Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Pse kërkon të pijë beba ime gjatë gjithë kohës?

Pershendetje nena te dashura, se pari shpresoj te jeni mire te keni shendet dhe suksese ne jete. Kam nje bebe 3 javeshe dhe qan shume dhe gjate gjithe kohes kerkon te pije, i jape gji deri sa te ngihet dhe te largoj koken ai vet, por sa te behen 10 min perseri zgjohet nga gjumi duke qajtur dhe kerkon gjirin. A mund te me keshilloni apo ndihmoni se cfare mund te kete beba ime? Faleminderit.

Pranvera (13 vite më parë)
Denisa (13 vite më parë)
Pranvera, nese sdon me i jap cucell mashtruese, e foshnja ka nevoje per thithje se ajo i jep ngrohtesi, provo leja nje teshe/rrobe tonden, me arome tonde, edhe leja shume afer bebes. Kjo i jep bebave siguri.
Diana (13 vite më parë)
Pershendetje Pranvera, e kam vajzen 3 vjeqe, kete problem e kam pasur edhe une, nuk kisha pse te dal ndokun me te se krejt kohen ne gji me rinte, deri sa e kam hequr nga gjiri e kam pasur kete problem, ne shume lexime e studime qe jane bere eshte cekur se bebat nese bejne keshtu atehere kane nevoje per afersi, per ere te nenes ose jane te urritur, por nje gje eshte problem ketu se nuk ta lejon gjinin me u mbush, ushqimi me tu perpunu, provo ti japesh cucell mashtruese qe mos te jete e veshtire per ty krejt kohen ta kesh ne gji.
Jeta (13 vite më parë)
E nderuar une kam djalin 8 javesh dhe njejte kerkon tere kohen me pi, bile ndonjehere edhe kur nuk pin don me ia lane gjirin afer faqes, perndryshe zgjohet e qan. Nese e shihni se keni mjafte qumesht kjo eshte normale por e mundimshme.
Rita (13 vite më parë)
Pershendetje e nderuar! Mos u brengos asgje se krejt eshte normale se ne fillim ashtu bebet lypin me pi shpesh, thuajse nuk i ke dhene qe 2 ore asgje nuk ka te keqe ketu.  Te uroj per beben dhe te pershndes po sapo te rritet pak beba do te lyp me pi sa me rralle.
Mimoza (13 vite më parë)
Ndoshta nuk i mjafton qumeshti nenes kerkon formula. Pershendetje.
Shpresa (13 vite më parë)
Pershendetje, gati se secili bebe ben ashtu edhe vajza ime ka vepruar ashtu pinte shume shpesh. Por ndoshta i dhemb barku e per ate qan e nuk te rahatohet, provo jepi edhe caj eshte shume i mire per bark. Ok te pershendes nga Belgjika, tung.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?