri sa të bëhën 12 muajsh! Nëse do bënim një krahasim, përmbajtja e kripës në qumshtin e gjirit është 15 mg për 100 ml, ndërsa tek qumështi i lopës është 55 mg për 100 ml. Nëse foshnja juaj pi rreth 750 ml qumësht lope në ditë, do të marrë 385 mg kripë, dhe kjo sasi është gati gjysma e sasisë maksimale të kripës që një bebe duhet të marë në ditë nën moshën 1 vjec.Ata këshillojnë se për fëmijët që konsumojnë qumësht lope dhe jo qumësht gjiri të ulin sasinë e kripës të paktën tek ushqimet e tjera.Në përgjithësi, ekspertët, të cilët zbuluan sesa me kripë është formula e qumështit të lopës, thonë se konsumimi i lartë i kripës mund të shkaktojë probleme shëndetsore tek fëmijët. Një sasi e madhe kripe në regjim rrit presionin e gjakut dhe shkakton crregullime në veshka.Shkenctarët i këshillojnë nënat t’u japin fëmijëve qumësht gjiri ose përzjerje të vecanta, por jo qumësht lope. sasia shumë e madhe e qumështit të lopës për foshnjat bart edhe rreziqe të caktuara sepse një sasi e caktuar e mineraleve në qumësht parandalon absorbimin e vitaminave dhe mineraleve të tjera si hekuri.“Kur hekuri futet në organizëm, nuk bën të konsumohen ushqimet që parandalojnë absorbimin e tij, dhe këto janë qumështi dhe produktet qumështore. Kështu kur bebeve më të vogla se një vit u jepet për së tepërmi qumësht shkaktohet mungesa e hekurit, respektivisht anemia”, qumështi i lopës nuk rekomandohet t'u jepet bebeve më të vogla se një vit. Mungesa e hekurit shkakton lodhje, dobësi dhe humbje të apetitit.Doktor Harun Tepeli ka thënë që bebeve të cilat janë ndalur së ushqyeri me qumështin e nënës mund t'u jepet jogurti në vend të qumështit, dhe që jogurti nuk bllokon konsumin e hekurit në masë të tillë si qumështi.
Ada pediatri prej pediatri dallon mu pediatri djalit tem mpat than asesi mos me i jep qumsht tetrapak djalit pa i bo 1 vjet e as ushqimet mos mja pergadit me qumsht tjeter perveq qumsht gjiri ose me qumsht formule qumshti lopes nuk ka hekur e bebit i nevoitet hekur ateher na kan jep qumsht lope se skan pas kushte me na ble extra qumsht per bebe edhe sdi a ka pas ksi lloj qumshti formul si jan tash
Ada flm per infon mua pediatri mka thon qe prodhimet e qumshtit bon mi perdor ndersa qumshtin jo deri ta bon nje vjet.edhe mu nuk me dukete arsyshme me perdor se tash kemi zhgjedhje tjera per qto.qe nuk kan gji ka qumsht formile lloje te ndryshme.
Seriozisht nuk po din njeri qa me besu perpara pa keqkuptime para do dite kesh te pediatri edhe eshte nje pediatre e njoftur shume per te mire mtha perdori djalit pergatitja senet me qumsht normal pa pike problemi edhe un pi thom a bon a pi kallxoj e kom ngji edhe plus e ushqej djali i ka 6 muaj e gjysme pa problem tha pergatitja senet me qumsht alpsko tash spo di
Nena te dashura kush ka qumesht gjiri ta ushqej femijen me qumshtin me kurues ne bot. Me te mirin qe ka kriju zoti. Qumshti juaj i ploteson mesemiri nevojat e foshnjeve tuaja. Te pakten deri nje vjec. Kte info e postova ne sens sensibilizimi per nenat qe ushqejn te vegjlit me qumsht lope sepse ashtu jemi rritur ne dhe te patet tane. Atehere nuk jan ber keto analiza. Dhe gjith te kqiat vin nga padija.