E kam djalin 4 muaj e 3 jave, e ushqej me qumesht formule. I jap cdo tre ore qumesht rreth 90 deri 120 ml. Ndersa tash dua qe ta ushqej edhe me ushqim shtese. Ju lutem cfare me rekomandoni ju te dashura nena se cfare ti jap dhe sa here ne dite dhe sa? Si dhe sa qumesht sa ti jap? A duhet qe ti jap qumesht naten dhe sa here? Ju lutem me tregoni se si keni vepruar ju me femijet tuaj, pasi jam nene per here te pare.
Ju uroj gjithe te mirat, ju pershendes.
Bessa(15 vite më parë)
Eldona(15 vite më parë)
Valla Vesa qito Bio skane nevoje me qene te gatshme, ma Bio se kur i pregatit vet ne shpi ska :)
Vesa(15 vite më parë)
Tung Bessa, Plani i ushqimit per kete moshe duhet te jete sipas rekomandimeve te OBSH si ne vijim: 1.Heret ne mengjes Qumesht gjiri apo formula qumeshti (mundesisht ne Bio Kualitet) ne bio kualitet e keni vetem nje kompani qe ofron formula te qumeshtit ne Kosove. 2 .Per Mengjes: Qumesht gjiri apo formule Bio po mirret vesh. 3. Per dreke perime (ora12),Broccoli me oriz,karota me patate,ose karota te pastra.edhe keto ne Bio Kualitet. 4. Pas dite (ora 16h) Peme te perziera me ceriale edhe keto ne Bio Kualitet. 5. Mbremja reth ores (19H) Qumesht gjiri apo Formula. Nese ke deshire mundesh edhe ushqim per nate te mire ne kavanoz ne Bio Kualitet (Milk paps ) Kjo eshte eksperienca ime me dy vajzat e mia. Pershendetje.
Kosovarja(15 vite më parë)
Besa, qumeshtin nuk ja kufizon, bebja pi aq sa don ndersa ushqimet shtese fillohen me oriz te bluar nga hippi dhe pjeshke te bluar dhe molle. Fillimisht ne ditet e para ia ben orizin me te lengshem dhe gradualisht fillon t`ia trashesh. Bebes ne fillim i ipet ngapak dy here ne dite dhe pastaj shkon tu e rrit sasine. Une keshtu kam vepruar dhe ka funksionuar mire. Nje ashtu pak pika uji ja jep pas ushqimit (uje te vluar). Suksese dhe shendet per bebin.
Pershendetje nena te dashura.