Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Si tja heq vajzes biberonet?
Pershendetje te nderuara nena,kam vajzen 21 muajshe dhe qumeshtin,ujin apo lengjet i pij akoma ne biberon.Dua tja heq,por ajo ne asnje menyre nuk pi ne gote apo shishe me pip.Si ja keni bere juve?Edhe dicka tjeter,vajza flet pak fjale,shqetesohem se kam pare femije te moshes se saj qe thone me shume:(eshte shume e zgjuar,por flet shume pak.Ju pershendes.
Anisa Gjapi (13 vite më parë)
Eraa Era (13 vite më parë)
Faleminderit anisa , gjithashtu dhe per familjen tende.
Anisa Gjapi (13 vite më parë)
Je shume e mire era,faleminderit dhe shendet per ty e vogelushet e tu:)
Eraa Era (13 vite më parë)
Ja, njera nga keto nese i gjen perdoren per trajnim dhe jane shume te lehta.
Eraa Era (13 vite më parë)
Http://www.Toysrus.Com/product/index.Jsp?Productid=10829166&cp=&parentpage=search
Eraa Era (13 vite më parë)
Http://www.Toysrus.Com/product/index.Jsp?Productid=12182149&locale=en_us
Eraa Era (13 vite më parë)
Pershendetje Anisa.Per mua ka qene pak e veshtire tia largoj vajzes biberonin por per djalin tim 15 muajsh aspak.Vajza jote eshte e rritur dhe kupton me shume dhe i kupton edhe \"hilet e femijeve\".Jam e sigurt qe ajo di te pije po te doje po ne biberon e kane me te lehte se jane mesuar me te dhe e di qe nese ti i jep goten e ajo qan , ajo e din qe ti do ia japesh biberonin perseri.Keto jane tekat e femijeve.Vajzen time e mesova avash avash, i jepja per te ngrene gjera te thata si psh patatina, ose cibuke etj ne menyre qe ajo te ndjeje etje dhe kur kerkonte uje une i jepja me pip.Nuk e di nese gjen atje disa shishe me figura dhe e kane pipin e vet shume te bute , jo nga keto qe vijne zakonisht psh tek amitat e vogla.Por jane me te trashe dhe te bute dhe ne fillim iu duket sikur biberon dhe do e ngrene lart shishen.Po kur e shohin qe nuk iu del uji, edhe jane te etur do gjejne nje menyre per ta nxjerre ujin.dmth femijet dine por jemi ne nenat qe na vjen gjynah dhe ua plotesojme tekat.Kur isha nje dite te shkolla e vajzes kisha harruar ta merrja biberonin dhe ajo kerkoi leng frutash.Une i dhashe ne nje gote plastike dhe u stresova se thosha vajza eshte e etur e nuk do pije ne gote.E ajo e mori dhe piu shume mire ne gote.Kur erdha ne shpi ajo nuk e pinte me se e dinte qe po te qante do i jepja biberonin dhe ashtu ndodhi.Merre nje pip te zakonshem dhe fute ne lengun qe ajo pelqen dhe me gisht mbylle nga siper e terhiqe nga gota.Ne kete menyre do bjere lengu .Dhe jepja vajzes te gjuha dhe ajo kur te doja ta terheqe ti largoje gishtin.Ne kete menyre e kupton qe nese thith ne te do pije leng.Ose nese gjen nga ato gotat qe jane te mbyllura me kapak nga siper dhe kane 2-3 vrime me te medha .Edhe ajo ben per ne fillim.Po kjo qe them une me pip eshte shume e mire se eshte e mbyllur mire dhe nese femija e rrotullon lengu nuk derdhet.Une ia mesova djalit kur ishte 14 muajsh , paradite nuk dinte te pinte po e bera zemren gur dhe nuk i jepja biberonin po vetem ate me pip. e ne darke ishte aq i etur saqe e mori dhe e zbuloi vete sesi te pinte.Te nesermen vajza e pa djalin tim dhe mesoi dhe ajo.Po te them te drejten ishte pak stres se qanin e me dhimbseshin .Ka shume femije qe pine direkt ne gote ose filxhan.Ti bej nje kafe per vete dhe nje kakao te lehte per vajzen dhe filxhanet ti keni njelloj.Dhe asaj do i duket vetja e rritur dhe do kerkoje vete te pije ne filxhan.Jam e sigurte qe do mesoje dhe ajo nuk ka asnje faj po duhet ti qe per 2-3 dite te jesh e vendosur te mos ia japesh biberonin sado te qaje.Une sapo i pashe qe te dy po mesonin i hodha direkt te gjithe biberonet se kisha frike mos i shikonin dhe une do e tradhetoja veten time e tua jepja.Anisa keto qe ti thashe mua mi kane mesuar terapistet e vajzes time te cilat mesojne te ushqehen femijet me nevoja te vecanta dhe nga praktika e tyre te gjithe mesojne e jo me vajza jote qe eshte pa asnje problem.Thjesht jepi gjera qe e bejne ate te etur dhe ta kete te domosdoshme te pije ne ato momente.Gjithe te mirat.
Anisa Gjapi (13 vite më parë)
Shume faleminderit e dashur era,po te pres me vone:)
Eraa Era (13 vite më parë)
Anisa per te foluren mos u shqeteso se do flase kur te jete ajo vete gati.Mjafton qe reagon dhe kupton.Per biberonin une sapo ia hoqa vajzes time 3 vjece.Normalisht vajzes time i duhej me shume kohe per shkak te nevojave te vecanta qe ka por me ne fund ia dola.Do te shkruaj perseri me gjate me vone se tani nuk po len djali te shkruaj.Me fal

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?