Me ndihmoni ju lutem, a mos duhet valle te provoj ta ushqej femijen tim?
Si jeni nena te dashura? Uroj te jeni mir ju dhe bebushat tuaj. Kam nje problem te madh. Mistreci im i vogel per nje jave mbush tre muaj plot. Kam vene re qe nuk po e ngop dot me me gji pasi me qan shpesh kur pi. Ritmi i prodhimit te qumeshtit nuk i pergjigjet kerkesave te tij pasi ai pi shume shpejt. Kam provuar me qumesht formul disa marka te ndryshme por nuk ma pi, e peshtyn. Nuk di si tja bej. Kte e merr uria cdo nje ore e gjysem dhe gjiri nuk arrin te mbushet. Keni ndonje mendim? Mos vall duhet te provoj me ushqim?
Ca pune thua aman te keqen. Un e marr me vete dhe ne banjo se sme le te marr as frym. Se nga ngjau ky imi si egersir pylli nuk e di. As un as i ati skemi qen te till. Ka marr nga hallat me duket qe u rent shapllamaja ishalla.
(13 vite më parë)
hahaha lorena po me duket sikur po flet per vajzen time origjinal jan. kjo me gjun kur e mbuloj me batanije. jane femije te eger e vec me bo durim duhet se skemi zgjidhje tjeter hahaha. dhe kjo imja naten slun hic vetem cohet najher me pi kurse diten me lodhi. sme le me bo nje pun
Qumesht me duket se kam se ky vici e mbush gojen me qumesht dhe ve ulerimen. A thua se nuk kaperdihet dot. Si kapua deti me ben ndonjeher. Grindavec ne kulm. Tashikosh si me gjuan kur mundohem ta ve ne gjume. Diten ka raste fle ka raste nuk e ben as gjysem ore kurse naten tull gjum deri ne 8 te mengjesit. Ty si te duket se un spo bindem.
(13 vite më parë)
njejte si vajza ime po shyqyr Zotit ka shtu mir e tani spo shqetesohem me. eshte lloji femijes grindavec si vajza ime. per mendimin tim mos u bej merak. ti e njef femijen tend me mir.po ty a te duket sikur ke gji, a te kullon a. psh vajza do me majt vec ne goje gjirin edhe do te rrije ne krah prandaj nuk rahatohet diten hic. nuk i ben 2 ore gjum rresht
Vallahi moter spo di ca ti bej. Ka raste pi cdo dy ore ka raste rri dhe kater ore pa pire. Ndonje here dhe ore me ore. Nuk i gjendet karari. Dhe pediatria ime keshtu me tha po spo di vallahi. Do provoj te ndryshoj dhe regjimin tim ushqimor tani qe ska me dhimbje barku shyqyr zotit. Ca gjera i kisha te ndaluara ti haja me pare. Tani po ja valoj, ha ca te me dali para dhe 2 lt uje ne dite jane te thara. Nganjehere dhe me shume pervec lengjeve te frutave.
(13 vite më parë)
Lorena vajza ime dy muajshe ben te njejten gje. pi cdo nje ore e gjys e edhe me shpesh ka raste por jo se nuk ngopet po e imja pi nga pak e shpesh. me eshte dukur sikur nganjeher nuk i mjafton ama ia kam dhene qofte edhe cdo gjys ore qe te ngopet dhe nuk i kam fillu shtese pasi nuk jane te shendetshme sa qumeshi i gjirit e pediatria me tha mbaje deri ne 6 muj vetem me gji se nuk te semuret e kam bere cmos qe te ngopet me gji vetem. ha sa me shum ushqime me kalori, lengje (ato me gaz e sjellin qumeshtin shum), embelsira dhe mos ia jep mezor qumeshtin tjeter se po te jete i uritur eeee si ta merr. kshu mendoj un. bej cmos ta ushqesh me gji vetem. ne peshe e paske mashaAllah. po te pys a pi nga pak e shpesh djali jot?
Ah moj bora po ky imi nuk e pi fare ate te shkret. Une eshoh vet qe spo kam qumesht ndaj dua ti ve shtese. Sapo mora nje te ri. Nativa eshte i nestle, as kete spo e do. Me ka pjell belaja.
Lazarela kokat tani mu maviosen se i thith me inat ky vici im e nga qe ska qumesht maviosen ato te uruara. Me para skam pas probleme.
(13 vite më parë)
Përshendetje edhe djali im esht 3 muaj un fillova me qumesht beba si shtes se filloi te kerkonte shum shpesh gji dhe pastaj u nda nga un nuk pinte me .Tani pin beba 1 po at te qamen e ka njelloj keshtuqe ndoshta nuke ka nga qumshti pasi ka shtuar mir
ah se harrova lorena te te them per broblemin me dhimbjen e kokave te gjoksit.edhe une keshtu kam vuajtur ne fillim sa me dhimbte shpirti po pastaj mora ne farmaci ca si tapa prej gome qe i vendos ne gjoks dhe bebi e thit nepermjet tyre qumeshtin dhe nuk do kesh dhimbje fare me pas.ato i gjen ne farmaci dhe jan me masa
hahahahahaha. lorena mua mu fut nepsi per vete.kam kohe pa ngrene.e di si e beja?e prisja buken ne feta dhe e skuqja me vaj ulliri pastaj e shoqeroja me djath te bardh.ooooo te lepish gishtat.
po qumeshtin nan te nestles ja ke provuar?meqe jeton ne greqi jam e sigurt qe ka atje se greku po i eksporton ketej nga ne jo me te mos mbaje per vete......
Lazarela me fute nepsin me ate buken e misrit po ketu ne Greqi permbys ta kthesh nuk gjen nje furr qe te bej buke misri. Do mundohem te shtoj lengjet te vetja edhe pse kam problem me mbajtjen e urines qe pas lindjes. Ca te besh, kusuret tona ...
Alba une pi me zor dy gota uji sa here pasi pi djali dhe sa here vi anes pi prap. Te ngrenet normale qe ha por ai po rritet dhe po kerkon me shume. Sdi si tja bej.
lorena mos u merzit sepse nuk te ben mire.perderisa ka shtuar mire ne peshe do te thote qe ngopet.nje nga arsyet kryesore se perse bebet qajne deri ne moshe 4 muaj jane dhimbjet e barkut.duke qene se nuk i kane ende enzimat tretese nuk e tresin dot ashtu si duhet qumeshtin qe pine dhe u dhemb barku.ti perpiqu te hash te gjitha vaktet normalisht.mua me ka ndihmuar ne ardhjen e qumeshtit boza buka e misrit lengjet ose qumesht dhe brumerat.sidomos buka e misrit kur e haja ne darke kur ngrihesha te nesermen gjinjte i kisha te forta gure dhe me kullonin.keshtu e dashur shpresoj te te kem ndihmuar.mos ja nderprit gjirin se eshte alternativa me e mire.mgjtht ti e di situaten me mire.
Lazarela djalin e linda 3 e 920 dhe tani eshte 6 e 300 ka shtuar normal por tani nuk po e ngop dot me me gjirin tim dhe duhet me patjeter ti filloj qumesht shtese se ketij si mbyllet goja. Po ky nuk e pelqen moj moter. Mora almiron te parin iku dem i gjithi, Mora Aptamil e volli nga inati se e detyrova ta pinte, Tani i kam mar frisolac po as ate nuk e fut ne goje. Ben sikur e pi, mbush gojen e pastaj ma peshtyn. Thua se e meson njeri te tallet me qumeshtin. Me ka gjet belaja. Me jan maviosur dhe kokat e gjoksit duke i dhen ketij cdo 1-2 ore. Thith shum forte dhe ngaqe nuk gjen qumesht, ve ulerimen. I duket sikur ja heq un nga goja.
Si jeni nena te dashura? Uroj te jeni mir ju dhe bebushat tuaj. Kam nje problem te madh. Mistreci im i vogel per nje jave mbush tre muaj plot. Kam vene re qe nuk po e ngop dot me me gji pasi me qan shpesh kur pi. Ritmi i prodhimit te qumeshtit nuk i pergjigjet kerkesave te tij pasi ai pi shume shpejt. Kam provuar me qumesht formul disa marka te ndryshme por nuk ma pi, e peshtyn. Nuk di si tja bej. Kte e merr uria cdo nje ore e gjysem dhe gjiri nuk arrin te mbushet. Keni ndonje mendim? Mos vall duhet te provoj me ushqim?