Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Probleme me bashkëshortin

Pershendetje te nderuara nena, nuk po di se kujt ti drejtohem prandaj mendova se ju mund te me ndihmoni. Jam 21 vjeçare, e martuar, kam nje vajze 4 muajshe, me burrin para se te martohem i kam pas marredheniet teper te mira, por pas marteses dalengadale çdo gje eshte prish, burri im eshte shume i ashper me mua, me ka mshel ne shtepi, nuk kam te drejte te kem ndonje shoqe, nuk me flet, ankohet per çdo gje qe bej, me ofendon mua dhe familjen time, me shan zi e ma zi, besa nganjehere perdore edhe forcen dhe me sulmon fizikisht... nuk po mundem me duru, vajzen time e dua me se shumti ne bote, por nuk e di a ja vlen te jetoj me nje njeri qe thjeshte nuk ma din vleren?! Tani me burrin po qendroj per hater te vajzes, nuk e di sa ja vlen dhe deri kur keshtu? Me ndihmoni ju lutem, flm gjithe te mirat, shpresoj askujt te mos i ndodh si mua!

Drenusha (13 vite më parë)
nelson (3 vite më parë)
Isshtë koha të ndaj dëshminë time, unë jam Nelson dhe i lumtur ndërsa ndaj dëshminë time këtu, unë u njoha me Baba Ogbogo nga nëna ime kur ajo zbuloi se unë nuk mund ta bëja gruan time shtatzënë pas 3 vitesh martesë. Pra, këto sollën kaq shumë telashe në martesën time dhe çuan në një divorc. ajo tha, ai është shumë shpirtëror dhe mund ta bëjë gruan time të kthehet tek unë me gëzim dhe ne mund të kemi fëmijë së bashku. Në fillim, unë dyshoja jo derisa e kontaktova atë dhe pastaj hodha magji të fuqishme mbi mua dhe e bëra gruan time të kthehej tek unë pasi bëra ato që ishin në nevojë dhe tani, ne jemi të lumtur me fëmijë të bukur. Nga dita që Great BaBa Ogbogo punoi për mua dhe zgjidhi problemet e mia. Unë bëra një zotim të fortë se për sa kohë që jetoj, unë do të vazhdoj të dëshmoj për mirësinë e veprave të tij të mëdha, dhe për ata që gjenden atje përballë marrëdhënieve dhe vështirësive martesore duhet ta kontaktojnë shpejt dhe të bëhen një dëshmitar i lumtur si unë. Unë heq kontaktin e tij këtu, Email: greatbabaogbogotemple@gmail.com ose arrij tek ai përmes numrit të tij WhatsApp. +2349020168697 Ai bëri që ish gruaja ime të kthehej tek unë me gëzim Ai më shëroi nga një njeri impotent në një burrë të vërtetë.
Bonaaaa (12 vite më parë)
Une nuk jam e pajtimit te ndahesh aq lehte cdo femer ka kete jete po askush nuk i ka te njeta edhe as kush nuk i shpren keto vetem te kisha keshillu si pas jetes time nese e ke dasht e te ka dasht aty ka ndonje lidhje jasht martese e mira eshte qe te bisedosh me familje edh me bashkshortin tend vajza nuk lehet ne duar te askujt. Shume fat.
Rita (13 vite më parë)
Drenusha me vjen keq shume per kete fat te tille qe ke. Une per vete te kisha keshillu aspak nuk e kisha duru me me trajtu si kafshe pse me duru ti te te bjen burri ....asnjehere nuk ja kisha leju kete se tash ai e ka mesu doren dhe vetes i thote hajt more mire se kjo me duron nese ke familje menjehere tregoja problemin nese nuk te perkrahin drejtohu ne polici. Une nuk te kisha keshillu si te tjerat me duru ...joooooooJoooo aspak me duru se gjyshet tona me jetu per hater te tjereve jo .. se as vajza nuk do ta kete nje jete te mie ne ate atmosfere. Kisha pas deshire me tutje se cfare hapash ke ndermarre. Te uroj nga thellesia e zemres suksese! TY dhe vajzes tende.
Aida (13 vite më parë)
Pershendetje! Nuk ke pyetur veten ndonjehere se bashkeshorti yt mund te kete ndonje lidhje jashte martese? Deri sa sjellja e tij eshte kaq e ndryshme, une do kisha dyshuar pikerisht tek kjo gje! Te uroj ta zgjidhesh sa me shpejte problemin tend, te uroj gjithe te mirat.
Moki (13 vite më parë)
Pershendetje Drenusha. Me vjen keq per problemin qe ke, nuk e di a mundet kush te jep nje keshille qe ja vlen te veprohet ashtu se esht ne pyetje nje familje ama edhe per me mbajt enje familje bashke nuk ja vlen mu sakrifiku nje njeri i pafajshem ne ket rast qe je ti ama mos vepro as gje pa fol se pari me bashkeshortin tuaj dhe familjen tuaj se ndoshta ndryshon. Se kam degju raste qe ne fillim te marteses shume burra jane keshtu se dojne te jene mbi gruan kishe mos em morr gruja nder kam ama me kalimin e kohes shkojne tu e kuptu qe me rendesi eshte gruja e femija se sa te jete burre i ashper dhe qe munet me ndiku edhe rrethi ne familje per sjelljet e ti.....ishalla zoti te ndihmon e ta gjen rrugen e hajrit se sot jeta ne qift eshte bere shume e veshtire.
Drenusha (13 vite më parë)
Hmmm, problemet filluan qysh pas marteses dmth kur erdha ne shtepi te burrit krejt senet ndryshuan, por mbeta shtatzene dhe durova, e perbiva shume sene per hater te bebes, e tash po e shoh qe veq ma keq po bohet puna cdo dite. Nuk po mundem keshtu, jam ne hall te madh... nuk di as kujt ti drejtohem! :S
Nita (13 vite më parë)
Drenusha, po me vjen keq per ate cfare po kalon... dhe eshte e veshtire ti japesh mend dikujt ne nje situate te tille aq me teper kur nuk e njeh me nga afer personat, problemin, shkakun... keshtuqe me e mira e te mirave eshte qe ju bashke te konsultoheshit me naj psikolog te sakte (nese mund te gjindet knejpari). Megjithate une po them nje mendim timin, une pajtohem plotesisht me ato qe shkruan Denisa, mirepo pervec kesaj ti thua pas marteses filluan problemet dhe jo pas lindjes se femijes kjo me ben mua te kuptoj qe problemet me burrin tuaj shkojne pertej depresioni pas lindjes. Nga sa kuptova une familja e tij jane ',me zakone te vjetra" dhe pas martses ai po don me u tregu sa ma "burre" qe sipas zakoneve te vjetra dmth sa ma i ashper me gruan... nese familjareve te tij ju duket kjo gje normale ai e ben kete per tu duk burre para tyre ose nese eshte rrite ne nje fryme te tille (nese vjehrri juaj eshte i ashper me vjehrren tuaj) burrit tend mund ti duket normale kjo sjellje. Gjeje nje moment te pershatshem ku mund te flisni ne qetesi vetem ju te dy. Beja te qarte se po te ben me u ndi keq dhe kerkoj me cdo kusht te permiresohet. Une kete do te beja dhe nese sdo te permiresohej sjellja e tij nuk do te rrija asnje minute me nje njeri qe ushtron dhume mbi mua as psiqike as fizike. Nuk ben mire per hatrin e vajzes te rrish me nje njeri qe ste don, ste respekton, e per me teper edhe eshte i dhunshem... i ben mire ti sigurosh asaj dhe vetes nje ambient te qete per tu rritur dhe per te zhvilluar karakterin ne harmoni dhe me shume dashuri. Ti mire qe merr mendime nga ne por mos vepro kursesi dicka per te cilen ti sje e bindur, dhe ti smendon ashtu. Cka eshte e drejte per nje mund te mos jete e drejte per tjetrin.. eshte shume relative gjithcka. Keshtu qe merr vendimin vet pasi te jesh konsultuar me me te dashurit e tu. Ishalla vepron ashtu si eshte me hajer per ty dhe femijen tend.
Denisa (13 vite më parë)
Shiko Drenusha, se edhe meshkujt i kap depresioni pas lindjes, njejte sikurse te nanat, sendi tjeter mundet me qene gjelozia, se mundet me gjelozu nese je ti tan kohen me bebin, edhe tjetra mundet me qene derisa ta pranon jeten e re, ne treshe me bebe, se edhe kjo eshte nje pergjegjesi e madhe, edhe ndryshim derisa te adaptohet. Klm.
Edita (13 vite më parë)
E dashura Drenushe fillimisht shprehi keqardhje dhe lus Zotin qe qdo gje te permiresohet ne jeten tuaj bashkshortore. Ajo qe burri yt ben me ty nuk eshte e pranueshme, por mendo pakez me gjate ndoshta eshte viktime e familjes, nuk e di gjendjen tuaj financiare por ajo ndikon shuume ne disponimin e qiftit, edhe une jam e martuar dhe kam lindur qe 5 muaj, kam te perfunduar fakultetin, por familjes se burrit i pengon qe une ta dal te bej vetem shopping, atehere une nuk brengosem dal me burrin tim dhe cdo gje eshte ne rregull, duro edhe pak, sillu bute dhe embel me burrin dhe inshAllah qdo gje do te behet mire, te uroj jete te gjate dhe te lumtur :)
Lina (13 vite më parë)
Drenusha se pari te pershendes dhe me vjen teper keq prej teje qe ke kete problem. Mendoj se duhet te kerkosh sqarim nga burri pse vepron ne kete menyre me ty, ku eshte problemi ne mes juve, por ka edhe prej atyne djemve qe mendojne se cka te ju thone te tjeret duhet ti ja bej gruas. E dashur mundohu me te mire te kerkosh sqarim prej tij per hater te vajzes tende, por nese nuk mund te mirresh vesh me te atehere ke familjen qe me siguri qe te del krahe, parashtroje kete problem ne familje. Mos e mbaj ne vete se ti je nje qenie njerezore e jo kafshe qe te te rraf sa here te i teket. Shpresoj se do gjesh zgjidhje sa me te shpejte dhe do e shijosh lumturine me burrin dhe vajzen tende.
Drenusha (13 vite më parë)
Une jetoj ne Prishtine, me burrin dhe me familjen e tij, ai ka qene shume i bute me mua para se te martoheshim por pas marteses, ia nisi me dhone urdhra para nanes se vet, e tani qishtu, tu shku zi e ma zi, i ka te familjes pak me zakona ma te vjetra, mendojne qe femra duhet te mbyllet ne shtepi, :S nuk po di qka me bo dhe as kujt ti drejtohem?!
Mimoza (13 vite më parë)
Drenusha me vjen shume keq per cka po te ndodh ama besom se ka mu tu kthy edhe une e kam djalin 4 muaj dhe ne fillim edhe i dashuri im ishte agresiv por dalengadale bien nen kembet e tua. Ti cdohere foli me fjale te embla dhe fjale  dashurie. Keshtu kam vepru edhe une. Kur ai te jete i ashper ndaj teje. I thuaj pse zemer po ma ben keshtu? Besom qe njihere eshte i dashurum ne femijen e tij. DUROO. Une nuk kisha q`ti bej. Ai bertiste sa qe e nijke edhe nena e tij. Tani une i tregova vjerres time dhe ajo i tha pse po ja bon qishtu qka ki cdo gje i ka thone per me me dal mu ne krah. Tani  eshte me mire edhe familja e tij i ka fol per te mire edhe une. Cdohere ai kur fillon te bertas une i pergjigjem me fjale te buta. Dhe Fale zotit e arrita qellimin dhe tani po e qojme sikur perpara. Ama edhe burri yt tani kohen qe e ka kalu me ty ja perkushton vajzes. Mos ju bon edhe ti barre se ai tani e ka koken te mbulume me dashurin ndaj femijes. KESHILLA jeme per ty eshte qe foli cdohere me fjale te mira edhe kur ai eshte ne nervozen me te madhe. Une per vete ashtu ja kom arrite dhe e bona prape per vete sikur perpara. Te deshiroj cdo te mire ne jete ty, vajzes dhe burrit. Pershendetjee.
Jetmira (13 vite më parë)
Drenusha shume po me dhimbesh sepse paske pas dashuri te madhe me te per nje kohe te shkurter te mbaroj keshtu mendimi im eshte duro pak se ndoshta te kthehet perseri me dashuri dhe kisha pas deshire me dite a jeton ti vetem me burrin apo edhe me familje te tij? Se shume shkaqe po vijne edhe nga prinderit e burrit, mekat, te deshiroj zgjidhje te shpejte te problemit tend, te pershendes, Jetmira.
Alba (13 vite më parë)
Pershendetje Drenusha, me vjen shume keq per problemin tend, une nuk e di ku jeton se disa vende jane ma ndryshe e une po te isha ne vendin tend do e merrja vajzen e do shkoja te familja ime edhe une jam e martune, jam nene po nuk do rrija me nje njeri qe me rrah! Te pershendes shume shume, e inshalla zoti te ndihmon qysh eshte ma se miri.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?