Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Per vajzen qe nuk e pata kurre :( :(

ah moj nena jam shume keq,kam 2 dite dhe mendjen e kam tek vajza qe do kisha,do ishte 2vjec e 9 muaj.sado mundohem qe ta harroj por nuk mundem.sot takova nje shoqen time qe ka cunin ne moshen qe do kishte goca ime u ndjeva shume keq dhe me kapi e qara.mendoja qe aq do ishte dhe ajo,do luante me mua dhe do me thoshte mami :( o zot sa keq qe jam po me duket sikur po me del zemra nga vendi aq e merzitur jam.me falni qe u zgjata shume por doja te flisja me dike

Flavia Dhimitri (13 vite më parë)
Fitesa * (13 vite më parë)
Flavia e dashur, perkundrazi dil dhe duaj edhe femijet e shoqeve dhe mos e mbyll zemren, duaje cdo femije qe sheh dhe asnjehere mos mendo se ne kete forme po e tradheton preherin qe do i takonte asaj.. Assesi, ate nuk e zevendeson askush dhe asgje, secili ka vendin e vet. Ne te njejten kohe, ti vazhdo dhe mendo per te, por ndihmen per te ia fal asaj nje moter apo vella kerkoja drejtoperdrejte Zotit. ta them sinqerisht qe une gati sa u adaptova me mendimin se edhe po te mos lind me femije sdo behej nami, do e kem ate qe me pret atje, dhe qe ruhet nga cdo vuajtje qe do i behej ne kete bote. Erdha gati ne pergatitjen shpirterore dhe te jem e gatshme edhe te adoptoj ndonje femije, por ja qe Zoti kishte plane tjera per ne dhe e mireprita me shume dashuri. te lutem, mundohu t\'i marresh gjerat nga nje kendveshtrim tjeter. Ajo ekziston, ajo nuk ka humbur, ajo eshte, ajo te pret dhe ajo e di per ty. Nuk ke nevoje ti japesh gjerat e saj po te duash, une nuk kisha blere akoma gjera per bebin, por dhe nje kapele dhe nje xhakete te vogel qe e kisha per te, e mbajta dhe akoma i kam.. ato mbein te vecanta per mua, por po ta gjej dikend qe do i benin pune edhe ato do i falja.. flavia, vetem mundohu te qetesosh veten duke menduar se vajza jote eshte ne vendin me te mire, ka kujdesin me te mire... a nuk eshte kjo qe ne e dojme per femijet tone?
Flavia Dhimitri (13 vite më parë)
shume faleminderit e dashur,e di qe po me pret atje por kur shikoj duart e mi bosh pa ate ne krah e kam shume te veshtire,kemi qene shtatzane 3 shoqe ne te njejten kohe dhe tani qe me thone te dalim per kafe mundohem ti anashkaloj dhe mos te dal me ato,ndihem shume keq.kam ruajtur cdo gje te sajen ne shpi dhe nuk ma ben zemra qe ti jap sepse me duket sikur e harroj pavarsisht se mendoj per te cdo sekond te jetes time.i lutem cdo muaj qe ta ndihmoje mamin e vet qe ta bej ate me nje moter ose vella.ndonje here me duket sikur po bie ne depresion por shyqyr qe kam burrin qe me do dhe me qendron afer keshtu me jep force qe ta perballoj kete
Fitesa * (13 vite më parë)
Flavia e dashur, nuk mund te gjeje fjale qe do te te ngushellojne tani qe ti vec ndjehesh keshtu. E kam provuar edhe vet dhe pikerisht ne kete moshe si vajza jote. Ishte lindja ime e pare, njejte si per ty. Ilaqi im qe me qeteson zemren eshte qe cdo here e mendoj se ai (ishte djale) do te jete ne boten tjeter duke me pritur, une jam shume e lumtur qe gjendet dikush atje te na pres, te na perqafoje, dikush qe na perkujton vazhdimisht.. dikush qe ne diten e Takimit do te dal te na kerkoj te na takoje.. dhe ne me shume shume gezim do ta perqafojme. Ti e dashur, je nene, askush nuk ta mohon kete emer.. ti je nena e vajzes sate qe te pret ne boten tjeter, ne Parajse. Ajo eshte atje ne vendin me te mire te mundshem.. Ne vendin qe ne te gjallet mundohemi me cdo kusht qe ta fitojme. Ata shkuan atje pa me te voglin mund, shkuan atje dhe na presin. Une per vete lutem cdo here qe te mos e humb drejtimin tim per te mos e takuar atje. Bej durim deri ne kufinje dhe lutem qe ne cdo hap qe bej ta bej krenar ate per nenen e tij. Sado qe do te kaloje kohe, ti nuk do ta harrosh ate, si une e si shume nena tjera qe nuk i harojne, por mundohu ta marresh me qetesi dhe duke pritur ta takosh prap. Te perqafoj shume shume duke te uruar qe se shpejti te ngelesh shtatzane e te lindesh femije te hajrit.
Flavia Dhimitri (13 vite më parë)
shume faleminderit nena,po mundohem per nje femije tjeter por e kote nuk po mundem te ngel shtatzane.mbase ardhja e nje bebi tjeter do ma lehtesonte dhimbjen.shume faleminderit per fjalet tuaja dhe uroj me gjithe zemer qe te gjitha femrat qe duan beb zoti te na e dhuroj.ju jam mirenjohese
Elinda Kryeziu (13 vite më parë)
Flavia, une personalisht nuk di te ngushlloj per kete dhimbje qe nuk do te shuhet kurr por do ket me ty gjithmon. Edhe un kam humbur 4 femij por kam te njejtin rast si ti pershlrove, shoqja ime ka qunin qe i ndante vetem 10 dit me binjaket e mij... Beso qe me dhemb shpirti kur e shof dhe mendoj per femijet e mi edhe me shum... Kam djalin fal ZOTIT por qaj shum shpesh dhe nuk shkon dit pa u then naten e mir dhe i puth.... Kjo dhimbje nuk ka sherim por me siguri do adaptohemi me dhimbjen, lus Zotin te kem qunin me jet te gjat e shendet te mir sepse 1 dit besoj qe do ti shofim dhe ata e do i perqafojjjjmmmm shummm... Pastaj do i kemi gjithon me ne, ashtu dua te besoj dhe lutem te jet ashtu... Prandaj mbaje ne zemer gjithmon vajzen por mos lejo te marri dhimbja me vete sepse as ata nuk duan te na shofin ne dhimbje...ZOTI deshti ashtu dhe ai do te gezoj prap edhe pse nuk mund te zevendesohen humbjet.
Louisa ~<3 (13 vite më parë)
Shume po me vie keq flavia. Uroj qe te gezohesh sa me pare
V F T (13 vite më parë)
Flavia me vjen keq shumm...Me merzite shumm...Ishalla do zoti prap te kesh femije tjeter...
(13 vite më parë)
Flavia jepi vetes kurajo,ashtu ka desht zoti dhe skemi cka bejme.Me vjen shume keq per ndodhine,uroj qe sa me shpejte me nje femije te gezohesh
Evva Natura (13 vite më parë)
e dashur jepi forca vetes,bej nje femij tjeter qe ta harrosh dhimbjen pak a shum, se e di qe nuk esht e leht,por kur ke nje femij tjeter ke se me ca te merresh,se kshu normale qe do ta kesh mendjet tek bebja qe nuk mundi te jetonte,ngushellime nga ana ime e dashur dhe te uroj se shpejti nje femij ne krahet e tua,.,
(13 vite më parë)
Me vjen shum keq flavia...Nuk gjej fjal qe te ngushlloj..Inshallah te jep zoti femij tjer
Art A (13 vite më parë)
Zoti te jep force te madhe e dashur per me perballu gjithe dhimbjen qe e paske askush pa e provu vet nuk din cfare dhembje e ke e shpresoj qe sado pak nga fjalet tona te lehtesohet dhimbja behu e forte se do kesh edhe shume femije te tjere ishalla Me vjen keq :((
Flavia Dhimitri (13 vite më parë)
shume faleminderit nena per keto fjale.e di qe ka me keq edhe pse i them vetes prape e kam mendjen tek ajo :(
(13 vite më parë)
sdi cte them e dashur .zoti ta letesoft dhimbjen :(
Aferdita Berisha Korca (13 vite më parë)
Flavia un me se miri te kuptoj se si eshte ta humbesh fmin edhe mua me vdiq djali ne prill te vitit 2012. E di qe ke dhimbje te madhe ne zemer por jeta vazhdon ishalla zoti te ndimon . Krejt te zotit jena
(13 vite më parë)
Flavia me vjen shume keq, qfare ti beshe jeta eshte e tille,po mos u merzit shume,ka raste edhe me te keqia p.sh dje vdiq goca 22 vjeqare e cila ka lene plote kujtime te prinderit e saje se pari,pastaj te te gjithe. Te pakten gocen tende e ke njohfte shume pak zoti ta ka fal edhe ta marre,prandaj ndalu edhe mendoj disa raste edhe me te veshtira qe kane njerezit,mu prap me vjen shume keq, e di si ndihesh por duhet te jeshe e forte.te pershendes.
*shtrengata* * (13 vite më parë)
Behu e forte zemer e ei që femiu s\'harrohet por zoti do te te gëzojë përsëri me femije.... Mos u brengos
Lona S (13 vite më parë)
Me vjen shume keq...:( e di si ndihesh...:(
Flavia Dhimitri (13 vite më parë)
Kam qene 6 muaj e gjysem kur lindi para kohe dhe nuk e pati shansin qe te jetonte :( shume flm lonass s
Lona S (13 vite më parë)
Sa vjec ishte vajza jotee...:( me vjen shume keq...:(

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?