Nena ju lutem me ndihmoni, a ka pas dikush sikur rastin tim, dhimbje ne fund te barkut (jo dhe aq te forta),dhe sekrecione kafe, me tregoni ju lutem cka keni perdorur, une isha ne kontrolle dje dhe mjekja me tha prit deri te henen ndoshta te vjen gjakderdhja dhe aborton, por nena une nuk mund te rri duarkryq dhe te pres abortin, ju lutem me ndihmoni nese ka ndonje tablete sikur keto utrogestan, por me emer tjeter nese ka ne gjermani...
Dafina, Apotheka nuk te jep ktu tableta pa recept pos aspirinave edhe do qka bon mi marr edhe ti drejtoju Spitalit thuju qe ki dhimt a naj send edhe pse me prit Abortin spo kuptoj mjekt nuk guzojn me te thon normal kto fjal ktu e lexova qe po banojshe ne München me doket megjithate kerko ndihm tek mjekt tjer nese doket qe mjekja jote nuk o e mire edhe fakt oshte se edhe ktu ka mjek te keqi e ka rraste kur jon te mire po ka raste qe sjav nin... Ose ne mbramje shko ne spital mbas ores 21 te kontrollojn shumm mire e per tableta kurkush ska drejt met jep diqka qe ska ndoll hala te uroj sherim te shpejt sikur te ishim me afer do te tregoja qe tek une eshte ni spital shumm shumm i mire edhe kontrolla o perfekte aty... gjithashtu harrova te them nuk dua te bej mu ndi keq por a eki kuptu mjeken mire qka ka fol mos shko vetem ense nuk e din gjuhen gjitha te mirat
Ma mire se vendi yte nuk eshte as nje,,Me qyuditi se si nje mjeke te thot prit deri te hene ndoshta aborton kjo eshte e pa besushem Zoti na ruajt,po te pakten pse nuk te qiti ndonje medikament qe me pij tani normale nese don Zoti te ndimon neese jo ateher duhet mu pajtu.PO me vjen qudi me ket vende ,haj haj zot qka ska su mbet mu drejtu askundi..Ma mire se me kan mjke i vetes ska.
Dafina une uroj shum qe ta kalosh kete faze dhe mos te abortosh,po edhe mu mjekja me ka pas thon prit kqyr qka po ndodh se ndoshta aborton,kom pi utrogestan e kom nejt rat boll po badihava se qat dite qe me tha une mbramje abortova.Ti mos u streso shum,e di qe e ki shtir me nejt e qete po ski qka bon tjeter,beso veq e ngarkon vetem ma shum dhe e veshtireson situaten.Te uroj qdo te mire e ishalla te shkon mbare deri ne fund.
Dafina,une kam pas sekrecione ngjyr kafe prej javés 6-té deri né javen e 8-té ama kontrolla tek gjinekologu kam pas shum té shpeshta,ajo çka ti duhet bésh éshté té pushosh sa ma teper edhe té ngrihesh vetém pér nevojat tua personale,shéndet.
Un jam kan ne javen e 7 ti nuk di se ne cilen jav je po edhe dhimbje barku kom pas smeka than mjekja qe munesh me pas gjakderdhje e as kurgjo edhe un ne Bonn i kom ba kontrollat kjo ndodh mu per veti kurgjo smeka ndodh po ishalla as ty kurgjo nuk te ndodh po ti shko edhe diku masi tuka bo marak te uroj gjdo tmir
Pershendetje Dafina un per vete ket problem ekam pas po asgje ska ndodh me fmijun 2 jav ekom pas ket sekrecion po ekom lind vajzen si drita ka qen shtatzanija ime epar gjdo trup i njerit eshte ndryshe ama me mu sen ska ndodh te pershendes uroj nje statzani te mbar.
Qysh me shku ne klinike
So erreichen sie uns
U-bahn u 5 bis neuperlach zentrum. Dort bieten die
Buslinien 55, 197 und 198 direkten anschluss.
Frauenklinik
Klinikum neuperlach
Oskar-maria-graf-ring 51 |
81737 münchen
(13 vite më parë)
Dr. Naim shabani
Oberarzt
Telefon 6794 (144) -2453
Telefax 6794 (144) -2842
E-mail: naim.Shabani@klinikum-muenchen.De
Ky qenka kontakti direkt me te se ky teli ne sms e pare osht i klinikes
Nuk jetoj ne münchen, por po shkoj atje te dr. imer hajdari...
(13 vite më parë)
A ne munchen jeton a ???? Kqyr se atje ne nje klinike punon naim shabani edhe gruja e tij punon aty
Städt. Klinikum münchen gmbh klinikum neuperlach frauenklinik
Oskar-maria-graf-ring 51
81737 münchen
Bayern
Deutschland karte ansehen
Festnetztelefon: 089/6794-0
Fax: 089/6794-2346
Une e di se shenjat qe kam une jane paralajmerim aborti, por mjeku duhet me luftu deri ne momentin e fundit, e nese e ka shkru zoti mos me lind, atehere une skam ca boj, e keshtu shume keq mka lon, veq prite ti gjakderdhjen... shkina e flliqt..
(13 vite më parë)
Dafina normal kur ke gjakderdhje ose sekrecion te mbajn ne spital te japin infuzione ose dicka per ta largu gjakderdhjen, e nese nuk zhvillohet beba ajo esht tjeter sen, duhet patjeter me abortu, kom ndegju per shum raste te tilla , bile atoo edhe ne kosov nuses djalit axhes ju ka lshu gjakderdhja dy jav e kan mbajt ne spital tash e ka lind djalin, po quditna qysh met than ty mjekja shko ne shpi prit deri te ndodh aborti ne vend se met ndihmu me ta shpetu shtatzanin( beben),,,por rri e shtrir pusho mos bej asgje, nese bebi esht duke u zhvillu ateher zoti te ndihmoft e te shkoft mbar deri ne fund
dafina une jetoj ne gjermani e dashur po mue sme ka ndodh po qysh bre pom qudit aja mjeke mete than prit ndoshta oberton aasht nermal ajo jo zemer shko apet te aja mjeke edhe thuj qe mem ndodh diqka ti jep pergjigje edhe drejtohu ne sital zemer mos prit ahstu skan qare pate rrok ne dor ishalla zoti te ndimoh se sa per mjek ktu edhe sju intereson pale sa e pershendes
dafina une jetoj ne gjermani po quditem shum qysh te ka keshillu frauenarzt me pritt,ma mire e ki me shku ne spital edhe te kontrollojn une kom ndejt 2 muaj ne spital e shtrir as nuk kom guxu mu qu deri ne javen e 35 pershkak se djalin e kom pas shum posht edhe mitra ka qen e shkurt ma mire ne spital se ne shpi me ndejt ne shpi nuk mundesh pa u qu me bo diqka e ne spital veq rrin edhe kurgjo merzitesh pak po kur e mendon qe e ki ne bark ni qenje i perballon krejtt mem ndegju mu mire ish kon me shku ne spital
Dafina, nese mjekja te ka than ashtu ajo e ka dit qe do te ndodh. Ndegjo,nese ka ndonje defekt gjenetik, ka me dal jashte, nese nuk ka, ndaq gjakderdhje ndaq cka te dush se nuk del, por kur nuk formohet mire, ski cka bon ti. perpara sa abortin spontan e kan pas po se kan marr vesh cka po ndodh, kjo osht normale bre se jo cdo shtazani shkon deri ne fund. Mos u panikav, cka u shkru me ndodh ka me ndodh, ti hyzmet ma shume smundesh e i bo ksaj pune, edhe nese u shktu ti me e lind, ska kush qe e nal. shtriju rri e qete, prit me durim, ski cka bon ma shume.
Dafina ky profesion te ben njeri po thuajse pa asnje ndjenj, mirpo mos harro se mjeku duhet te flas aq ftoht sa qe pacienti te mos shkoj ne panik, edhe pse ti veq shkon mirpo e kan rregull ligjore mos me reagu me fytyr e as me fjal. Kta nuk guxojin me ta bo te madhe por ta bojin kishe osht shummm normale e jo mu strresu. Nuk na kuptojin pulsin ton e as temperamentin ton :( une ne djalin kur isha shtatzan pata gjakderdhje aq shum ne javen 11 sa qe me lan 3 or me prit se than ke abortu e skemi qka me nderhy... Me njofshin shum mir por nuk ndihmoj. Por per fat bebi ish kon mir por dyshohet se ishte binjaku i tij qe doli.. Pra bohen 5 abortime nese kam hup edhe 1 bebe at dit. Tash ty bota te duket qe osht e zez e jo rrumbullake por lutu sa te mundesh edhe veq thuj ZOT ti e din ma mir.... Veq lutuuuuu se nuk mundemi mu strresu kaq shum se osht edhe ma keqqqqqq por ska kush qe ta hek ket dhimt e tut sado qe te japin kshilla e te thojim ban kshtu e ashtu... Ma mir kaj sa te mundesh e lutuuuuu shum por mes paniko as mes e merr te tmerrshme se kerkush se sin qka bohet, as mjekuuuu...
Elinda me beso se me vjen shume keq per ty..:( Une e di se nese e ka shkru Zoti me abortu, kam me abortu, por disi kur perdor dicka edhe nuk ka pas efekt bile e din se edhe ata jane mundu edhe vete, por puna e zotit, e si puna ime??? Mka thone prit deri sa te vjen gjakderdhja edhe shko pastrohu ne spital, keto se kish duru as kafsha e le mo nje nane.. O zot cdo minute qe po shkon mua po me duket se do te qmendem...
(13 vite më parë)
Dafina ska shance me marr barna ne barnatore pa recete te mjekut,e di edhe ti kete.Une te kam shkru edhe dje dhe te tregova rastin tim,pusho sa me shume dhe mos u streso.Edhe e di mire se nese ke ndonje problem ne shtatzeni spitali dhe mjekja jote bashkpunojne qe te mos bejne dicka krye ne vete.
Oj Arzona, nuk po them se nuk po me marrin, por ne spital duhet me nejt sikur ne banese veq shtrit, une po du me me ndihmu ne dicka barera apo ckado tjeter.
(13 vite më parë)
Dafina po me cudite se jeton ne Gjermani dhe te neglizhojne,une dy femi ketu i kam lind dhe skam pas rast mos me me marr ne dore qofte mjekja jeme ose ne spital.Shko ne spital aty te schwangerschaft ambulant dhe te bejne krejt kontrollat dhe analizat
Elinda Kryeziu(13 vite më parë)
Dafina zemer, punoj ne spital dhe pot trregoj qe vet kam pas abortime sponane dhe me beso qe ja une kisha pas mundesi mi shpetu gjith aa fmij ja askush. Nese aborti vjen nuk ka mjek e as medikament qe te shpeton perpos nese ka kaluar java 27... Po ta di dhembjen edhe mendon qe spo ja ndin kerkujt per ty por besom qe me kan ashtu as une nuk i kisha hup 4 fmij po kisha marr barna vet ne repart e kisha pi. Pusho dhe lutu, nuk kemi forc me te madhe ne si nena por shpresa eshte te ZOTI
Kam pyet ne spital, por mkane thone se vetem duhesh me ndejt shtrire edhe ne nuk guxojme me te dhene medikamente... Nese ndodh ndodh. Po ku po ju intereson bre ktyne per mua allahile..
Dafina une nuk jetoj ne gjermany po me qudit qysh mundet mjekja me te thon ashtu me prit ndoshta aborton e ajo mos me parandalu me ndonje terapi shko zemer ne sputal mos rri ashtu ne pritje
Nena ju lutem me ndihmoni, a ka pas dikush sikur rastin tim, dhimbje ne fund te barkut (jo dhe aq te forta),dhe sekrecione kafe, me tregoni ju lutem cka keni perdorur, une isha ne kontrolle dje dhe mjekja me tha prit deri te henen ndoshta te vjen gjakderdhja dhe aborton, por nena une nuk mund te rri duarkryq dhe te pres abortin, ju lutem me ndihmoni nese ka ndonje tablete sikur keto utrogestan, por me emer tjeter nese ka ne gjermani...