shume e merzitur
nena nuk e di se me ke te ndaj merzine qe kam brenda vetes. para 2 neteve mu rrezua djali nga krevati i madh qe e kisha vene per te fjet sepse ai ka shume qef me fjet ne krevatin tone . kishte rene permbys ne toke dhe volli , gjithashtu i dolen hundet gjak. menjehere bashke me burrin tim e derguam ne spital urgjet dhe atje kemi qendruar gati 3 ore. e pane mjeket dhe na thane qe djali nuk ka asgje vetem se me shume se cdo gje eshte trembur sepse reagon kretj mire dhe duket krejt mire. i bene 2 seruma nje per mbrojtjen e trurit dhe nje serum te thjeshte. fjalet e mjekeve disi me qetesuan por te them te verteten une gati sa nuk kam vdeke. nuk e di ka 2 dite qe une djalin e mbaj vetem ne dore sepse nuk po ecen mire qekur eshte rrezuar nuk e vendos kemben e majte mire ne toke dhe rrin duke u rrezuar. ja kam pare dhe nuk i dallohet gje nese e ka te nxire kemben as kur ja preki nuk reagon keq por nuk e di se pse nuk po ecen mire tani. djali im eshte 14 muajsh. O zot sa keq ndihem dhe sa shqetesohem a mos ky rrezim apo ( te gjitha rrezimet qe bejne femiejt) mos ndikojne per keq kur femijet te rriten pasi keto trauma jane. O zot na ndihmo qe te mos u ndodhe gje femiejve tane.
Evenad ..
(13 vite më parë)

