Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Vlerat ushqyese dhe terapeutike te karrotes
Vlerat ushqyese dhe terapeutike

Falë vlerave të saj mirëbërëse, mund të cilësohet si një \"bimë mjekësore\". Karota është e pasur me substanca shumë të nevojshme për organizmin tonë. Përmban vitaminë A (karoten), B, C dhe E; gjithashtu është e pasur me hekur, fosfor, kalcium, natrium, kalium, magnez, brom etj. Falë këtyre substancave aktive, ajo përdoret për të parandaluar dhe luftuar një numër të madh patologjish, që sot janë shumë të përhapura: anemi nga mungesa e hekurit, disa tipa tumoresh, sëmundje kardiovaskulare, përfshi infarktin e zemrës. Duke qenë se përmban shumë vitamina dhe kripëra minerale, karota është edhe një ilaç mjaft efikas kundër problemeve të shumta të lëkurës, si edhe një prej elementeve më të rëndësishme kundër plakjes.

Karota përdoret te kremrat dhe locionet e plazhit, të cilat gjenden në treg. Karota ka qenë një prej bimëve më të përhapura në antikitet dhe vazhdon të mbetet e tillë edhe sot në shekullin tonë. Janë shumë të njohura vlerat e saj ushqyese, e ndoshta më pak të njohura ato terapeutike dhe kozmetike. Lëngu i karotës është mjaft i pasur me karotinë, vitaminë B dhe C. Për të përmirësuar shikimin e dobët pihet çdo ditë një gotë me lëng karote. Fëmijët duhet të konsumojnë nga 50 deri në 150 mililitra lëng karote në ditë. Te të rriturit sasia ndryshon: ajo shkon nga 150 deri në 300 mililitra në ditë.

Nëse vuani nga kolla dhe laringiti atëherë zieni 4-5 karota, shtypini derisa të arrijnë një masë të njëtrajtshme, më pas përziejini me 4 lugë mjaltë dhe konsumoni një lugë pas çdo vakti.

Kjo perime e zakonshme e përdorur për të përgatitur shumë salca dhe për t‘i dhënë shije më të këndshme çdo lloj gatimi, përmban vlera të ndryshme ushqyese, mes tyre karotenin, substancën që organizmi ynë e transformon në vitaminë A. Gjithashtu përmban vitamina të grupit B, D dhe E, përveç shumë cilësive të dobishme. Mes vetive mirëbërëse të karotës kujtojmë atë të larjes së zorrëve, lehtëson sekretimin e qumështit te lehonat, si edhe nxit urinimin.

Kuriozitet: është interesante të mësosh se nga lulja e purpurt e bimës nxirret një substancë ngjyruese, shumë e çmuar nga miniaturistët. Rrënja e freskët, e shtypur e tëra, mund të përdoret si maskë bukurie për të ushqyer lëkurën e fytyrës.
Dita Dita (13 vite më parë)
Dita Dita (13 vite më parë)
keshtu veproj edhe me mollat dhe kumbullat
Dita Dita (13 vite më parë)
une marr 2 karrota te trasha,i ziej hic pa prer,pastaj marr blenderin shti ose uje bebesh ose qumesht gjiri fusi karrotat edhe i bej ne blender,uj dhe qumesht shtin deri kur tbehet masa si xhus
Nora Aliu (13 vite më parë)
a dini kush si e beni lengun e karrotes a veq e beni ne blinder apo i shtoni edhe diq tjeter
Nora Aliu (13 vite më parë)
dita flm per shkrimin em kto informata valla une prej perimeve me se shumti e perdor karroten vajzes perdit supen ja bej me karrot bile nje dit vjehrra me tha ti veq edhe ne torte qka spo e qet ksi karrote gjithkun une i thash se esht shum emir vajza ime edhe ne dor e han ashtu pa e zi hiq e tani edhe nje kek e bera me karrot shum e mir me doli vjehrra e hanger tha o sa e mir koka kan i thash po em karrot esht tha uuuuuuu pse sme tregove se nuk e kisha hanger ahahah njdit edhe pite me karrota kam me be
Dita Dita (13 vite më parë)
flm arizona sme shkoi mendja per ate rubriken flm e dashur
Dita Dita (13 vite më parë)
ke te drejt,une desha me dit cfar vitaminash permban,edhe une i jap djalit,por jo cd dit. sot do i bej leng karrote dhe di ap cdo dit
(13 vite më parë)
Dita mire qe e solle kete artikull,por dergoje edhe tek rubrika ``nenat shkruajne``qe te mbetet me lehte ta gjejne nenat per ta lexu
Linda Al-su (13 vite më parë)
Mfal ta ngatrrova emrin\"dita\"
Linda Al-su (13 vite më parë)
Flm edita po mos te ishte kaq e mire dhe me kaq shume vlera sigurisht qe pediatri nuk na kish rekomandu me jau perdor femijeve qdo dite

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?