Zhvillimi i fetusit – java e 22 e shtatëzanisë
Fëmija juaj tashmë peshon pothuajse gjysëm kile / 430 gram, dhe gjatësia është rreth 28 centimetra, nga maja e kokës deri në thembër. Ai ngjan si një i porsalindur edhe pse në një version më të vogël duke qënë se yndyrnat e tij ende nuk kanë nisur të zhvillohen. Edhe pse ai është duke u bërë më i rëndë çdo ditë, lëkura e tij është ende e rrudhur sepse fëmija ka nevojë për të fituar më shumë në peshë. Buzët janë të dallueshme dhe sytë janë te formuar tashmë, edhe pse irisit (pjesa me ngjyrë e syve) ende i mungon pigmenti. Pankreasi, që është thelbësor në prodhimin e hormoneve, është duke u zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme.
Edhe pse kaq herët, shenjat e para të dhëmbëve kanë filluar të shfaqen në formën e sytheve nën mishrat e dhëmbëve. Para se ju ta dini këtë, fëmija juaj do të lindë, dhe shumë shpejt pas kësaj, dhëmbi i parë do të nisë të dalë.
Ju keni fituar ndoshta rreth 5,4 deri 6,8 kilogram. Duke filluar që tani, ju do të filloni të shtoni në peshë në një mënyrë më të qëndrueshme, mesatarisht rreth 225 gram në çdo javë. Ju mund të dëshironi shumë disa ushqime të caktuara dhe mund të vëreni një rritje të shkarkimeve vaginale (por jo të përgjakshme). Të dyja këto janë një pjesë normale e të qënit shtatëzënë. ah dhe ketu te beba ime mund te gjesh cdo jav zhvillimte qe ben femija jote sa kg duket te peshoj dhe gjithcka
Pesha bebit