Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Pesha e bebit 4 muajsh

Pershendetje nena!


E kam vajzen 4 muajshe dhe pesha e saj eshte 7 kg e 400 gr, ju lutem ndani eksperiencen tuaj me mua dhe me thoni nese mendoni se kjo peshe eshte ne rregull per moshen e saj? E ushqej me qumesht Aptamil dhe kam dy jave qe i kam filluar dhe leng molle e karrote, ju lutem me shkruani pasi mjekja ku e çoj me thote se femija po shton shume ne peshe, por mua me duket normal. Pesha e vajzes kur lindi ishte 3 kg e 300 gr.


Ju falenderoj dhe ju uroj shendet e lumturi juve dhe bebave tuaja!

Orgesta (13 vite më parë)
Orgesta (13 vite më parë)
Eda, Diana, dhe Linda ju falenderoj per komentet !
Eda 1 (13 vite më parë)
Pershendetje Orgesta, djali im ne javen e pare te muajit te trete i ka pasur 7 kg, ndersa edhe pakez dite do ti mbush 4 muaj por peshen nuk e di pa e dergu te pediatri. E ushqej vetem me qumesht gjiri. Keshtu qe mos u brengos se vajza jote per mendimin tim ka peshe normale. Çdo te mire :)
Diana (13 vite më parë)
Pershendetje Orgesa, vajzen e paske mashallah te shendoshe, vajza ime ne muajin e 10 ka pas kaq kg sa i ka vajza jote :) mos bej dert se qenka e shendoshe si molla. Tani duhesh te besh hesapin, ne muajin e 6 duhet te dyfishosh peshen e lindjes, dmth nese vajza ka lindur 3 kg atehere ne muajin e gjashte duhet ti kete 6 kg.
Linda (13 vite më parë)
Pershendetje Orgesta, une e kam djalin gjithashtu 4 muajsh i ka ba me 26, po peshon 8 kile e 200 gram, po tash nuk po di çka te them, kam ndegjuar se vajzat peshojne me pak se djemte, une e ushqej vetem me gji djalin, s`po di tjeter çka te them, shendet vajzes.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?