Nena te dashura dhe ju te tjerat qe mund te ndihmoni nje nene pas lindjes.
Sapo perfundova perkthimin e nje artikulli, te cilin do doja ta ndaj me ju qe jeni ne kete gjendje dhe me ju qe mund ti ndihmoni nje nene pas lindjes.
lexim te kendshem:
Nëna e re – kujdesu për veten pas lindjes!
Kujdesja për veten pas lindjes:
Periudha e paslindjes fillon pas lindjes së bebit dhe përfundon kur trupi I nënës kthehet pak a shumë në gjendjen e para shtatzanisë. Kjo periudhë kryesisht zgjatë gjashtë apo tetë javë.
Periudha e paslindjes përfshinë nënën duke përparuar gjatë shumë ndryshimeve si emocionale ashtu edhe fizike, duke mësuar si të përballet me gjitha ndryshimet që nevoiten për t’u bërë nënë. Periudha e paslindjes po ashtu përfshin edhe prindërit që mësohen si të kujdesen për fëmiun e tyre të posalindur dhe si të funksionojnë si një familje e tërë.
Një nënë duhet të kujdeset për veten e saj për të rifituar fuqinë. Ty do të të duhet shumë pushim, ushqyerje e mirë dhe ndihmë gjatë javëve të para.
• pushimi:
Çdo prind i ri shumë shpejt e mëson se bebet kanë orare të ndryshme nga të rriturit. Një i posalindur tipik, zgjohet çdo tre orë dhe kërkon të ushqehet, ndrrohet dhe ledhatohet (rehatohet). Posaqërisht në qoftëse është fëmiu I parë, prindërit, sidomos nëna mund të jetë e dërmuar. Përderisa gjumi solid përgjatë tetë orëve që ka bërë më herët mund të mos ndodh më pa pengesa edhe gjatë disa muajve të ardhshme. Sygjrimet në vijim mund të jenë të dobishme për të gjetuur mënyra të ndryshme për të pushuar.
o Në javët e para, një nënë ka nevojë të lirohet nga të gjitha përgjegjësitë tjera përveç ushqyerjes së bebit dhe kujdesi ndaj vetvetes.
o Fli kur flen bebi. Kjo mund të jetë vetëm disa minuta gjatë ditës, por mund të jenë të dobishme.
o Ruaj hapat dhe kohën. Afroje shtratin e bebit afër shtratit tënd për ushqyerjet gjatë natës.
o Shumë prindër të ri kënaqen me vizitat e shoqërisë dhe familjarëve, por nënat e reja nuk duhet të jenë të obliguara të gostisin. Ndiju e lirë të bësh një sy gjumë apo ta ushqesh bebin.
o Dil jashtë për disa minuta çdo ditë. Mund të fillosh të hecësh dhe të bësh ushtrime pas lindjes, duke përcjellur këshillat e mjekut tënd.
o Pas dy apo tre javëve të para, ofroja bebit shishen me qumësht gjiri për ndonjë ushqyerje gjatë natës. Në këtë mënyrë, dikush tjeter mund t’a ushqej bebit gjersa ti bën një gjumë më të gjatë pa ndërprerje.
• ushqyerja:
Trupi i nënës ka pësuar ndryshime të mëdha gjatë shtatzanisë dhe lindjes së bebit. Ajo ka nevojë për shërim dhe riforcim nga shtatzania dhe lindja e bebit. Si shtesë tëk pushimi, të gjitha nënat duhet të kenë ushqyerje të shëndetshme për ta ndihmuar shërimin dhe riforcimin.
Pesha e fituar gjatë shtatzanisë ju ndihmon të krijoni rezerva për riforcimin tuaj dhe për gjidhënje. Pas lindjes, të gjitha nënat kanë nevojë për ushqyerje të vazhdueshme ashtu që të jenë sa më të shëndetshme dhe të jënë në gjendje që të kujdesen për bebin e tyre.
Pavarësisht a ushqejnë me gji apo me formula, të gjitha nënat kanë nevojë të hajnë shëndetshëm dhe me masë. Shumica e ekspertëve laktatues rekomandojnë nënat që ushqejnë me gji që duhet ushqyer veten sa herë të ndihen të uritura. Por shumë nëna mund të ndihen aq të lodhura apo të zëna sa që ushqimin e harrojnë. Pra, është esenciale që të planifikohen shujta të thjeshta dhe të shëndetshme që përfshijnë zgjedhjet nga grupet rekomanduese të piramidës së ushqimit. Udhëzuesi piramidë I ushqimit është udhëzuesi që do të ju ndihmojë më së miri të ushqeheni shëndetshëm.
Udhëzuesi i Piramidës së ushqimit ju ndihmon të konsumoni ushqime të llojllojshme duke u kujdesur edhe për marrjen e nevojshme te sasive dhe yndyrërave. USDA dheUSDHHS kanë përgaditur piramidën e ushqimit në vijim për t’ju ndihmuar të bëni zgjedhjen e ushqimit.
Piramida e Ushqimit është e ndarë në 6 grupe me ngjyra që përfaqësojnë 5 grupe ushqimesh dhe yndyrërash:
o e Portokallta përfaqëson drithërat: Konsumoj gjysmën e drithërave cdo ditë. Ushqimet kokërr –drithërash përfshijnë, qull tërshëre, bukë me miell të zi të pasitur, orizin e zi. Kontrolloj përmbajtjen e ushqimeve të procesuara - fjalët \\\\\\\"ëhole\\\\\\\" apo \\\\\\\"ëhole grain\\\\\\\" duhet të jenë listuar para produktit spefcifik.
o E Gjelbërta përfaqëson perimet: varësisht nga perimet që zgjedhni ju. Zgjedhni perime të ndryshme, duke përfshirë edhe llojet me ngjyrë të mbyllët dhe të verdha apo portokalli, fasulet (bizelet dhe fasulet), perimet e ngrira dhe të tjera.
o E Kuqja përfaqëson frutat: Fokosohu në fruta. Çfarëso fruit apo 100% lëng frutash llogaritet si pjesë e grupit të frutave. Frutat mund të jenë të freskëta, të konzervuara, të ngrira apo të thata, dhe mund të jenë si të tëra, të prera, apo të shtypura.
o E verdha përfaqëson yndyrërat: Të jesh në dijeni për kufinjtë e yndyrërave, sheqerërave dhe kripës (sodiumit). Sigurohu që shumica e vajrave që përdorë të jenë nga peshqit, bajamave-lajthisë-arrave dhe vajrat bimore. Kufizoj yndyrërat solide sikurse gjalpa, margarina ngjitëse, dhjam derri si dhe ushqimet që përmbajnë të tilla që i përmendëm.
o E Kaltërta përfaqëson qumështin: Merr ushqime të pasura me calcium. Qumësht dhe prodhime të qumështit që përmbajnë calcium dhe Vitamin D, të dyja përbërës të rëndësishëm në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e inditkockor.
o E Vjollca përfaqëson mishin dhe fasulet: Ano kah proteinat. Zgjedh mishërat me pak yndyrë apo të shpezëve. Ndrysho rutinën tënde të proteinave – zgjedh më shumë peshk, bajama, lajthi, arra, fara, bizele dhe fasule.
Aktiviteti është po ashtu i përfaqësuar në piramidë me hapa dhe personin duke u ngjitur në to, si përkujtim i aktivitetit fizik ditor.
Për të pasur sa më shumë efekt të shëndetshëm piramida e përpiluar, duhet të bazoheni në gjini, moshë dhe aktivitetin tuaj ditor.
Edhe pse shumica e nënave dëshirojnë të humbin peshën e shtatzanisë, dietave ekstreme dhe humbjen e shpejte të peshës mund të jenë të dëmshme për shëndetin tuaj dhe të bebit në qoftë se e ushqeni me gji. Humbja e peshës së shtatzanisë për një nënë mund të zgjatë disa muaj. Kjo mund të përmbushet duke zvogëluar sasitë e grickave (snacks) me yndyrë të lartë dhe duke u përqëndruar në ushqyerjen me shumë perime dhe fruta të freskëta, të harmonizuara me protein dhe karbohidrate. Ushtrimet fizike po ashtu ndihmojnë në djeg’jen e kalorive.
Me shujta të balancuara, nënat gjidhënëse duhet ti ngrisin lëngjet. Shumë nëna vërejnë se kanë etje gjatë kohës kur bebi është duke thither. Uji, qumështi dhe lëngjet janë zgjedhje shumë të mira. Është ndihmesë shumë e madhe në qoftë se afër vendit ku ushqeni bebin me gji, mbani ujë apo gjëra të shëndetshme për të grimëcuar.
Food Guide Pyramid for Adults, USDA
Click Image to Enlarge
• Ndihma për prindërit e rinjë:
Prindërit e rinjë dhe edhe ata me përvojë e shohin që foshnjet kanë nevojë për shumë përkushtim. Përmbushja e nevojave të vazhdueshme të një të posalinduri merr shumë kohë dhe nevoitet energji dhe I largon prindërit nga përgjegjësitë tjera në shtëpi.
Edhe pse shumë prindër gjenden shumë mirë edhe vet, ndihmesa e dikujt tjetër me përgjegjësitë rreth shtëpisë ndihmon në adaptimin sa më të lehtë me fëmiun. Prindërit do të duhej të koncentrohen më shumë tek nevojat e nënës dhe fëmiut, sesa rrobat apo enët për larje.
Ndihmësit mund të jenë dikush nga familja, shoqëria apo kujdestare që paguhet. Ndonjë anëtarë i familjes apo gjyshja e bebes apo tezja/halla do të ishte mirë të ndihmonte për disa ditë apo më shumë. Po ashtu, ndihmësja e paguar do të ishte ndihmesë shumë e madhe për nënën dhe beben dhe punët e përgjegjësitë rreth shtëpisë apo fëmijëve të tjerë.
Cilindo që ju vendosni ta keni si ndihmës, sqaroni së pari me veten për nevojat që keni për t’iu ndihmuar. Komunikimi është shumë I rëndësishëm për të ndaluar lëndimin e ndjenjavë tua apo keqkuptimet përderisa ju si nënë e re jeni shumë të ndjeshme javët e para. Kryesisht do të ishte më së miri për nënën të përqëndrohet vetëm në ushqyerjen e fëmiut dhe kujdesin e vetes dhe bebit. Kjo është shumë e rëndësishme sidomos në qoftë se ajo ushqen me gji. Të tjerët do të ishte mirë të mirren me punët e shtëpisë, përgaditjen e ushqimit, pastrimin, larjen e rrobave dhe blerjen e gjërave. Përndryshe kjo do t’i kufizonte asaj kohën që do të kujdesej për bebin.
E perkthyer nga: http://www.lpch.org/DiseaseHealthInfo/HealthLibrary/newborn/newmom.html
=========================================
Ju lutem komentet e juaja se a ishte i dobishem artikulli.. Apo si ia keni dal ju gjendjes se till dhe a ishit ju qe e ndihmuat dikend?
Fitesa shume faleminderit per keto informacione qe na jep...Jane shume te rendesishme per ne qe presim te behemi nena per here te pare ngaqe shume gjera nuk I dim dhe na nevoiten Cdo lloj informacioni qe na jepni nga ekperienca apo ndonje studim qe publikoni...te falenderoj :)))
Komplimente fitesa une jam nene e re edhe e kam lexuar me shume vemendje qe ti zbatoj te gjitha keto pika je shume e mire zoti te bekofte ty :)
(13 vite më parë)
Komplimente per durimin qe ke sa te perkthesh nje artikull ,une nuk kam shum durim te rri shum perpara kompjuterit. Te lumte qe gjithmone u gjendesh nenave te reja ne ndihe me keshillat e tua, kalofsh mire.
Prsh fitesaa....te flm per artikullin qe ke perkthy dhe punen e palodhshme qe bene...do te preferoja ta futesh edhe tek rubrika nenat shkruajne kete dhe artikujt qe ke postu ketu tek pyet nenat pasi qe eshte rubrik enkas per artikujt e perkthyer nga nenat e portalit beba ime....me pelqeu artikulli...dhe dua te shtoj se edhe9muaj mbas lindje te duhet mu rritkhy trupi qysh ka qene para shtatzanis nder komplet siq kem qen prej momentit qe femiu ndahet nga gjiri....nena per femiun sakrific e madhe...insh shperblemi me tmira....
Fitesa je per qdo lavdat te falenderoj shum per gjith keto tema edukuese qe po na i sjell ne portal dhe qe padyshim po mesojm shum nga keta artikuj sidomos ne qe ende po presim bebushat per her te par dhe qe shum pak jemi te informuara se qfar na pret flm shum shum e dashur.
bravo fitesa gjitheher je e mrekullushme me tema te ndryshme dhe intersante .... valla normal se nean posa lind bebushin ka shum nevoj per ndihm se vet po esht e dermuar nga lodhja e lindjes ka raste qe smundet as per bebin mu kujdes e le ma per punet e shtepis per pastrim e pregaditje te ushqimit,,,,,,,,,,,,,une jam vajza me e madhe ne familje kam dy vllezer dhe 4 motra ,,kur e lindi mami vajzen e vogel humbi shum gjak dhe ishte shum e lig as nkemb smujke mu qu une isha vetem ne klasen e 5 sdija si ti ndihmoja gjyshen e kisha aty por vetm rrinte as nuk na ndihmonte rreth ushqimit as asgje un u desht me u kujdes edhe per ushqim tiu jap vllaut dhe motrave se babi ishte ne pun edhe me bebin motrushen time qe si sot mu kujtohet se si e morra me pastru se mami smujke mu u ngrit ,,mami me mesonte si me pastru e une vazdoja tia pastroja trupin e vogel mu dridhshin durt isha femij vet dhe pastroja nje bebe e gjyshja ime veq shikonte e svinte mem ndihmu e deri sa mami im u be ma mir une vet e kam pastru vet e kam ndrru e gjithqkha rreth shtepis vet po jam e lumtur qe i kam ndihmu mamit tim sepse prinderve smundemi asnjeher me jav kthy te mirat ,, e une kur kam lind vajzen valla jam frigu me pastru vet ja dy dit ma ka pastru kunata gruja e kunatite pastaj ni dit kunatat bija e pastaj sbashku me vjehrren edhe per ja dy dit e tani nom u adaptova e pastrojsha vet e te gjitha punet e shtepis vet ditene 3 pasqe kam ardh nga spitali i kam mshu fshis vet shpis se vjehrra thojke spo muj a e madhe 2 metra e e shendosh sen ska veq shtihavet kurse une me varr asht u deshke me fshi deri sa i bertiti vjehrri i tha kape ti fshisen edhe krejt me fshi qysh pe ja len grus a spo e sheh qysh u ba sarih si lula spot vjen marre qaty kishe e murr nersy tina me fshi e tani perdit vet se smuja me pas ashtu pas fshi u frigoja po i hyn pluhri bebit,,,,,,,, e qishtu fitesa hjekat e femrave e nenave skan skaj disa kan fat me shum e disa me pak
(13 vite më parë)
o Fitesa e dashur flm per ndmesen qe i jep gjith nenave apo lexova titullin e ketij artikulli menjeher mendova qe mund ta kesh shkraujtur ti pasi gjithmon temat e tua jan edukuse sdi cte them vec se te komplimentoj .