Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Jashte teme: tash qe u bera nene

Nena te dashura me falni ndoshta po dal nga tema po e ndjeva dhe desha te shfryhem ne.kete portal....Tash qe u bera nene po e ndjej dhe po e kuptoj se qfar dhimbje ka pas dhe ka ende nena ime.kur me vdiq vellau.pas 6motrave...Me 7nentor behen 14vjet por po e shoh qe sado qe ikin vitet dhimbje vjen e shtohet....Jam shum e merzitur...Ishalla do Zoti te mos e perjetoj askush kete ndjenje...

V F T (13 vite më parë)
S@r@h ♥ (13 vite më parë)
Fatmire Allahu ja qofte sabrin nenes tende me kete sprov suphanallah shume veshtire veq inshaAllah ju ka juve me ymer e nuk e leni mu merzit allahu na na japt saber ne sprova
V F T (13 vite më parë)
Manjola e kishim vella hasreti pas shum vitesh...bebi bebushi ishte 4vjeq vdiq nga aksidenti...skemi qka tbejm por tash po e kuptoj se qka ka vuajtur e qka eshte duke vuajtur nena ime dhe shpirti flak po me del...:\'(
*shtrengata* * (13 vite më parë)
Me vika sh sh keq asnjë nënë smeriton te iki e lënduar tek femija nga kjo botë. Larg prej nesh
Edlira Tirane (13 vite më parë)
Fatmire, Zoti e meshirofte vellane tend, dhimbja eshte e madhe kur iken dikush nga familja. Ne 8 nentor babi im ben 17 vjet qe nuk eshte me midis nesh, ishte 48 vjec kur vdiq. Une sot jam nene me tre femije edhe ia ndiej mungesen edhe me merr malli shume, vec i lutem Zotit qe ta kete nen meshiren e vet edhe shyqyr qe kemi mamane qe mezi na rriti e na shkolloi. Zoti te dhente durim Fatmire!
Bebi Bebushi (13 vite më parë)
fatmire pse tka vdek vllau
Leona Lona (13 vite më parë)
Mos u merzit e dashur jeta esht keshtu dhe mu nana me ka vdek qe 8 vite beso ndjej mall per te dhe tham nuk ja kam dit nenes vleren perpara nuk e kam kuptu tash kurr u bera nan e di po nuk e kamm ma fola sod me moter tem me kallzoj tha ken me nejt do kojshike , kallzun ish dek nje nuse e re 37 vjeQre prej tumorit ne kryjje e ki sh lan nje vajz 7 vjet ha kish than ajo qika po merzitna per mamin qe ka vdek kish vizatu nje femij tu kajt me lot tha dhe ja kish ngjyros lot e kuq kish than syt gjak po me pikojn per mamin qka mu dhimt ajo voglushe kshtu esht jeta dikush lind dikush vdes ktu jem vetum musafir
Melissa Ernes Shala (13 vite më parë)
ahhhh moj fatmire ta kuptoj dhembjen gjethqysh ishalla nanave tana saber ju qon allahu edhe mu vllau mka vdek 18vjeqar naksident muajin tjeter i bon 6vite beso se sa her shkoj te mami mungon gjethqysh e lypi me sy neper shpi veq pres se kur ta qel deren uhhhhh veq nanat ishin tforta shum
(13 vite më parë)
Fatmire mos u merzit e dashur por behu e forte per hater te prinderve,te kuptoj se e keni pas hasret ate vella po deshira e Zotit ka qene me marr afer vetes te ri...
Malsor Melisa Masar (13 vite më parë)
ehh moj fatmire zemra e nanes e din ski qka bon as ti e as kerkush edhe mu um ka vdek motra e madhe me 31dhjetor i bon 9vjet po kurr nuk muj me harru un at moter
(13 vite më parë)
Eeeee zemra e nanes e din
Manjola M (13 vite më parë)
Fatmire loqk ishalla jeni me jet ju ca jeni,, ca me ba zoti kshtu e ka shkru ,, a ke vlla tjeter ?
Arita Shala (13 vite më parë)
Ohhh fatmire me vjen shumm shumm keq per ty dhembje me te madhe nuk ka por ski shka ban me beso qe kur e lexova aq u ndjeva keq sa qe lukthi mu qregullu ishalla aj ne xhenet e ju mos e rendoni me lot at jeta vazhdo e dashur sa do qe ka raste te hidhura dhe perjetojm qaste te veshtira por ju duhet te behni te forta dhe shkaku i prindve

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?