Pershendetje nena te dashura, deshiroj ta di mendimin tuaj se a mund ti jap bebes sime te posalindur qumesht nga HIPP-i dhe njekohesisht edhe qumesht nga gjiri, sepse qumeshti i gjirit nuk me mjafton por kam frike se nese i jap dhe qumesht nga HIPP-i nuk do e pije me qumeshtin e gjirit?
Anita(15 vite më parë)
Anesa(15 vite më parë)
Pershendetje Anita, une per vete e kam situaten e njejte, se kisha gji te pamjaftueshem, edhe e ushqeja edhe me qumesht gjiri edhe formula.
Se pari ja jepja qumeshtin e gjirit gjersa e shprazte, pastaj ja jepja shishen me qumesht formule (cilindo lloj qe e perdore) me shishe, dhe asnjehere nuk ma ka lene gjirin.
Te dyja pa problem i ka konsumuar.
Te pershendes duke te uruar mbaresi, ty dhe bebit.
Mimoza(15 vite më parë)
Pershendetje Anita une tani e kam djalin 4 muaj. Ditet kur e linda nuk kisha fare gji. Vetem ngapak. 2 jave e provova ashtu dhe nuk me erdh gjiri. Tani kam provuar me Aptamil dhe menjeher e ka pire dhe me asnjehere gjirin nuk ma ka marr. Keshilla ime eshte provoje edhe pak mbaje ne gji, nese e shikon se beba eshte e uritur dhe deshiron te pij benja nje Fenchel Tee. Eshte nje gje shume e mire per femijet vetem 50 ml. dhe nese eshte e uritur ajo do e mbaj te ngopur. Dhe ketu mund ta vertosh bebes tende i del qumeshti i gjirit apo jo. Nese rehatohet dhe flen per 3-4 ore te tera pasi te pij cajin dmth e ke beben e uritur dhe menjehere filllo me Aptamil Pre. Ky eshte sikur qumeshti i gjirit. Me kane thene mjeket ketu ne Gjermani tani pasi ti ben femija 2 muaj do fillosh me Aptamil 1. Respekte dhe urime per beben.
Anita (15 vite më parë)
Faleminderit shume per keshillat e juaja, ju jam shume mirenjohese, suksese dhe shendet per juve dhe bebet e juaja.
Lina(15 vite më parë)
Pershendetje Anita, urime per beben e lindur dhe paste shendet te plote. Mund ti japesh qumesht Hipp por se pari vere ne gji qe te pije aq sa ke e kur e sheh se nuk ka me gji ja shton formulen, por asesi mos i jep formule se pari e pastaj gji, keshtu kane sugjeruar edhe mjeket se pari gjirin e pastaj shtesen. Te uroj cdo te mire.
Fjolla(15 vite më parë)
Pershendetje Anita. Po mundesh me i dhene pa asnje problem krahas qumeshtit te gjirit, kete lloj HiPP Pre Combiotic (Praebiotik dhe Probiotik), ky qumesht eshte pothuajse identik me qumeshtin e gjirit. Une jam munduar shume me pompe dhe e kam provuar qumeshtin e gjirit. Qumeshti HiPP Pre Combiotic e ka shijen origjinal sikurse qumeshti i gjirit. Mundesh me provu edhe vet dhe ki me u bind. Pershendetje nga Viena.
Kosovarja(15 vite më parë)
Anita, urime per bebin e mos u shqeteso se te gjitha rregullohen. Te sygjeroj qe kete vendim le ta merr mjeku i cili e peshon bebin dhe ne baze te shtimit te peshes e konstaton se a duhet bebit ti ipet qumeshti artificial. Njeashtu edhe ti duhet ta percjellesh bebin se sa here gjate dites po laget (duhet 5 apo 6 here gjate 24 oreve te lagë pampersin). Sa i perket asaj se sdo ta pije gjiun, mos u shqeteso se nuk je e vetmja, une kam bebin 7 muaj e gjysme dhe nga fillimi e kam ushqyer me te dyjat dhe ende vazhdoj ashtu. Pershendetje dhe vetem qetesohu e kenaqu me bebin.
Pershendetje nena te dashura, deshiroj ta di mendimin tuaj se a mund ti jap bebes sime te posalindur qumesht nga HIPP-i dhe njekohesisht edhe qumesht nga gjiri, sepse qumeshti i gjirit nuk me mjafton por kam frike se nese i jap dhe qumesht nga HIPP-i nuk do e pije me qumeshtin e gjirit?