Qe disa dite sjam kah mundem as ne pune me u koncentru tu mendu per fmi. Vajza i ka bo 3 vjet ne Korrik, e djali 1 ne Gusht edhe kurqysh hiq sjam kah mundem me u adaptu qe po i lo ne cerdhe e vet po vi ne pune.
Spo mundem.. Secilen dite po me ndahet zemra, secilen dite po e perjetoj rende e me rende. Secilen here qe i boj gati per cerdhe me ndalet fryma, por hajt edhe pak hajt edhe pak..
Tani qe keto kohe djali e ka nje parahati, po me dhemb shume. I kan dal gati te gjitha dhemballat, dje pashe dhe dhembi i syrit i kishte dale lart... kishte mundim bukur shume. Kohen e fundit rez. e analizave tregojne per anemi, jo shume te thelle por te dukshme.. dhe ushqimin shume pak e han. Me shume kur e kam afer e ushqej me gji, dhe ndodh qe darken vetem ashtu e kalon dhe fle deri ne mengjes..
Vec deshta me u shfry dikun se jam shume keq..
p.s. kur shkruaj ketu, qe sado pak me ndonje fjale e ndihmoj ndonje nene, ndihem shume mire, ngase them se te pakten kete kohe sa jam larg fmijeve te mi ta ndihmoj dikend..
Te dashura, shume te cmuara, ju falenderoj tejmase per perkrahjen qe ma beni mua dhe te tjerave. Vertete, cdo fjale qe shkruhet ketu, per personin qe ka postuar fillimisht ka shume domethenje dhe cmohet shume..
Ndjeje obligim te ju shkruaj per kete kohe dhe menyren si e kam tejkaluar sado pak kete merzine qe kisha.
Ate dite qe bera edhe kete postim, e dergova kerkesen per pushim vjetor. I kam edhe disa dite, prandaj mora vetem 8 nga ato. M\'u aprovua menjehere dhe te nesermen isha me dy femijet ne shtepi. As vajzen nuk munda ta dergoj ne cerdhe, e mbajta. Ate dite qe nga mengjesi dola me femije edhe i vizitova familjen time ne Mitrovice, ndejtem nje nate dhe u kthyem te nesermen. Atje ndejten shume mire, si zakonisht dhe djali filloi te haje. Ne nderkohe, gjate ketyre diteve i kemi bere edhe urinokulturen, jo ne qese, por drejtperdrejte ne tasin steril, dhe rezultuan shume mire, pa ndonje infekcion, pra si duket ai anemine e ka pak te trasheguar qe nga lindja qe dtth nuk eshte shume brengosese dhe mund ti kaloj brenda muajve te ardhshem...
Kemi ndejt ne shtepi kryesisht por edhe kemi vizitu vende te ndryshme.. lodra, kemi dal ne natyre, etj. Thjeshte, jemi knaqe :) dhe ia ka vlejte shume shume shume ky pushim.
Kushdo qe keni pushim dhe qe mund ta shfrytezoni, merrne se ia vlene shume..
ne shume komente e pashe, por edhe ne jeten e perditshme e degjoj, qe ne per to punojme, qe tu plotesojme kushtet etj.. ne shumicen e rasteve vetem mashtrojme veten, nena eshte e vetmja loder qe femijes nuk i merzitet kurre, e vetmja rrobe, i vetmi ushqim etj.. per asgje nuk kane me shume nevoje se per nenat femijet tane.. e kerkon nje loder qe sia blejme dot, per nje ore e harron, kurse nenen e do gjithmone aty..
Fitesa, qekur shkruajte ketu para disa ditesh te kam pasur ne mendje, por nuk jam bere mbare te te shkruaj.. edhe une kam qene fiks si ty ato dite, tani sikur e mblodha pak fare veten.. pas disa muajsh duhet te filloj pune, dhe me ka kapur stresi qe tani, edhe pse eshte akoma heret.. gocen e madhe duhet ta le 2 vjece e pak muaj, te voglen 11 muaj.. dhe jam cope cope..kur lashe vajzen e madhe vetem, ishte rreth 7 muaj, e pata te veshtire por u mesova, se akoma skuptoja shume.. kur linda heren e dyte vajza ishte 15 muajshe, tani eshte 20 dhe po i kaloj ditet me te bukura ne shpi me te, dhe sigurisht edhe me te voglen.. jemi lidhur aq shume.. sidomos te madhen nuk e le dot asnje minute me njeri dhe te iki diku, dhe ajo vete nuk rri me.. e njejta gje do ndodhe me te voglen, do e le atehere kur fillon merr vesh me shume, kur ka me shume nevoje sdo jem me te..
edhe tani qe po shkruaj fillova te qaj..
ne raste te tilla e kuptoj ate shprehjen qe vendi i gruas eshte ne shpi (kur isha pa femije isha shume kunder kesaj)
sic e tha edhe fitesa, ju nena qe jeni ne shpi mos u beni hic pishman, shijoni cdo sekonde me te vegjlit tuaj.. me te vertete eshte e lodhshme, por shuume e bukur..
as une nuk e le dot ate pune, e kam detyre morale para te gjithave, por do e kisha bere me qejf.. vetem kur kujtoj zgjimet ne mengjes gjithe puthje e perkedhelje, nuk i nderroj me asgje ne bote.. sidomos tani qe jemi te treja bashke, na shkon zgjimi gjysem ore :)
deri me sot nuk i kam lene asnje nate vetem pervec nje nate qe linda, edhe ate nate e kam porsitur burrin 1000 here qe te flinte me te ne krevatin tone sic bente per nate.. para lindjes me shume merak kisha faktin qe do lija gocen se sa dhimbjet e lindjes :)
.. Me kepute shpirtin e zemrën fitesa me keto fjale te sinqerta nëne.... E kuptoj sa e lidhur je me femijët e tu që nga mënyra se si shpjegon me detaje e durim pyetjet e nenave te ndryshme. Te admiroj vërtetëëëë për dashurinë dhe perkushtimin tend si nene dhe shoqe per ne. P..S
Fitesa me vjen shume keq qe nuk mundesh dote prej punes te rrish pran femijeve te tu ... Uroj qe ta kesh mire djalin dhe te sherohet sa me shpejte... Ndoshta oreksi I ka ikur prej dhembeve...se sa ti dalin kan siklete...dhe motra ime 1 vjec e 3 muaj e ka djalin dhe ai ka te tilla probleme...te uroj qe sameshpejt te behet mire..
po moj fites e dashur cashtu eshte un po te kuptoj se e regjistrova vajzen ne cerdhe dhe e ndala se nuk mundesha me e len, mu coptu zemra.edhe un e kam kete problem se vajza po mi ben 2 vjet e gjysem e un akoma smundem te vendos me elen ne mbikqyrje per me nis pun se nuk e kam as nene afer qe tja le asaj... vec te behesh e fort e ne kohen qe jeni bashk te kalosh kohen me shum me to e punet e shpis ti besh ne dark e te behesh zonja e hekurt po cashtu eshte jeta, askush te jep te hash e te pish duke ndejt ne shpi.shendet dhe jete te kene femijet tone dhe ne bashk me to
(13 vite më parë)
Zemra e nanes kurre e rahatuar,merzitesh me qene pa pune merzitesh me i dergu ne cerdhe e me i len me nje orar te gjate.Sa do te jemi gjalle kemi me u merzit edhe per gjene me te vogel.Ishalla djalit i kalon sa me shpejte kjo periudhe e daljes se dhembeve dhe ty te ndreqet disponimi.
Fitesa shyqyr qe e ke ate pune,po mos ta kishe beso qe prap kish ardh nje dite nuk ishe ndi mire.Ishe ndi keq qe po pret vetem burrin te sjell te holla,tu kish dhimt burri qe e kish pas mbi koke tere obligimet-shpenzimet e ti nuk kishe mujt me i ndihmu,gjdo dite e kishe pas te njejte,gjdo dite kishe mendu ku me i qu me lujt me u argetu,krejt femijet dojn me lujt me moshar te vet,ate qe ia jep femiu-femiut nuk mundet me ja dhon i rrituri,ti gjdo dite nuk kishe pas ku me i qu se eshte pak problem e gjithesecili i ka punet e veta,kshtuqe shume mire je,shyqyr qe i ke shendoshe mire,e sa per analiza kalon edhe kjo secila e kemi perjetu e na ka dhimt shpirti por qe kalon,dita e sotme vetem spaska qene \"dita jote\" asgje tjeter,gjitha te mirat.
Fitesa shume me preke me shkrimin tende, sepse bash dje e patem kete muhabet me koleget e punes, nuk dua te te ngarkoj edhe me shume po edhe une kete mendim e kisha kur bisedoja me koleget qe eshte gjyna femijet qe rrin 8 or larg prinderve,veq nese ska asnje mundesi tjeter se me mir te rriten me gjysherit psh, ose edhe me ndonje edukatore ta paguaj ne shtepi dmth vetem me duket ndryshe ti lesh fmeijet ne shtepi te vet se sa ti qosh ne qerdhe sepse gjdo dit ka te vi ne pune i sho nenat duke i lene femijet ne qerdhe dhe shume me dhimen em duket qe ata e perjetojn sikur nena po do mi largu,une per vete e kam mendu qe nese nuk munden nena ime ose vjerra ime te kujdesen per femijet kam mendu qe do ta paguaj nje grua te rri ne shtepin time te kujdeset per femijet,por ndoshta jam gabim se koeleget e mia me thoshin qe femijet ne qerdhe kane edhe nje perparsi se behen me te shoqerueshem, dhe mesojn shuem gjera ne qerdhe dhe kur te rriten ditet e qerdhes i kujtojne si te bukura harrojn qe kane qajt e skan desht me shku.Por une jam e vetishme Fitesa qe koha e bene te detyrueshme qe per ti plotesuar kushtet femijeve duhet patjeter te punojne te dy prinderit sepse jeta eshte e shtrejt, dhe eshte gati e pamundur te mbahet nje familje me nje rrog,tash ne si nena ne kete mes duhet te zgjedhim a ti leme femijet tane keq per ushqime te mir, per tesha te mira per shetitje e te rrim ne shtpi ta leme punen apo ti leme gjysen e dites vet e te ja plotesojme kushtet financiare,duhet te gjejme nje mess per ty qe punon ne shtetrore e per mu eshte nje perparsi qe kemi mundsi me mar herpashere keto pushime vjetore, e ndonjeher pushime mjeksore qe ti kushtojme kujdes bile keshtu kur jane diqka keq me shendet,duhet te jemi falemnderuese per keto puna,por e fundit fare qe dua te te them qe e kam menduar edhe per veten qe nese femia im do te jete shume kerkues per mua, se kam pa femi qe nuk mesohen pa nene, une kam mendu qe ta vazhdoj pushim pa pages psh edhe per 6 muaj,kete po ta them edhe ty nese pak ki mundesi ne kete koh qe po thua edhe djali ka nevoj shuem per ty po edhe ti po e perjeton keq nese ki mundesi me mar pushim pa pages per disa muaj ndoshta do te ndihmoj,perndryshe te jene femija te shendetshem keto jane merzitje kaluese ishalla.
(13 vite më parë)
Fitesa, dhe une kete jave jam disi me kete nivel humori. djalit tim i kish ra hmg-ja po fatmiresisht jo rezervat e hekurit dhe djalin e kam pa humor, pak temperature, nje kollitje te lehte se di ne mbremje ka disponim ne mengjes jo mesdite jo...kaluese, une vetes po ja beje rrafsh po mundohem, mbreme e kam pastru ne ate vrull nervoze banesen, u lirova bajagi mire prej saj,,plus femite u kanqen, a derdhen uje e thojshin qe jemi ne deti, edhe pastruan xhamat bashk me muuu....provoje se te hiqet ndoshta edhe ty..
Ah fitesa, ne te njeten gjendje jam edhe une. Vajza edhe pak dite mi bene nje vit,dhe prej muajit te 7 e kam dergu ne qerdhe,dhe me shum eshte e semur se sa e shendosh. Shum po ja marr inatin vetes. Shum shpesh jom tu e mendu mi lan punen krejt. Vajza brenda muajit dy her ka marr antibiotik. O zot sa keq po ndihem. Por kur ta mendojsh me jetu ne ks vetem me nje rrog osht tmerr. Po mendoj per te ardhmen e vajzes time. Edhe naj dite rritet dhe krijon imunitet,po shpresoj,dhe po te jem pa pune si do ta ndi veten kur ajo kerkon nga une qe ti blej diqka?! Vertet gjendje shum e veshtir per neve nenat,por cdo dite po shpresoj qe neser do te behet me mire....
te kuptoj e dashur por nese ne spunoj per ta cfar do ti ofrojm neser gjithmon te gjith gjerat smund tha arish rendesi ka qe po perpiqemi per te mir :)
(13 vite më parë)
E kuptoj qe eshte e veshtire por ja qe keshtu eshte jeta duhet te punojme, gjithkund ne bote eshte kjo. Po e cek perseri met vertet e kuptoj qe eshte e veshtire por falenderoni zotin qe ju ka fale femije dhe mbushni zemrat tuaja me lumturi. Kur ju jeni te lumtura edhe femijet do ndihen te lumtur. Paqi shendet
Iza e dashur, po mundohemi qe te mos iu mungoje asgje, por ne fakt po iu mungon Dashuria jone, kujdesi jone, ushqyerja jone, gjumi qe do ta benin me ne..
Fitesa mike kur un linda evelinen isha duke mbaruar studimet ne vit te tret per infermeri doja gati dy muaj te mbroja shkollen e pastaj provimet deri ne mes te korikut mu desh ta lija vetem bukuroshen time pa mbushur ende ditet em ija ja lija mamit tim dhe perseri kisha merak ndihesha ne faj dhe burri im po ashtu qe i duhesh te mert ruget ek urbetit na kapi nje merzi sa e madha .madje nje per perjudh fillova te ndihesha xheloze se ajo njinte mamin tim me shum se un . Me pask uptova qe gjith kjo askrific ishte per te per mirqenjen e saj qe dheu n dhe burri po luftonim qe ne te ardhmen asajt mos ti mungont gje dhe tash e kam kapercyer kete ndjenj faj .kete vit e lash masterin vec per te qendruar me te por nese do gjej nje pun te vlefshme do ta lija serisht sepse per te do punoja :* mike nuk po ben asnje gabim :)
Dita zemer, po te kuptoj edhe ty shume mire.. por as keshtu spo mundem t\'ia kushtoj vetes qofte edhe nje minut.. gjersa jam ne pune jam ne pune, gjersa jam ne pauze ngutem te haj shpejt.. si te ben telefoni nga cerdhja njehere me renqethet krejt trupi e pastaj lajmrohem.. e edhe ato mashaAllah shume te mira: ne start me thone: mire jane fmije, vec.........\" cka do tjeter qe kane me mthan..
Oj fitesa cdo dite me ndodh djalin ne gji plus djalit me i ofru ushqim loder veshje e cka jo e vet ngeli pa ja plotesu vetvetes gjerat me thelesore....aq merrem me to sa qe pernjeher duan te dyte shumcka dhe asnjeri spajtohet me tjeter ke pos me mua....dhe plus une e ndjej veten te poa forc tqe smund ti kryej detyrat ndaj tyre gje qe eshte e zorshme sidomos kur kan moshe te perafert stte kuptojn....shpresoj tbehet me mire
Venera, dhembet e dyrit jane keta si kalohen dy nga mesi i dhembeve lart. Ata shkaktojne shume dhimbje dhe mundim te disa femije, vajza i ka kalu shume lehte,, ndersa djali si duket me veshtire..
Fitesa te kuptoj plotesisht...une e kam djalin 15 muajsh e beso qe se kam lind djalin per veti nuk mund te ndaj nje dite te vetme te dal e te mirrem me veten time vetem qe djalit mos te ja himb nje orar te gjumit ose te ushqimit.ky nuk flen e nuk han me askend tjeter perveq meje,ushqehet shume me veshtersi gje qe ma keputi shpirtin,pse po ushqehet keshtu??!!analizat ja kam bere krejta kan rezultu mir po shume po me mundon kjo gje e le mo sikur te isha edhe ne pune do kaloja ne gjendje depresioni...po kur eshte e nevojshme puna nuk ke qka ban...
Pastaj, perveq djalit e kam edhe vajzen qe zemren ma ndane kur kerkon dicka gjersa jam duke e ushqy djalin e nuk mundem t\'ia plotesoj. ka ndodh ashtu duke e mbajt djalin ne dore e duke e ushqy kam shku lart e poshte neper shtepi t\'ia plotesoj kerkesat e saj qoft per gjera qofte per ta pastruar nga nevojat fiziol... :( por sot shpertheva dhe nuk po mundem te mbahem..
Arta e dashur, po qe se mundesh zgjate kete pushim sa me shume.. Une te kam kshillu me cka ta ushqesh djalin gjithmone duke u lutur qe in shaa Allah te pakten i han ai bile.. se i imi cka duash bej nuk i do, natyrisht kjo eshte nga mungesa e hekurit.. :( Sot gjysem ore e me teper e kam ushqy ne veture gjersa isha duke shku ne pune.. e edhe ktu u vonova,, e edhe djalin e lasht tu qajte.. Ruges e zuni gjumi pasi piu mire,, e pastaj sapo hyme ne cerdhe u zgju dhe kur u ndame filloi me cajte.. :(
fal Zotit qe jane edukatoret e mira se deri tani as qe kish zgjate ky muhabet, e kisha lan punen edhe nuk isha perballe me keto veshtiresi qe i kam tani
Fitesa te kuptoj plotesisht e dashur,ne te njejten situat jam edhe une,nuk di qysh po mundem me punu kur ment i kam te vajza qe po e lo ne qerdhe,e kalon gjith diten ne qerdhe nuk han hiq e pastaj ne shtepi nuk mundem me largu prej gjirit as 5 minuta,dhembet te gjith kan fillu me i dal veq i kan plas mishrat,nuk rahatohet hiq.prej momentit qe e marr ne qerdhe mo as ne wc nuk mundem me shku pa te se nuk mlen me livrit po merzitet shume e une gjithashtu.Ishalla jan mir me shendet me te tjerat adaptohemi mpuq
O falemnderit te dashura qe jeni ketu e qe mundoheni te me beni te ndihem me mire, por kjo vetem sa vie e me shtohet. Sot bera kerkesen per pushim vjetor per 8 dite e te shohim a ka nevoje edhe me shume. Dua tia kushtoj gjithe diten djalit. Vajzen do e dergoj ne cerdhe qe te mos i mbetem dhe asaj mangu me kerkesat qe duhet plotesuar djalit.
Do t\'ia bej kontrollat prej fillimit dhe te shiqojm ku dhe cka ngecet..
Deshta me ceke, qe kete pune e kam filluar ende pa u njohur me burrin tim, dhe eshte pune e mire qe nuk gjendet lehte, prandaj dhe e kam te veshtire t\'a le veq ashtu.
Fal Zotit, ai punon mire dhe nuk varemi vetem nga puna ime, por kush na siguron qe gjithmone jemi te dy te afte per pune? Natyrisht qe ska asnje siguri per asgje, mirepo te pakten andej me shkon mendja se deri tani do e leja qysh kur kam lindur vajzen.
nena qe jeni ne shtepi qe risni femijet, mos u beni pishman.. po qe se keni jete normale, mesatare qe ia dilni me aq sa keni, mos ia privoni knaqesine femijeve tuaj te jene ende me ju.. :(
O fitesa po pse e malltreton veten sa mire qe punon ku me marr me hi ne pune une me qu djalin ne qerdhe edhe une isha merzite pak po me mire ne qerdhe behet me i shoqerueshem nuk ke probleme kur te qon ne shkoll pastaj per analiza po te kuptoj edhe djali im u dal anemik e ti ke qene ajo qe me ke kshillu qa mi jep me hanger e sa per dhome aj eshte proces qe duhet me patjeter me kalu sado qe te dhimbset ty e mu e shume te tjter po ti puno plotesojav kushtet edhe ma shume kane me te dasht kalo nie dite te mire
Ah moj fiteeeesa aaaahhh kjo jete shume e dhimbshme me sprova shume shkalleshe subhanalah...kam qen tip teper kryefort dhe ska mujt me mba me qajt kush se gjithe e kam perbi veshtiresin e rradhes...prej qe kam lind aq e ndishme jam qe qaj shume shpesh bile edhe me za shperthej duke then pse pse pse....pse skam fuqi me duru ndonje ankes nevoj dhembje pse spo duroj kur i shoh ne siklet duke bertit me duket se sju dal haku ...sdi si do ndodh kur do e qoj djalin ne qerdhe gje qe dua shume shpejt te ndodh kjo....hajr e sdi si do e perballoj sepse sjam mesu mu nda prej tij perpos kur linda djalin e dyte qe u desht me lan me burrin e kam qajt spital me za se mu doke se me humbi haaaajr....shpesh me vie te pstoj ndonje shkrim qe me vie te shkruaj ne ate moment e qe dua ta postoj sepse lehtesohem por stopoj se mejher po te gjuhen dhe po behem pastaj pishman... Zoti ta lehtesoft e tu sheroft e tu befshin drit per tye...nje mpuq e keni
Pershendetje Fitesa te kuptoj plotesisht un kur me ndhodh ta le nje or me duket shum e leje me nje orar pune qe nuk e di se sa or punon.por jeta e ketill esht.Mua tani me 1 dhjetor djali me ben 1 vjet po nuk e di a do te kem forc te filloj te punoj.Ngaqe jam shum e dhen pas djalit dhe shum e ndjeshme nuk e di si mund te perballoj ta le e te punoj.Por jeta esht ber dinamike cdo dit e me shum rriten kerkesat prandaj duhet te punojm per nje te ardhme te femijve tan.Je e pikelluar je e merzitur por po e ben per femijet e tu andaj merr forcen se esht per te ardhmen e femijeve.te pershendes gjith te mirat.
Fitesa ma merr mendja se ashtu isha ndi dhe un , kah me tregon motra qe e qon djalin ne qerdhe o i thom qka po me vjen gjynah bre se askush se kqyr si nana femiun po qka me bo ishallah i kemi shendosh kta femij e na bohen te hajrit e naj knaqin zemren kur te rriten te pershendes..
Fitesa,mos u ndi keq se ti po punon qe ata te kene jeten me te mire,.une tere diten jam ne shtepi me femijet edhe mundohem tia plotesoj krejt deshirat edhe prap po jane te pakenaqur.qika i beb 19 muaj e han shume pak.duhet ton diten mr nga mas saj.qe sa dite jam ne dileme ta ndaj apo te vazhdoj ti jap gji?se po pin e spo han.une po merzitem ne shtepi,Po kerkoj me punu se perdite kerkesat po rriten
Qe disa dite sjam kah mundem as ne pune me u koncentru tu mendu per fmi. Vajza i ka bo 3 vjet ne Korrik, e djali 1 ne Gusht edhe kurqysh hiq sjam kah mundem me u adaptu qe po i lo ne cerdhe e vet po vi ne pune.
Spo mundem.. Secilen dite po me ndahet zemra, secilen dite po e perjetoj rende e me rende. Secilen here qe i boj gati per cerdhe me ndalet fryma, por hajt edhe pak hajt edhe pak..
Tani qe keto kohe djali e ka nje parahati, po me dhemb shume. I kan dal gati te gjitha dhemballat, dje pashe dhe dhembi i syrit i kishte dale lart... kishte mundim bukur shume. Kohen e fundit rez. e analizave tregojne per anemi, jo shume te thelle por te dukshme.. dhe ushqimin shume pak e han. Me shume kur e kam afer e ushqej me gji, dhe ndodh qe darken vetem ashtu e kalon dhe fle deri ne mengjes..
Vec deshta me u shfry dikun se jam shume keq..
p.s. kur shkruaj ketu, qe sado pak me ndonje fjale e ndihmoj ndonje nene, ndihem shume mire, ngase them se te pakten kete kohe sa jam larg fmijeve te mi ta ndihmoj dikend..