Flm shum amalia per postimin, tu e lexu fillova mu tut per veti se kaniher po pritoj mu qu prej krevetit veq se djali poa ndreq diten se sa per veti sisha qu edhe jom bo marak ma ka lshu zoti ni gjum veq me flehet sa her te qesdjalin me fjet .e ze gjumi e po bona nervoz pse un jam veq me djalin burrin e kam jasht nuk kom obligime pos djalit sdi qka po ndodh flm edhe niher
Po bre qkas na ndodh neve :-( Une po mundohem qe mos me leju mem pushtu ma shum ky depresion po nganjeher pe kam shum te veshtire.Prej se e kam perdoru mujin e kalum njefar terapije per hormone diqka,kam fillu mos me u ndje mire se kete depresion nuk e kam pas as kur kom abortu :-( Po shpresoj mem kalu sa ma shpejt mu dhe gjithkujt qe eshte ne kete gjendje.Flm shum prej teje Amalia.
Amalia flm per kete postim,se koheve te fundit as une spo e ndjej veten mire dhe kam mendu qe eshte depresion :-( dhe nuk e di as pse me ka kap kur skam asgje te keqe :-(
Terminologjia - Emërtimi depresion vjen nga fjala latine „deprimere“ që do të thotë „me shtyp“, „me goditë“, „me ndrydhë“, „me rrëzuar diçka përdhe, me goditje“
Definicioni - Depresionet janë çrregullime psikike afektive që shkojnë me humor/disponim/ të rënë. Me fjalë të tjera depresioni paraqet spostim/rënie/ të instinkteve dhe të epsheve, të cilat paraqesin shtytje të brendshme për aktivitete dhe procese jetësore.
Kohëzgjatja - Depresionet e patrajtuara (të pashëruara) mund të zgjasin nga disa muaj deri në disa vite derisa ato kronifikohen.
Shpeshtësia- Rreth 20% e të të gjithë njerëzve së paku njëherë në jetën e tyre vuajnë nga depresionet
Prevalenca gjinore- Femrat vuajnë nga depresionet më shumë se meshkujt
Shkalla e depresioneve - Sipas rastit, depresionet mund të jenë të lehta, mesatare dhe të rënda
Llojet e depresioneve
Më i njohuri është depresioni bipolar i cili përbëhet nga episodi depresiv që zgjatë dy-tre muaj dhe vazhdon si episod me mani, i cili po ashtu zgjatë dy-tre muaj. Episodet e tilla me depresion dhe mani ndërrohen në mënyrë alternative dhe si të patrajtuara mund të zgjasin për vite të tëra.
Depresioni neurotik shkaktohet nga faktorët e jashtëm rrethanorë, përfshirë këtu edhe ngarkesat psikike të cilat krijohen në mesin e anëtarëve të familjes dhe të tjerëve të cilët merren me përkujdesin e të varësuarve të cilët vuajnë njëkohësisht edhe nga sëmundjet psikike.
Shenjat e depresionit:
Shenjat kryesore të depresionit janëhumbja e pjesshme ose e plotë e aftësisë për t`u gëzuar, për të dashur dhe për tu pikëlluar
Shenjat dytësore të depresionit varën sipas shkallës dhe llojeve të depresioneve. Kështu depresivët sipas rastit vuajnë nga brengat, frikat dhe pasiguritë e tepruara lidhur me të ardhmen. Ndjehen të lënë, të braktisur, të pa ndihmuar, të pavlerë, të paaftë e të nënvleftësuar. Vuajnë nga lodhjet dhe pafuqitë trupore e shpirtërore, nga mungesa e koncentrimit dhe e vëmendjes, nga harresat, nga të menduarit e ngadalësuar, nga mendimet negative dhe pesimiste, nga paaftësia për të pasur vullnet dhe për menduar pozitivisht, për të dashur e për të bërë seks etj. Më tej ata vuajnë nga çrregullimet e gjumit, zgjuarja e vështirë në mëngjespa asnjë shpresë e vullnet. Kështu është i njohur depresioni i thellë i mëngjesit dhe i paradites, i cili zakonisht përmirësohet gjatë pasditeve dhe mbrëmjeve. Edhe humbja e oreksit, marrja e pakët e ushqimit dhe humbja e peshës janë shenja të depresionit. Dhe së fundi pjesë e shenjave të depresionit janë edhe një seri simptomash trupore si p. sh: topitjet e kokës, ndjenja e kokës së tejmbushur ose zbrazur, pengesat në frymëmarrje (lëmshi topi në fyt apo në gjoks), pengesat e barkut (topi, lëmshi në lukth), dhimbjet e muskujve të qafës të shpatullave, të kurrizit etj.
Dea me se mirti e ke me shfletu en Internet e gjen saktesisht per llojin e depresionit qe ty te nevoitet me dit.
Une kam pas derpresion gajte shtatzanise
Ne pergjithsi kam nevoj ta di vet mir jan skam pas problem as ne shtatzani as pas vetem se po du mi di nita nese ki mundesi shkrummmi ehe a osht njejt si te femra si te mashkulli ...se per mashkull po du me dit
(13 vite më parë)
Para apo mas shtatzanie,,,, ! s eka plot lloje te depresionit,,,njonin prej tynve une e kom perjetu
Cilat jan shenjat e depresionit?