Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

:(`````````
Prsh nena uroj te jeni mire ju dhe familjet tuaja, une jam e re ne protal mirpo po ndjehem sikur me qene kohe te gjate ketu. Keshillat e juaja na ndihmojne shume ( e them ne shumes meqe ju percjell gjate gjithe kohes por nuk shtroj pytje shume shpesh). Se pari meqe ende nuk jam nene dhe mua po me mbysin problemet me burre. Durimin ma te madh po e beje shkaku prindve te mij te cilet kane probleme shendetsore,nojhere kam frike se mos po behen keq shkaku meje dhe sdu tju bij ne shume ne qafe. Kam nje simpati te veqante per ju ketu, dhe kur ju shoh qe preukupoheni me problemet e femijeve tuaj shendetin e tyre ju lakmojjjjj deri ne qiell, saqe edhe syte me lot me mbushen dhe kur shoh veten qe kam nje fat te keq dhe problemet per mua skane te ndalur me vjen te ik diku larg te gjitheve dhe te kem nje vdekje te qete e te shpejte. Jeta me ka bere pesimiste jashtzakonisht shume, sdua tju mbyt me fjale ketu nga telashet e mija, por me vjen nevoja vetem ketu te shprehem.
Sa mire per ju qe keni aryse te jetoni, sa mire per ju qe harxhoni dashuri per arsyet e juaja dhe akumuloheni prap e prap, dhe kjo ju bene te veqante per njerzit me te dashur te jetes tuaj . Sa me fat qe jeni :)
Dafina Kukaj (13 vite më parë)
Prom ... (13 vite më parë)
Dafina une mendoj qe duhet te shikosh cfar e nervozojn bashkeshortin tende ti te ulish koken dhe te dakordohesh me ate gje, beja qefin shikoje se cfar pelqen tek ti ashtu vepro,vjerres sipas mendimit tim do ja besh me dije shkurt edhe shqip \"respekt ju jap por te me nderhyni ne punen time me burr nuk te lejoj as sot as mot as kurr edhe ndash burr ndash kush te doje le te flas ajo gje e kryme eshte:.edhe dicka eshte e vertet qe viti i pare i marteses diku 90% eshte i rende sepse eshte viti ku ju nisni te njihni me mire njeri tjetrin derisa i mesoni hujet e njeri tjetrit.une kuptoj qe je e dermuar emocionalisht por besom qe koha do ti sheroj plaget, mundoju te kapesh per dickaje qe sheh zgjidhjen, si psh mardhenie e mire vec me burrin, ose ndonje pik e dobet e tyre dhe luaj me ate karte, sa ta gjesh zgjidhjen dhe ne rregull je.nese shikon qe vertet nuk shkon mbas gjith atyre, atehere dal nga dal pregadite terenin per prinderit qe do ndahesh dhe shiko jeten se nuk shkon jeta me grindje vec per hater te prinderve, se une jam e sigurt qe as prinderit e tu nuk duan qe fmija e tyre te rri ne nje shtepi qe han vec britma e gjykime te padrejta.qetesoju mos vepro me emocion por me logjik dhe ne baz te situates, ne fund te fundit je qenie e nje zoti qe ka te drejt te jetoj i lire i lumtur.merri gjerat me shtruar mos u streso
valmire (13 vite më parë)
Dafina,edhe un kam gati moshen tende,se kam pasur jeten te leht poashtu si ti,kam kaluar edhe un nje periudh te veshtir emocionale me pare.Jetoj ne bashkesi dhe kjo nuk eshte e lehte shpesh here.Te kuptoj shum shum mire.Ajo qfar me ka ndihmuar mua per te dal nga ajo gjendje kane qene disa seanca me psikoterapi me psikologun,me beso se me kan ndihmuar shum ti shoh gjerat nga nje kend tjeter.fol dhe veq fol me njerzit qe ti ju beson,qoft ai edhe psikologu dhe me beso se gjerat do te marrin kahje tjeter.Qdo te mir .
(13 vite më parë)
Dafina kur behesh nene, te largohen nervat, te shtohet me shum dashuria, ke me qen njeri me i qet se herave tjera, ke me ndryshu shum, ke me qen ne gjendje me be te pamunduren per femijen teend, kur te behesh nene ke me pa se sa ka met ndryshu jeta kuptohet per te mire, e jo per te keq..
Dafina Kukaj (13 vite më parë)
@ Artushja me vjen shume mire qe e ke gjete kete force dhe po i perballon te gjitha vetem. E dim qe problemet e veta secilit i duken me te mdhaja se te tjetrit, e shpesh nuk shohim pertej hundes tone. E kur te degjon raste me te renda duhesh mu shukat e me thon ka edhe ma keq, e mos u qo peshe. Kjo edhe me brengos shume kur neser pasneser te behem nene, e sdo tjem ne gjendje ndoshta ti jap pergjgije kerkesave te femijve, , kur te prishen nervat, e secili sen te duket qe veq ne dem tondin po shkon ose po flas keshtu se sjom provu ende e nuk e di , e tinglloj shume injorante. As me heret nuk e kam pas jeten lehte aspak, e gjithe kohen jam duke i be pytjen: deri kur me, deri kur? Thjeshte nje force pom duhet per me shty tutje, nje motivim...
(13 vite më parë)
Dafina shum mir te paskan tregu nenat, por nese ka dashuri mes burrit dhe teje ateher kjo esht me e rendesishmja, tjerat vin vet ateher kur allahu e ben emer, mos i humb shpresat se edhe ti do te kesh femij, ka raste te shumta qe nuk kan pas e mbas shum vitesh kan femij, per problemet tjera mos u brengos se te gjith ne kemi probleme por un per vete nuk i marr afer zemres, lutem per shendetin e familjes time, se ajo esht gjeja me rendesishme, kur ke shendetin i ke te gjitha
(13 vite më parë)
Psh. Dafina pom vjen keq per gjendjen qe pö e kalon por sesht kjo zgjidhje e problemeve äs kush ne jet nuk e ka jeten si princeshat neper prralla ket mos e harro pamarrparasysh me qfar probleme ballafaqohemi te llojve te ndryshme por me rendsi shendeti ti tjesh mir athere ki forc per tjera sene mos e ngushto veten mundohu fol me burr kqyr ku osht problemi... Se pö te ishte vdekja zgjidhje une do isha ndoshta njera ndor to jom nen e tri vajzave jetime per to une jom bab e nan e nuk osht e leht mi rrit tri vajza pa bab edhe pse e kom perkrahjen e fam. Por perseri une jom ajo qe e kom pergjithsin mat madhe por qa me bo qa osht e shkrume preji zotit äs kush sun e ndal ... E dashur te psh te uroji ti kalosh kto probleme e te gzon allahu me fmi e te kesh nje jet te mir me burr .
Dafina Kukaj (13 vite më parë)
@sara sara, jam 29 vjeqe, jetesa ne bashkesi po reflekton negativisht tek mardhenia jone me bashkeshortin, po jam lodh shpirtnisht me e spo mundem, deri te hunt mka ardh secili sen pom humb durimi , po dal jasht kontrollit , sjam me vetja ime e dikurshme.
Dita Rrustemi (13 vite më parë)
Dafina aq e sinqert mu ke doke ne shkrim sa qe te ndjej shume te afert.Ketu jam me nofk une por kam bere shume mike e edhe emrin ma dine etj..prej momentit qe kam ardh ne jete kam qen me nje?te madhe por deshti Zoti dhe ja ku jam..pastaj pse jemi ne kete jete parashtrohet pyetja apo?jemi kalores ne kete rrugetim jemi nis ne kete rruge apo labirinth ku her ka asfalt prr te ecur her na duhet vrap her pushim her lloq her shkretetir her kodrin her relaksim etj etj jemi mysafir per te matur pulsin tone gjegjesisht durimin tone miresit e tona...ke probleme kemi te gjithe...dikush me pak e dikush me shume per sot ndersa neser rrotulliset e kunderta kunsdrejt tjetrit.Ti pse valle e mendon vdekjen kur ka me keq se ti?!nuk duhet me qene largpames ose shkurtpames duhet nje kenveshtrim mesatar andaj mblidh forc dhe shiko jeten me optimizem te mirat te bukurat qe na sjell jeta....e dashur dafina lutu qe te ndjek e mbara ne jet...paq suksese,keto sfida te jetes te sjellshin gaze e harre.Mbeshtetju Krijuesit tend qe te sollli per nje qellim ne kete bote...gjeje motivimin e jetes behu e dobishme spari per veten pastaj per te tjeret..te perqafoj...
(13 vite më parë)
Dafina veq nje gje askush se ka jeten veq lula , as ne ktu . Edhe ti duhesh me morr forc me be burrin me te kuptu nese keni dashni mes vete... Nuk duhet te duheni qe nese keni femije dahsuria e njeriun dije te jet si femije si pa te... Fmija eshte gzim por jo qe ta shuaj dashurin mes dy njerzve as te rris ate.... Ket duhet me msu njerzit.... Nese zoti don me ju jap fmi do ju jap kismet ai e din me se miri.... Kam shum raste ne familje qe kan femije mbas shum viteve... Nje rast eshte shembull ku burri i ka than edhe 1 jet ma jepi zoti une prap me ty do jem si patem femi si jo. Tjetri. Eshte se shakaku i fmive desh u shkatrrun sa tani ka mbet shtatzen dhe jan pishman per qdo fjal qe kan kemby nder vete .... Por nese nuk ka zgjedhje dhe mirkuptimit vendimet e duhura eshte mir te merren sa me te ri qe jeni qe keni hala koh per nje rrug me te mir...
(13 vite më parë)
e dashur kjo nuk esht zgjithja e problemeve, cdo njeri ka probleme e si ka then Aisha disa ketu skan as emrin real ndoshta jeta e tyre esht me keq sesa pershkruan ti te tenden . mos u bej pesimiste ndoshta ky pesimizem po te merzit me shum.per mua ne jet rendesi ka te gezoj shendet un dhe familjart e mi nese e kam kete jam shum el umtur :)
Jesi Jesi (13 vite më parë)
E dashur nuk ja vlen te biesh kaq shume ne pesimizem, e kam lexuar dhe ato qe ke shkruar disa dite me pare dhe me ka ardhur kaq keq. Ne nuk jemi askush per te te thene ty bej keshtu apo ashtu sepse jeten tende do e manaxhosh ti vete, e vetmja gje qe te them eshte qe s\'ka asnje pa halle, as ne ketu qe dukemi te \"lumtura \" i kemi problemet tona, kush me shume e kush me pak. Mendo qe neser vjen nje dite e re, do linde dielli dhe per ty, asnjehere s\'do e mendosh vdekjen si zgjidhje, me qene ashtu do vdisnim te gjithe dhe ja u zgjidh cdo gje. Puna eshte te luftosh, ashtu sic di ti, t\'i perballosh hallet e problemet qe ke. Jeta eshte vetem nje, duhet te perpiqesh ta jetosh ne menyren me te mire te mundshme. Uroj te behet me e mira per ty!
(13 vite më parë)
dafina asnjera ketu nuk e ka jeten perfekte,as emrin e vet dikush nuk e ka te realt,un mund te them se secila ka probleme,por un i faleminderoj Zotin per djalin qe me ka fal shendetin e tij te plot dhe familjen ta kem shendosh,gjitha gjerat rregullohen edhe mua shpesh.me duket qe jam njeriu me i pafat ne jet e ne syt e dikujt jam femra me e lumtur qe egziston,keshtu qe ska njeri 100% te lumtur gjithmon del nje krimb e na han nga pak
(13 vite më parë)
me vjen keq qe je kaq e merzitur,nuk ja vlen te mendosh per vdekje se jeta esht e bukur dhe me siguri dhe ti me pak durim do i kalosh te gjitha e do jesh e lumtur se jeta per asnje nuk ka qen fush me lule te gjith kan pasur probleme prandaj bej durim
Zana Fb (13 vite më parë)
dafina mrimengjes .si je ?pse e leshon veten kaq shum ?duhet te jesh e forte te perballosh cdo gje e dashur.per veten tende dhe per te gjith ato qe te rrethojne.dhe duhet te mendosh per gjera te mira.dhe mos e humb shpersen dhe besimin tek zoti sepse do te ket dite te bukura edhe per ty,dhe do te gezoj zoti me nje femije edhe ty,mos u merzit fare.nqs ben ta di cfar moshe ke dhe cfar problemi ke?

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?