Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Plazma keksi genjen

Ka kohë që organizata konsumatori, duke u bazuar në dyshime të arsyeshme, ka filluar angazhim aktiv në hulumtimin e aspektit të sigurisë ushqimore tek prodhimet serbe që importohen në kosovë. Tanimë është e qartë se shumica e kompanive serbe posedojnë linja të veçanta të prodhimit për tregun kosovar dhe se mallrat që këto kompani i shesin në kosovë subvencionohen nga beogradi zyrtar në mënyrë që të jenë më konkurrente në tregun e kosovës, duke arritur kështu pushtimin tregtar dhe ngufatjen e prodhimit vendor. Kësaj radhe duam të njoftojmë konsumatorët kosovarë në lidhje me zbulimet shqetësuese për keksin plazma, të prodhuar nga kompania serbe “bambi” dhe të importuar në kosovë nga “elkos group”. Konsumatori, duke u bazuar në analizat laboratorike të paanshme të porositura në institutin kombëtar të shëndetit publik në maqedoni, nxjerr konkluzionin se produkti “plazma keks” është i dyshimtë, i papërshtatshëm dhe si i tillë është edhe i rrezikshëm për konsumatorin kosovar, meqenëse deklaron rrejshëm përbërësit dhe kësisoj shkel dispozitat ligjore që përcaktojnë qartë se deklarimi i produktit duhet të jetë i saktë. Rezultatet e analizës së bërë mund ti lexoni në vijim: I k s h p m deklaracioni i në paketim Ujë 5% Proteina 13,5%, 11,9%, Yndyrë 11,9%, 12 %, Saharozë 15,1%, 20,0 %, Vitaminë c 26,4 mg/100gr, 12,20% Vitaminë b1 1 mg/100gr, 0,90%, Vitaminë b6 2,7 mg/100gr, 2 %, Vitminë e 1,5 mg/100gr, 2 mg/ 100gr, Nikotinë amid 17 mg/100gr, 95,80mg/100gr, Kalcium 30 mg/100gr, 106,0 mg/100gr, Hekur 2,5 mg/100gr, 3,30mg/100gr, Kësaj duhet shtuar edhe faktin se prodhimi përmban emulgatorë, lloji i të cilit nuk saktësohet, si dhe është cekur se “mund të përmbajë lajthi në sasi të vogël”. Dihet se disa lloje të emulgatorëve mund të jenë fatalë për disa konsumatorë dhe se mund të shkaktojnë alergji me pasoja të paparashikueshme - duhet të kemi parasysh se disa konsumatorë janë alergjikë edhe ndaj lajthisë. Jemi të brengosur në lidhje me përdorimin e sojës në prodhim të “plazma keks”, meqenëse globalisht ka dyshime të arsyeshme se soja, përkundër disa vetive të mira, është e dyshuar për prishjen e balancës hormonale ( te gjinia femërore), për shkaktimin e akneve në fytyrë dhe ndërlikime tjera shëndetësore. Për këto arsye në shumë shtete ndalohet përdorimi i sojës, ndërsa soja gjm ndalohet edhe për ushqim të kafshëve. Për të njëjtat arsye edhe prodhuesi “bambi” për një kohë relativisht të gjatë ka hezituar ta njoftojë konsumatorin për këtë zëvendësim të përbërësve në “plazma keks”. “bambi” thirret në certifikatën “hallall” nga bashkësia islame e serbisë, pavarësisht faktit se kjo bashkësi nuk ka kompetenca mbi tregun e kosovës dhe nuk do të duhej të lëshonte certifikatë të tillë për shtetin i cili që nga shkurti 2008 edhe juridikisht është i ndarë dhe i pavarur nga serbia. Ikshpk, avuk dhe inspektoratet e kosovës duhet të verifikojnë këto analiza dhe ta marrin në mbrojtje konsumatorin menjëherë si dhe të urdhërojnë tërheqjen e “plazma keksit” nga pikat shitëse deri në vendimin e ri, i cili do të dalë nga konstatimi i fakteve të ofruara nga organizata konsumatori. Përderisa qeveria dhe institucionet tjera nuk ndërmarrin asnjë veprim konkret për të mbrojtur konsumatorin në këtë aspekt, është e qartë se konsumatori do të vetëmbrohet duke shfrytëzuar institucionin themelor demokratik të protestës dhe çdo institucion tjetër demokratik me synim ndalimin e plotë të mallrave të rrezikshme, aplikimin e plotë të ligjeve që ofrojnë mbrojtje e siguri për konsumatorin dhe arritjen e reciprocitetit të plotë ekonomik e tregtar me serbinë, thuhet në komunikatën për medie të kreut të kësaj organizate, selatin kaçaniku.

Dita Dita (13 vite më parë)
Fitesa * (13 vite më parë)
Ska hiq dyshim qe produktet qe vijne nga Serbia ne Kosove kane linjen e vecante te prodhimit dhe transportit, prandaj ne cdo menyre duhet evituar. Ata vazhdojne te bejne lufte me ne edhe afatgjate. Une per vete qe nga paslufta gjithmone gjithmone i ruhem produkteve te Serbise, dhe femijet e mi asnjehere nuk kan konsumu keksa Plazma, bile me vie turp ti blej.. nga vetvetja jo nga dikush qe me sheh. Le ta kene sado shijen unikate, per mua jane produkt i Serbise dhe eshte vertetu qe prodhohen enkas per Kosove. Pervec faktit qe nje shujte vetem me keksa Plazma eshte e demshme per femiun, eshte edhe pa kurfar vlere. barku vetem do ti mbushet me dicka e ajo dicka ska kurfar te mire. Shume mire Dita qe e ke postu, dhe une pikerisht tani do ta percjell edhe te disa kolege e shoqe te mia
Dita Dita (13 vite më parë)
u moj nora ne anemi vallahi flm qe me tregove mir eshte kur pyet njeri shum flm
Nora Aliu (13 vite më parë)
valla keksa ma tmirt jan kan amo tash po e vrej qe i kan be falco edhe kta se ne qumsht i njoh spo rriten kur ishin te mir si i qitshe ne qumsht te vluar u shkrijshin edhe u rritshin e tash shum me veshtersi edhe formen se kan njejt valla edhe per fmij me kalu nje shujt hiq te mir sjan ...une vajzes jam ka i japi veq najher kur po kam musafir e spo kam koh mej pregadit diq tjeter per dark i japi po ja shoqroj edhe me ndoj pem ja banane ja mandarin o portokall o qka te kam... po sa jan te vegjel spo bojke hiq vallas e shum ne anemi po e qojke fmin bile pa i be 10 muj hiq si kisha preferu
(13 vite më parë)
Vlora ne billa, spar, ose te turqit ..
Vlora . (13 vite më parë)
genta ku po i blen plazmat ?
(13 vite më parë)
Plazmat skane aspak vlera ushqyese per femijet,une per vete nuk i kisha preferu per femijet e vegjel me i ushqy cdo dite me plazma sic po shoh tek disa nena te reja qe ne start fillojne me plazma.
(13 vite më parë)
Ceklii ndoshta aty e ke mir, se tek ne ne kosov vin plazmat dhe jan vetem ne gjuhen serbe, e ktu qe i kam bler vajzes jan ne gjuhen shqipe gjermane gjuhen kroate anglisht dmth i kan edhe shum gjuhe te tjera prandaj jan pak em ndryshe se ato ne kosov,@ bebi valla mir e ki hala skom pa najkun keksa me shije sikur plazmat qe jan, shijen e kan super edhe un baj shpesh torte me plazma behet e leht dhe e lezetshme ;)))
Bebi Bebushi (13 vite më parë)
oj dita pse mu dhan keksa djalit? ti me sa e di e ki djalin 5mujsh perveq pemve perimeve nuk duhet asgje tjeter mi dhan djalit por edhe po te ishte me i madh nuk e shof te arsyshme me i dhan fmiut keksa si shujt e sa i perket plazmave jan te pakrahasushme valla keksa ma tmira ska torten pe ndreqin qka dojn ne tthojn kush tdon kan shije unikate
(13 vite më parë)
Po jo qdo kund eshte prodhimi i njejt ... Gjithkun ka edhe mish po dikun eshte i demshem dikun jo ...Edhe shum here kam degju se produkte serbe qe vin ne ks ja. Te prodhura veq per ne ks mi pru ..
Dita Dita (13 vite më parë)
po genta jan ane e mbane botes,edhe ketu te ne shiten,une desha ti jap djalit,por kur e lexova kte artikull,u ndala pak,thash tu pyes juve..shum flm ti genta dhe ti dita
(13 vite më parë)
Dita shum nena thojn qe plazmat jan te demshme ..por plazmat nuk jan vetem ne kosov por gjithandej ku te duash i gjen po te ishin kaq te demshme nuk do i mbanin marketet jasht siq jan austria gjermania dhe shtetet e tjera ..un prap nuk po di ndoshta jam gabim. .por un vajzes i kam dhan shpesh me qumesht dhe banane...e tash i jap her pas here ne dore. ..ju prsh
Dita Rrustemi (13 vite më parë)
Dita ka2vite qe e kam postu kete tek rubrika nenat shkruajne....bile me kete rast do bej apel thirje qe te lexojne artikujt e shumte qe postohen se jane mesime dhenje per ne ja vlen me plot kuptim te fjales....
Dita Dita (13 vite më parë)
nena cfar mendoni ju per ket artikull,eshte plazma keks e demshme per foshnjat? apo mundem ti jap lirisht djalit?

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?