Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Lënja e gjirit

Te dashura nena, e kam vajzen 4 muajshe dhe kam frike se po me len gjirin, nje periudhe te shkurter ajo filloi te mbante gishtin e math ne goje gjate gjithe kohes dhe une u detyrova t`ja mbeshtillja doren me çorape qe ta haronte ate ves, por ajo filloi te grindej akoma me shume dhe sa here e vija ne gji ajo qante e skuqej ne fytyre. Pastaj u detyrova ti vija biberonin rrens dhe ate e mban dhe eshte me e qete, por me shqeteson fakti qe sa here e ve ne gji me zor te madh pin. Sidomos ne darke para se ta ve ne gjume. Nje dite i provova pak çaj ne biberon dhe e thithte gjithe qejf duke e pire kurse kur e vija ne gji ajo qante perseri. Nuk di si te veproj, mos ndoshta eshte mesuar me biberonin dhe si pelqen me gjiri? (edhe kur i jap nje filxhan kafe molle ose karrote te shtrydhur me luge e pelqen shume). Ju lutem me thoni si te veproj, sepse me vjen shume keq tja heq gjirin qe tani qe ajo eshte 4 muajshe, sepse gji kam, dmth gjinjte si kam siç i kam pasur kur ajo ishte 2 muajshe qe i kisha te fryera por kur goca pi mua me percillet qumeshti dhe me kilet eshte mire... me falni qe u zgjata shume, por doja t`jua tregoja me hollesi gjerat qe dhe ju te me jepni nje pergjigje sa me lehte... ju falenderoj dhe pres nje pergjigje sa me shpejte se jam shume e merzitur per kete gje dhe sdi si te veproj.. :(:(

Ana (13 vite më parë)
Rina (13 vite më parë)
Pershendetje Ana, po ashtu edhe une e kam te njejtin problem. E kam djalin 3 muaj e gjysme dhe nuk pin mire, veten ne gjume, edhe at me zor, kam provuar edhe me biberon po pa sukses po e refuzon. Edhe une jam ne hall te madh kam provuar te gjitha metodat por pa dobi. Edhe ne peshe nuk po me shton, tash i ka vetem 6 kg, keshtu qe sa te hin ne muajin e 4 do te filloj me ushqim shtese normal me keshillen e pediatrit.
Iliriana (13 vite më parë)
Pershendetje nena. Edhe une e kam djalin 4 muajsh dhe para disa dite kur fillojke te me pi gji qajke dhe refuzojke por kur e dergova te pediatri me tha se e ka nga dhembja e veshit dhe me te vertet ashtu doli sepse kishte pas nje skuqje te veshit. Vertetojeni edhe ju per cdo rast se mos kane bebet probleme me veshe sepse djali im qe eshte sheruar pin pa problem. Gjithe te mirat per ju dhe bebet tuaja.
Linda (13 vite më parë)
Pershendetje Ana edhe une e kam djalin 4 muajsh edhe une kam problem se nuk e merr si perpara e vetmja gje se me ka mbet eshte te bej pompim edhe ti jap me biberon nuk e di a don me ma lene gjirin ajo edhe une kerkoj keshille per kete se eshte beba ime e pare.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?