Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Grupi i gjakut 0 negativ

Pershendetje Nena si jeni shpresoj qe jeni mir deshta me pyet per grupin e gjakut 0 negativ un e kam dhe me kan ber merak kto fjalt e grave me.kan then se beba ka.me.dal me pasoja un isha me kontroll dhe me tha krejt ne regull edhe bebi mir por kam me 5 e muajit ardhshem nje takim me gjinekologen time do ta pyes por jam ne merak.smuj te.pres deri ater jam ne merak.dhe me kan then se pasi te lindi duhet me mar nje gjilper brenda 72 oreve pasi te lindi ndoshta e teprova pak flm.per kohen nese me ktheni pergjigje klm nenaa..

Vali Aniik <3 (12 vite më parë)
un jam jehona (10 vite më parë)
un kam grupin e gjakut b negativ kam ba raport sum kan dha neksjon
emiljana (11 vite më parë)
burri im esht 0 negativ un apozitiv, ka ndonje problem...
Anaisi >> (12 vite më parë)
Çfarë është Rh faktori? Të gjitha grupet e gjakut A, B, AB apo 0 (zero) mund të jenë Rh pozitiv apo Rh negativ. Nëse në rruzat e kuqe të gjakut (eritrocitet) gjendet proteina e quajtur “faktori rezus”, atëherë personi është Rh pozitiv. Një numër i vogël i njerëzve nuk e kanë këtë proteinë, e cila e morri emrin në bazë të një lloji të majmunit tek të cilët është zbuluar për herë të parë. Për këtë rreth 15% e njerëzve thonë se janë Rh negativ. Shtatzëna Rh negativ Nëse shtatzëna është Rh negativ, babai Rh pozitiv, ndërsa foshnja nga babai trashëgon Rh faktorin negativ, atëherë egziston rreziku. Nëna nuk kërcënohet, por egziston rreziku për foshnjen. Nuk ka rrezik nëse foshnja trashëgon nga nëna Rh faktorin negativ, nëse prindërit janë Rh negativ, si dhe nëse janë Rh pozitiv. Mospërshtatja Rh (Rh inkompatibiliteti) Nëse në gjakun Rh negativ të gruas, arrin gjaku Rh pozitiv, ajo krijon antitrupa të cilët e mbrojnë nga ky gjak. Antitrupat e krijuar mbesin në organizmin e gruas deri në fund të jetës, duke mos paraqitur ndonjë rrezik për të. Nëse foshnja është Rh pozitive nga babai, gjatë shtatzanisë egziston mundësi e vogël që gjaku i saj të përzihet me të nënës dhe sfidon krijimin e antitrupave. Për këtë shtatzania e parë nuk është e rrezikshme. Tek përzierja e gjakut të foshnjes dhe nënës zakonisht vie gjatë lindjes. Antitrupat krijohen pas lindjes dhe nuk paraqesin ndonjë rrezik. Problemi mund të paraqitet në shtatzaninë e ardhshme. Nëse në shtatzaninë e parë ka bartur foshnjen me Rh pozitiv dhe nëse ka ndodh krijimi i antitrupave, në shtatzaninë e ardhshme egziston rreziku nëse edhe ajo foshnja është Rh pozitiv. Në këtë rast, antitrupat kalojnë lehtë përmes placentës, arrijnë në qarkullimin e gjakut të foshnjes dhe i shkatërrojnë eritricitet e saj. Shkatërrimi i rruzave të kuqe të gjakut shpie tek pagjaksia, e ndonjëherë edhe tek vdekja e frytit. Nëse foshnja e shtatzanisë e parë është Rh negativ nga nëna, nuk formohen antitrupat dhe nuk ka rrezik për shtatzaninë e ardhshme. Ndikimi i Rh faktorit në foshnja Nëse nëna në gjakun e saj ka antitrupa, ato gjithsesi sulmojnë gjakun e foshnjes. Antitrupat i shkatërrojnë rruzat e kuqe të gjakut të foshnjes. Foshnja në mitër do vuan nga pagjaksia, prandaj nuk do të ketë oksigjen të mjaftueshëm për zhvillim normal. Kjo gjendje quhet sëmundje hemolitike, Rh sëmundje apo anemi hemolitike. Rëndësia e pagjaksisë, vlerësohet me nivelin e bilirubinës në lëngun amniotik e cila merret me anë të amniocentezës. Nëse niveli i bilirubinës është i vogël, atëherë foshnjes, anemia e lehtë nuk do ti shkaktojë ndonjë dëmtim dhe shtatzania do të ndiqet. Nëse niveli i bilirubinës është i madh, atëherë egziston rreziku që të dëmtohet truri i foshnjes, dhe kjo mund të shkaktojë lindje të parakohshme. Pas lindjes, foshnjes mund ti bëhet transfuzioni, me anë të cilit gjaku zëvendësohet tërësisht me gjakun i cili nuk përmban antitrupa kundër Rh faktorit. Transfuzioni mund të kryhet edhe përderisa foshnja ndodhet në mitër. Megjithatë, kjo është e rrallë, kështu mund të parandalohet krijimi i antitrupave në gjak me titra të lartë tek shtatzëna dhe në këtë mënyrë të parandalohet dëmtimi i frytit dhe vdekja e tij. Ky esht artikulli Ketu ne portal lexoje se do kuptosh me shum
Lanika Lanika (12 vite më parë)
Valdete per shtatzanin e par nuk ka prb pastaj kur te lindesh femijun e par duhet me mar nje vaksin e nese se ke mar ka mundesi qe fmija i dyt te ket probleme
(12 vite më parë)
ohhh valdeta po duka patjeter me shku ne kontroll me kqyr a e kom marr a jo
Enda Engjellusha Ime (12 vite më parë)
Ne cilen jav jeni valdeta, a e keni shtatzanin e dyte?
Vali Aniik <3 (12 vite më parë)
Flm shum dia edhe ty lindje te leht qenke.edhe pak ka.fundi un jam ne javen e 13 klm ...
Vali Aniik <3 (12 vite më parë)
Me kan then se del femija me pasoja gentiana behet fjal per femien e dyt nese se mer pasi e linden femiuen e par pastaj i.dyti.del me pasoja me te meta per at isha ne merak gentiana..
Enda Engjellusha Ime (12 vite më parë)
Prsh valdete nuk esht kurrfar rreziku pse je 0 negativ edhe un jam 0 negativ jam ne javen e 34 kur kam qen ne javen e 28 e kam marr nje ingjeksion per mos shfaqjen e antitrupave edhe mjeku me ka dhen shum spengime per ket grup gjaku qe kam se edhe un ne fillim jom bo marak sikur ti, edhe me ka than qe pasi te lindi duhet me marr ingjeksionin, nese beba ka grupin tim te gjakut nuk kam nevoj me marr ingjeksionin, mos u bo marak ska kurfar rreziku,te uroj shtatzani te mbar bebush te shendosh
(12 vite më parë)
Cka behet nese nuk e marr ket lloj gjilpere dhe mbes shtatzan ne femijen e dyt, a asht dicka rrezik ????
Vali Aniik <3 (12 vite më parë)
Flm shum nena per pergjigjet ma hoqet merakun gjith te mirat miket e mia..
A. U (12 vite më parë)
Valdeta shoqja ime e ngusht eshte o negativ, ajo ka djalin 7 vjecare dhe 2 djem binjak 4 vjecare. 3 femijet i ka per mashalla. Nuk ka kurfar rreziku, vetem qe duhet me i mar antitrupeat(injeksionet) qe i permende po per ato te tregon mjeku kur duhesh mi mar, pa merak
(12 vite më parë)
Valdeta ooo nuk di per bes, sum kujtohet hiqq, nje vit ka kalu,. ndoshta me duhet te bisedoj me gjinekologun
Vali Aniik <3 (12 vite më parë)
Gentiana zemer a ke mar gjilper pasi e ke.lind vajzen flm per pergjigjet
(12 vite më parë)
Valdeta edhe un e kam grupin e gjakut 0 negativ, e vajza ka tjeter grup gjaku, vajza ka lind siq esht me mir, ska dal me asni pasoj, po leri fjalet e hallkut se nuk di te ndalen kurr
Vali Aniik <3 (12 vite më parë)
Flm nena shum po.shtatzanin e par e kam po kto grat me kto fjal.te stresojn shum per at isha ne merak flm shum qe me perkrahni besoni me keni lehtesu shum flm nena gjith te mirat..
Coco Chanel (12 vite më parë)
As mos u shqeteso nqs e ke shtatzanin e pare...nuk ke problem...pasi te lindesh duhet ta besh me patjeter gjelperen
Lolaa ,.. (12 vite më parë)
Valdeta ska problem kurgjo grupi i gjakut,mbas lindjes e merr nje inekcion shkaku i lindjeve te tjera po problem ska,mami jem e ka 0 negativ edhe 5 fmi te shnosh na ka lind e ktyneher bile sdi as inekcion a ka marr..te pershendes shtatzani te leht
Mira Shabani (12 vite më parë)
prsh valdeta un nuk paskem degju per ket qe thua po hiqju grave se askush se din me mir se allahi se si del bebi mbasi ka dhen gjinekologu se gjithqka eshte ne rregull atheer mos u shqets mos u streso me fjalet e grave e dashur,po per at gjilperen kush te ka than mjeku apo?
Coco Chanel (12 vite më parë)
Une e kam o- grupin e gjakut..ne shtatzanin e pare nuk ka asnje lloj problemi...duhet te besh nje analiz gjaku per te pare nqs mund te kesh antitrupa ne gjak...dmth gjaku 0- nqs bashkohet aksidentalisht me nje gjak te Cdo lloj grupi tjeter infektohet dhe nqs kjo gje ka ndodhur ta tregon analiza dhe nqs je shtazan behet diku nga java e 12 a 20 gjelpera...e ska asnje lloj problemi...nqs aborton.ben pastrim mitre apo lind duhet ta besh me patjeter gjelperen

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?