Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Lekure ne lekure- bebet
Nena,

Sa nga ju keni pas mundesine ta merrni beben tuaj e ta mbeshtesni ne lekure menjehere pas lindjes?

Sa nga ju, menjehere pas lindjes i keni ofruar gjirin? Apo pas sa kohes qe kur ka lindur?
Fitesa * (13 vite më parë)
Arlina Eli (13 vite më parë)
Zoti ta ruajt at engjell e dashur gerta brravo te qoft per forcen qe ke pas te pershendes e dashur
Gerta ....... (13 vite më parë)
Faleminderit mike e dashur.
Manjola M (13 vite më parë)
Ishalla ka jet te gjate
Gerta ....... (13 vite më parë)
Manjola vajzen e kam lindur ne prishtine ne qendren klinike universitare, dhe ne menyre normale pa operacion.
S@r@h ♥ (13 vite më parë)
oo fitesa ne lindjen e pare se kam pas ket kenaqesi me mbajt vajzen ne gjoks :( ooo thojsha inshallah me fale zoti femije e eprjetoj qet ndjene me ma qite menjeher ne gjoks e tash kur kam lind djalin ooo zot qfar ndjenje me ta qite beben ne gjokse e perjetova kete ndjenje te mrekullushme ,,,, ne fillim ja kom bo qellzen me hurma e pastaj ja kam afru gjirin ,,, inshallah te gjitha grat e provojne ket knaqesi
Manjola M (13 vite më parë)
Gerta ishalla e ke me jet te gjate vajzen e te bahet 100 vjece,, me emocionove shum me shkrimin tend ,,jam kurioze ta di a e ke lindur ne shqiperi vajzen apo diku jasht vendit?
Amar Anuar (13 vite më parë)
Ne te dy lindjet mi kane vendosur bebet ne gjoks si kam lindur afersisht nga 20 min .i kam mbajtur ishte nje ndjenje e pa pershkruar ,ndersa gjirin ja kam jep mbas 2 ore .uroj qe cdo femer te shijoje kete knaqesi ,gerta me jete te gjate e te lumtur vajzen ...
Dita Rrustemi (13 vite më parë)
Mbartja e foshnjës në krahun e majtë? Dërgo artikuj Nëna duke e mbajtur foshnjën në krahun e majtë, ajo e mban atë sa më pranë zemrës së saj Me të filluar fëmija të qajë, nëna e tij e merr në krahë, e ngjit ne kraharorin dhe ai e ndërpret të qarën. Ajo që vërehet, është se nëna e mban foshnjën e saj në krahun e majtë. A e dini përse? Duke e mbajtur foshnjën në krahun e majtë, ajo e mban atë sa më pranë zemrës së saj. A ka nevojë foshnja për këtë? Rrahjet e zemrës së nënës, janë zëri i pari që foshnja dëgjon para se të lindë. Gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë, foshnja i ndjen të rrahurat e zemrës së nënës. Lëngu që e rrethon embrionin \'aminosi\' ia përcjell atij të rrahurat e zemrës së nënës në mënyrë sistematike. Në barkun e nënës, embrionit i arrin ushqimi i tretur. Aty ai nuk ndjen as uri, as etje dhe nuk vuan aspak nga ndryshimi i temperaturës, e cila në barkun e nënës është konstante, as e nxehtë dhe as e ftohtë. Pasi të lindë, ai mund të ndjejë të ftohtin ose të nxehtin, mund të ketë uri ose etje. Me të lindur dhe me të ardhur në këtë botë, foshnja nuk i dëgjon më rrahjet e zemrës së nënës, të cilat e shoqëruan gjatë periudhës kur ishte në barkun e nënës. Prandaj, lidhjet mes rrahjeve të zemrës së nënës me ndjesinë e qetësisë dhe rehatisë, e bëjnë fëmijën të ketë nostalgji për këtë zë, i cili i kujton ato ditë të bukura që ka kaluar në barkun e nënës. Nëna, duke e afruar foshnjën e saj pranë zemre, i kujton atij rehatinë, ngrohtësinë dhe qetësinë. Pyetja që lind është: përse e mban nëna foshnjën në krahun e majtë, pa e kuptuar? Padyshim, kjo hyn tek urtësia e krijuesit që e krijoi njeriun në formën më të mirë.
Dita Rrustemi (13 vite më parë)
Krahët e nënës Dërgo artikuj Gruaja e re erdhi së bashku me foshnjën e saj në çerdhen më moderne të qytetit dhe iu drejtua burrit, i cili nga shkrimi i zbukuruar mbi tavolinë, nënkuptohej që ishte drejtor. Dëshiroj ta sjell këtu fëmijën tim, - tha ajo, - sepse kam dëgjuar se këtu qenka kujdesi më shkencor. - të vërtetën paske dëgjuar, - tha duke u mburrur drejtori. - çdo gjë e jona ashtu është. Gruaja e re ndjeu lumturi nga këto që dëgjoi. Shkenca është me të vërtetë diçka e bukur! - tha dhe duke parë fëmijën, shtoi, - inshallah e bën të urtë këtë trazovaçe! Drejtori i hodhi një sy fëmijës që lëvizte pa pushim në krahët e nënës dhe e pyeti: - vajzë është, apo jo? është rreth moshës 1.5-2 vjeç apo jo? - po, po, - u përgjigj gruaja. - ashtu është. Këto ditë kërkon edhe më tepër kujdes nga unë. Jam një njeri aktiv i shoqërisë, por këto kohët e fundit mbeta gjithë ditën në shtëpi. Drejtori nxori ca shkresa për t’u firmosur dhe tha: - marrëveshjen e firmosim vetëm për disa muaj. Në këtë mënyrë bëhet punë shkencore. Pagesa bëhet përnjëherësh dhe e plotë, njëkohësisht duhet të plotësoni kushtet që shkruhen këtu. Gruaja e re lexoi me kujdes letrën që i zgjati drejtori dhe u hodh e habitur: - nuk ka rëndësi paraja për mua, ju paguaj menjëherë, por nuk e kuptova këtë rreshtin e fundit. - hëë! Po, ajo pikë është shumë e rëndësishme, - tha drejtori duke parë marrëveshjen. - kërkojmë një rrobën tuaj, kjo mund të jetë një triko, apo një pulovër e juaja. - një pulovër? - tha gruaja e çuditur. - po kjo ç’duhet?! - një rezultat i kërkimeve shkencore, zonjë! - tha burri me seriozitet. - me të e mbulojmë foshnjën kur fle, sepse i ngjan asaj me krahët e nënës…
Nita Berisha (13 vite më parë)
Une e kom mbajt djalin kshtu shume te dyte pa te sipermet lekura me lekuren ma propozun ne spital per srimulim te gjirit ... Djali ende ka qef me flejt kshtu:-)))
Dita Rrustemi (13 vite më parë)
Prsh ...djalit te madhe ja kam ofru gjiri pas6oreve ndersa te dytit pas3oreve...
(13 vite më parë)
Ah flm shum fitesa tani i pash fotot..
(13 vite më parë)
Flm shum fitesa je nje mike shum e mire
Fitesa * (13 vite më parë)
Lavdije, po, hyn ne google te images, dhe kerko: Kangaroo Mother Care.. i sheh fotot.. po ashtu ka shume informacione te detajume mbi metoden dhe perfitimet.. Une po kerkon sa te mundem qe ti permbledh ne nje artikull sa me shume info e ti postoj.. por sot si duket sdo mundem .. shiqoje ti ahstu
(13 vite më parë)
Greta dhe fitesa me pershkuurani pak si duket metoda kenguri,a muj ta shoh dikund ne fotoe
Bebi Bebushi (13 vite më parë)
Ah moj gerta me bere me vaj :( dua te shtoj ne listen e mikeve te mija gjithsesi bebet qe lindin parakohe nguten se i dojn nanat ma shuuum. Si e ke tash vajzen??? Fitesa edhe un kam lind me operim edhe nuk e kam pa ardhjen e jetes time ne ket bote dhe un ende kam qen nen kllapi te anestezionit kur ma kan pru ne gji dhe ka thith pastaj shkojsha e ushqejsha ne inkubator per 10dit sa ka ndejt aty por prap se prap spata se spata qumsht :( dhe shpesh her me mungon shum aji intimiteti jon dhe ja afroj gjinin sa ta ndi afer vajzen por plaas tu qajt e se mer interesant se shum ne knaqsi e ka pi
(13 vite më parë)
Flm shum fitesa in shaa allah sa me shpeejt do te qesh me intereson bash si duket medota kingur..Si mbahet as ide nuk kam
Manjola M (13 vite më parë)
Fitesa sa e kam lindur vajzen ma ken direk ne gjokt,, dhe menjeher e ka marr gjinin,, ma kan Len 5 minuta ashtu duke thithur pastaj e kam marre,, skishte ndienje ma te bukur per nje femer
Gerta ....... (13 vite më parë)
Aq e rendesishme eshte metoda kengur sa qe nje rast i cili ka ndodhur ne Kine kete vit ka mahnitur gjith boten. Pasi nje femije pas lindjes ka humbur sinjalin e fundit te zemres dhe mjeket e kane konstatuar se nderroi jete, nena nga merzia e ka kapur ne formen e metodes kengur dhe femiu ka filluar te qaje. Dhe gjithe stafi ka mbetur i mahnitur. Nje nga arsyjet pse perdoret metoda kengur eshte sepse te rrahurat e zemres se nenes dhe elektriciteti i nenes i japin fuqi te jashtezakonshme foshnjes.
Gerta ....... (13 vite më parë)
po ka pasur mirepo shume rralle. sepse kushtet e tempratures ne dhumat ku mbaheshin inkubatoret nuk e plotesonin nehtesine te cilen e kerkonte foshnja per te dal jasht nxehtesise se inkubatoreve. Por ndoshta edhe per arsyje te tjera te cilat une nuk i di.
Fitesa * (13 vite më parë)
Lavdije, in shaa Allah do te mundohem te gjej ndonje artikull qe permbledh me mire detajet per metoden \"kengur\" qe iu rekomandohet sidomos nenave me femije te parakohshem.
Gerta ....... (13 vite më parë)
Faleminderit te gjithave. Tash vajza ka bere 10 muaj e 17 dite. Dhe peshon 8 kg.
Fitesa * (13 vite më parë)
Gerta, falemnderit shume per detajet qe ke ndare me ne. Patjeter qe besimi ne Zot me gjithe forcen, fuqizon trupin dhe e ben te pamposhtur shpirtin. Prandaj edhe Zoti ka dhene sinjale qe ekziston, ne te kunderten ne do te ndiheshim te humbur ne kete gjithesi. E kuptoj qe ke pas veshtiresi ta terhqesh nga inkubatori per ta mbajtur ne gjoks .. mirepo, a flisnin per kete, a e praktikonin me nena tjera? A kishte ndonje dr qe i inkurajonte nenat?
(13 vite më parë)
Gerta ta kesh me jete te gjate vajzen .qfare moshe eshte tash bukuroshja vogel
Gerta ....... (13 vite më parë)
Faleminderit te gjithave. Mendova te ju tregoj historine e vajzes time ne menyre pak me te detajizuar, dhe te ju them e ti inkurajoj te gjitha nenat qe kane lind apo qe do te lindin para kohe te behen te forta. Ta rrisesh nje femije qe lind shume para kohe nuk eshte pune aspak e lehte ama gjithashtu nuk ka kenaqesi me te madhe. Ju puth te gjithave
S & V ** (13 vite më parë)
mashallah gerta per vajzen se nuk munda aty te postoja koment pasiqe nuk te kam ne listen e miqve
(13 vite më parë)
Gerta tani e pash..:d,shum ebukur vajaza mashallah te lumt per forcen tende
Gerta ....... (13 vite më parë)
e kam postuar e dashur para pak diteve
(13 vite më parë)
Prsh fitesa mua te dy femijet mi kane qit ne gjoks dhe menjehere ja kam ofruar gjirin mi kane lane ashtu nje kohe veq i kan mbeshtjell me te dyte mire ka ec procedura e gjidhenies dhimbje kam pas po ja ka vlejte eshte me te vertete shume qaste i bukur
(13 vite më parë)
OJ Gretaa lume tii po e forte po ti me forcen tende i ke jap forc vajzes tende,un po te isha do te qaja shum e dobet jam ne keto situanta ,h,, na posto vajzen tende ta shohum oj gerta telutem dua shummm ta shoh sa i ka bere tanivajzaa
Gerta ....... (13 vite më parë)
Sa i perket metodes kengur nuk ka pasur shanca sepse sipapi d.m.th gypi i aparatures ka qene shume me shume i madh se goja e saje, dhe nuk lejohej te levizte sepse mund ti dilte nga goja e pastaj do kishte pasoja fatale. Vajza ime lindi vetem 26 cm e gjate.
(13 vite më parë)
Fitesa a mund te na spjegosh pak per ket metoden Knegur ku e din mun qdo kush te preket nga lindjet eparakohe dhe ti kemi parasyh keto qera??
Gerta ....... (13 vite më parë)
Pas lindjes te gjithe doktoret dhe i gjithe stafi me kane thene se vajza nuk dojetoj as 24 ore dhe cdo cast pritet te vdes, me kane the te mos lidhem me vajzen, me kane the te behem e forte sepse nuk mund te behet asgje sepse koha e lindje ishte shume e shkurte kishte vetem 26 jave jo te plota. Kur lindi vajza ishte krejt e zeze. Mjeket e ma thonin kete me shume keqrdhje por ashtu ata mendonin. Askush as nga familja ime nuk besonte se do shpetoj. Por te ju them dicka, une as edhe nje sekond te vetem nuk e kam menduar te keqen kame shume besim tek i madhi Zot i jam lutur atij pa pushim dhe kam thene cfaredo vendimi tend e perqafoj ti je krijuesi i jone dhe tek ty te gjithe do vijme. Madje edhe burri i humbi shpresat por une jo. E mblodha veten me dha Zoti fuqi, dhe me besoni se as nuk deshiroja te bisedoja me njerez pesimist dhe u thash doktoreve se mos me thuani se vajza nuk do te shpetoj, sepse zemra ma thot se do shpetoj. Kur pesonte kriza dhe saturimi binte deri afer fundit (d.m.th derejtohej nga vdekja) mjeket dhe motrat mundoheshin te me largonin nga vajza dhe veq qe nuk me thonin ngushllime. Por une protestoja dhe qendroja duke i thene mjekut dhe motrave vazhdoni ju ndihmoni me punen tuaj se kjo nuk do vdes, kjo ka vetem nje sfide tjeter te radhes te cilen duhet ta kaloj sepse ka lindur para kohe. Te gjithe mjeket me shikonin me habi, deri sa arrita ti beje edhe ata te mendojne se vajza nuk do te vdes. Optimizmin nak ka pasur njeri qe ma then. Cdo mengjez beja edhe makeup dhe shkoja te inkubatori i vajzes e i endoja ninulla e i beja pyetje se a i pelqeja sot me shum apo dje, beja muhabet femrash me te pavaresisht gjendjes se saj, doja ti dukesha bebit tim e bukur, beja gjithcka qe ta inkurajoja vajzen time te vockel qe te ti dukej kjo bote e bukur. Dua te ju them te gjithave qe femra eshte shume e forte e nga dhimbja behet triumfuesja me e madhe po qe se ka besim tek i madhi Zot e tek vetvetja..
Fitesa * (13 vite më parë)
Gerta, me intereson te di, a ishte ndonje nga doktoret qe te ka inkuraju ta mbash vajzen \"metoden kengur\" gjersa ishte ne inkubator? Ke degjuar per kete metode? A e fliste dikush aty?
Fitesa * (13 vite më parë)
I lexova me shume ndjesi te gjitha komentet e juaja. gezohem shume per pervojat e juaja qe patet mudnesi ti mbani femijet tuaj ne gjoks pasi linden ne kete bote. Ndersa ato qe perjetuan te kunderten, me vie jashtmase shume shume keq. Gerta, me preku shume tregimi per vajzen tende te brishte, me dhe emocion te papershkrum kur po lexoja pjesen e shkeputur nga ditari. Ne ate cast desha vetem te t\'perqafoj e te them MashaAllah per guximin, durimin dhe perkushtimin tend. Ju dhashte Zoti vetem caste te kendshme, te ndani mas vete momente te embla dhe te paharueshme.
Gerta ....... (13 vite më parë)
Faleminderit te gjitha juve mike te dashura.
S & V ** (13 vite më parë)
Gerta shume paske perjetu ditet renqethese, inshallah tash e tutje jeni te lumtur se bashku, ju uroj jete te gjate femijve
Gerta ....... (13 vite më parë)
I falem dhe i perulem zotit te madherishet qe te mbroj nga cdo gje te gjithe femijet mbare boten. Faleminderit nga ju mike.
Prom ... (13 vite më parë)
Pasi lindi menjihere e kan venduar mbi lekuren tim dmth aty tek barku, pastaj gjirin ja kam dhene per here te pare mbas 3 oresh per shkaqe shendetesore te dobta qe kisha.ate nate me paten thene nuk ta sjellim sepse jee. Dobet por une kam insistuar qe tma sjellin dhe e kam mbajtur vetem 30 minuta sa i dhash gji dhe skam qene ne gjendje me. Keshtu e kam pare te nesermen rreth ores 12, por kam qene si e turbullt skam dit cfar ndodh se normal sot ndjehem shum keq kur e kujtoj vetem
Nita Berisha (13 vite më parë)
Ohhh fitesa sa kujtime te bukura na bere ti kujtojme:-))) une deri sa isha me dhimbje ma vendosen nje aparat ku i bente matjen e impulseve te djalit nje lloje ctg ish se e kisha te pjekure placenten njekohsisht edhe ngritje tensioni... E percjellja gjendjen e djalit nga ajo ekran dhe e pash qe ju nalen impulsat dhe ne qat moment edhe linda kom bertit shume :-(( kujtova qe ju bo djalit naj send e motra menjeher ma largoj djalin ngase kan kujtu qe kom hi ne depresion nga dhimbjet e medhaja e ne suedi gjdo vjet 3-5 raste nana pe gjun fmin kur po ja afrojne fmin:-(( burri ja previ kerthizen kur mpan qe u qetsova e pash djalin mire e kallxova pse bertita dhe ma afrin hud me hud pom doket se ish suedisht se hala nuk pe di gjuhen 1 jave e kom pas djalin vetem me pampers vetem te kemi kontakt lekura me lekuren e jaasht ish bore gati 1 meter :-)))
(13 vite më parë)
Greta, sa po me vie keq per kete perjetimin tend me vajzen.Uroje qe tani e tuje vetem lumturi te kete ajo pran teje e vellau e babit. Zdi c\'te them, vetem me preku tej mase shkrimi i jot.
Ani Jani (13 vite më parë)
Gerta mu lot ne sy e perfundova shkrimin tende....Ju uroj gjitha te mirat ne jete ty dhe gjith familjes tende...Engjujt tu paqin shendet te plot,ymer te gjat dhe fat te mbar....Allahu i madherishem din te bej mrekullira
(13 vite më parë)
Greta sa me pelqu pjesa nga ditari yte hmm mi mbushi syte m lote deri sa e perfundova..Zoti ta ruajt vajzent..Greta sa i ka vajza tani?A
(13 vite më parë)
Menjehere si ka dal bebi dmth pas lindjes ma kan leshu vajzen 1 minute ne bark sa e preka, ma largun. gji i kam dhene pas 2 ore, kjo ne qkuk. djalin privat e kam mbajt menjhere pas lindjes ne bark 10 minuta deri sa nxorren dicka se di ne ato momente nuk e di cka ka ndodh me mu. pastaj ja kan pre kerthizen, e ka kontrollu neonatoligia, mua me kane pastru. dhe gji i kam dhen rreth 15-20 minuta pasi lindi..
Ani Jani (13 vite më parë)
Nuk e kam pas fatin qe ta kem as njerin prej femijeve ne gjoks mbas lindjes....te dy i linda me operim....Ne gji mi kan fut pas 30 min qe kam shkuar ne dhome...Sa do te doja ta kem ate knaqesi qe menjeher mbas lindjes ta kem ne gjoks,po nuk me ndodhi. Mbas 24 ore i mora ne dore te dyte
Gerta ....... (13 vite më parë)
Une per vete ate mundesi e kam pasur veq me djalin, menjehere pasi lindi ma vune ne gjoks, edhe pas 2 oreve qe lindi filloi te thithe gjirin. Ndersa me vajzen nuk e kam pasur ate mundesi, vajzen e linda sic ju kam treguar ne javen e 26-te e futen menjehere ne inkupator dhe vetem pas 70 diteve kur e heken nga inkubatori une para mundesine ta mbaj ne duar dhe per 10 dite pastaj sa ndejtem se spitaj pas daljes nga inkubatori une pothuajse e kam leshuar nga duart vetem 1 ore ne 24 ore. Ju uroj qe askush mos te perjetoj me femiun e vet at cka kame perjetuar une me vajzentime. Por uroj qe te gjitha nenat ne mbare boten te jene te lumtura e femijet e tyre te jene pa ato peripeci qe i kishte vajza ime. Ja cka pata shkruar ne ditarin tim kur isha ne ato momente kritike do ju tregoj dhe do e ndaj edhe me juve te dashura nena: kur njeriu jeton me vdekjen Ty “jete” te deshta e te dua fort. Vdekja me neperkembet nga momenti i lindjes, Ju ndjej te dyjave!!! Cila nga ju do me perqafoni, Me fort e me shpejt? Rrezet e diellit qe i bien tokes, Une i shoh gjysmave. Ende nuk arrije te drejtohem, jam shume e vogel. Une ndjej doren dhe fuqine e zgjatur nga zoti, Me te cilen me mbane ne jete! Une asnjehere nuk dyshoj ne jeten e botes time, Te cilen e perjetoj vetem ne te ashtyquajturin “inkubator”! Shume njerezve u duket bota shume e vogel e e zbrazet! Bota ime momentale eshte e madhe vetem 1 meter. Une pres me dite, jave e muaj Te me shtohen milimetrat e gramet e trupit tim. Dikush ato i ka ne teprice, e ankohet! Gjilperat me pickojne trupin tim, Te vogel e te pa force, pa pushim, deri me tani 64 here! E une nuk lejohem te qes ze, te bertas e uleris, Nga nje tub i gjate qe me kane futur nga goja e gjer ne stomak. Me shpuan edhe gjoksin pa me mpire, E une nuk bera ze!!! U bene 58 dite qe nga dita ime e lindjes, E une ende nuk di se si do te dukeshin rrobat ne trupin tim. Une ende nuk njoh shijen e qumshtit te gjirit te nenes time, Une ende ushqehem permes gypave, ngjoh vetem shijen e tyre. Une ende nuk njoh ndjenjen e qendrimit ne duart e nenes time. Mua nuk mu lejua te ngrohem nga ajo dhe djelli, Une ende ngrohem nga energjia elektrike. Mua me eshte shqyer edhe hunda, Nga aparatura e frymemarrjes. Une posedoj vetem gjysmen e mushkerive. Trupi im me peshe prej 980 grameve, Mund te ju duket shume i vogel Por mban nje zemer te madhe, Nje zemer prej “troje”. Te gjitha do i tejkaloj, do rigjeneroj edhe lekuren time te leckosur, Nga pickimi i gjilperave, me ndihmen e zotit. Une i mbizoteroj ndjenjat. Nena ime i lutet zotit pa pushuar. Te dyja ne nuk qajme por i lutemi zotit, Te permbledhemi nga sfidat. Bota e cila na rrethon me plot ligesi, Nuk eshte pjese e zemres tone. Mua me ndihmon zoti. Une ndjeje zemren e thyer te infermiereve, Deri sa me shpuajne per te me ndihmuar. Edhe ato ndajne dhimbjen e trupit tim me mua. Asgje nuk ndodhe pa arsyje! Edhe une jame nje “arsyje e kohes se pa kohe”. Une erdha ne kete bote para kohe. Qendrova ne mitren e nenes time, Aq sa desha une e jo aq sa te tjeret ma kerkuan. Une jam troja te tjereve nuk ua lejoj, Te vendosim per mua. Ashtu si’c vendosi zoti te me sjelle para kohe, Ashtu do vendos per qendrimin tim ne kete bote, Apo per kthimin tim tek ai! Nuk i dua lotet tuaj!!! Une nuk jam per tu vajtuar. Ndjenjat nuk i lene njerezit per te jetuar. Tani te gjitheve fort ju dua.
(13 vite më parë)
Kjo tash u rrite gishtin jo veq vjen ma ban mami hana duhet me pi titen
Umm Ibrahim... Shenaji (13 vite më parë)
sa mir qe e keni perjet ket ndjenje nena, une kam lindur ne kairo dhe ketu qenka ndryshe, une kur kam lindur mas 15 oreve me dhimbje, kur me futen ne sall une mendova qe po ma jepin at per frymarje mirpo ajo me shtinin ngjum , dhe pasi me qoi burri kur u kfilla un e pash qe vetem burin e kisha afer me tha qe ke lindr dhe bebi esht mir elhamdulilah , ai i dha pakkk hurma bebit dhe ja kendo ezanin ne vesh, mirpo un skam pa asgje se jamkan ngjum, pas 30 min.. ma dhan bebin dhe i dhash gji edhe pse skisha hiq por e mbajta ne gji ter naten ashtu..Elhamdulilah
(13 vite më parë)
hahah Emi edhe tash kur i pihet e shti gishtin ne goje
(13 vite më parë)
Arzona edhe mua me ka ndodh keshtu me hanen.menjehere ka lyp gjirin edhe tash vazhdon ashtu
(13 vite më parë)
Te dy femijet mi kane vendos menjiher mbi gjoks,djali madh ka pi gji pasi ja kane be te gjithe kontrollat dhe e kane vesh,e djalin e vogel sa lindi vetem e kane fshire dhe e kane mbeshtjelle me peshqire dhe ma dhane ne gji sepse e thithte gishtin tregues hahah.Shume kujtim i bukur me ka mbet ky moment
Lolaa ,.. (13 vite më parë)
une nuk e kam pas at fat me pas afer menjeher vajzen se kam lind me operacion veq mas dy ore e kam pa pak e kam perqafu e tek mas 3 dite e kam shti ne gji se kam qen ne intenziv,po momenti qe nuk e harroj kurr eshte qe mbas 3 tri dite si e kam kap ne krah vajzen ka fillu mem rrjedh gjiri,ndjenje shume e mir.....
(13 vite më parë)
Se besoj shyrete.kjo eshte per fillim mire me kriju afersine edhe mos me pas problem per gji...lte dy femijet e mi jane te lidhur me mua edhe pse vajzaa mr shume ndoshta se e kam ne gji ende
*nënë* "2013*2016" (13 vite më parë)
E momentin e lindjes pasi qe bashkeshorti im i preu kordonin bebit,motra qe.u perkujdes gjate lindjes sime ma vuri beben e gjoks,menjehere i ofruam une dhe burri lengun e hurmes,i thirri burri ezanin tek veshi dhe ne minuten e 5 pas lindjes bebeja ime filloj te thithte gjirin tim,ishte moment qe nuk e pershkruan dote.me.fjal,faleminderit Zotit qe me dha kete knaqesi...po ti fitesa?na trego pak pervojen tende...cdo tmire
S & V ** (13 vite më parë)
flm shume Emi se bash u bera merak, kam ndegju se nese e merr ashtu do te jet bebi kur te rritet me e afert me nenen a eshte e vertete??
(13 vite më parë)
harova djalin e kam marr menjher ,,ne salla kam njet dy ore mas lindjes bashk m djalin edhe kur shkova tek nena me bebe edhe aty ma than djalin...edhe pse kisha nevoj shum me pushu se djali hic ska qen i rahatshum por kur e ishija ma ngrohte zemren. kur linda isha kejt si me kan vajze e re.skisha dhimbje as kurgjo hiqq me djalin hsumm heppyyy:P
(13 vite më parë)
Jo shyrete sdon me thane kurgja as mu sma kan jep djalinn.por kur e linda vajzen e kan kerku menjehere.
***ola*** Sa (13 vite më parë)
Edhe une do kisha pasur shume deshire ta perjetoja kete kontaktin lekure me lekure por s munda sepse linda me operacion cezarian me mpirje epiduriale. Pasi nxorren beben dhe e pastruan, e peshuan, e maten, e veshen dhe me pas ma sollen tek koka nderkohe qe vazhdonte procedura e qepjes se plages. Ma kane vene ne gji pas 4 oresh dhe me mesuan si ta ushqej. Une e kam pasur beben ne dhome gjate gjithe kohes qe ndenja ne spital dhe e kam vene shpesh ne gji qe te stimuloja ardhjen e qumeshtit. Une kam lindur ne 5 te mbasdites dhe qumeshti me ka ardhur te nesermen ne mengjes dhe gjate kesaj kohe nuk i kam dhene qumesht artificial. Femija u mjaftonte vetem me kulloshtren qe dilte nga gjiri.
Kl&kl . (13 vite më parë)
Menjeher pas lindjes ma kan qit djalin ne gjoks...pastaj e kan pastru pak ja kan bo testin apgar dhe e kam fut ne gji diku pas 20 min....
(13 vite më parë)
Oj Fitesa bravooooooo po ku me kthehe shum mbrapa qe mezi pres ta lindi prap ket femij ..ahahha une kur linda menjher ma kan qit ne gjyks oohhh sa i nxeht skish ma mire ohh zott ja preka koken eeh umundova pak me puth haha po smujta se kejt isa elodhte pasjta e muren djalin e veshene dhe me pyte apo don me ta prauu nje mjeke tha jo se smundet thash jo jo muj bimani haha ma afrun i japa me pije u kanqke djali ee kisha pak frik qe po me rrezohet djali se kejt trupi mu drithkee sepse isha shum elodhur...po prappp sun eharroj ato mmoment kurr ne jette,momenti ma i mire qe ka qen per mua kur e kam pa koken e bebes tu dal..kjo ka eqn diqka qe sun po muj me pershkrujt
S & V ** (13 vite më parë)
vetem mua nena nuk ma paskan dhene bebin ashtu edhepse shume teper kame pase deshire, a do te thone dicka nese e mer edhe nese jo ashtu lekure ne lekure, sepse tash jam bere merak pse vetem une se paskam marre ashtu vjazen time
Xheneta . (13 vite më parë)
un si kam lind ma kan jep djalin nkgjoks pastaj ja kan jep burrit e kan qu tjeter dhom e kan pastru mbas ni ore i kam jep gji ish ndjenje e pa pershkruar un jam be per her tpar nene
(13 vite më parë)
fitesa un skam mundur ta mar pran vetes prej dhimbjes smadhe qe kisha sa linda vajzen vec e kam perkedhel pak te koka por pastaj me mori doktori sepse duke qen se femija ishte 34 javsh e kan cu menjeher ne ikubatro vec pas 6 oresh munda te kem kontaktin e par me te ti ofroj gjirin ta perkedhel ta meshtes ne gjoksin tim :)
Mokiii .. (13 vite më parë)
Si ka lind fill e kan fshi pak dhe e kan mbeshtjell me nje batanije te pambukut dhe ma kan dhan mua ma ven ne gjoks.. Nuk ma kan len shum.. Pastaj ka morr burri ne dor dhe e murren e maten e kayren dhe veshen ... Ne gji nuk ka qen koh e gjat mbas lindjes qe e kam e kam shti ndoshta mbas 1 e gjys dy.. Ama nuk pata fill e di se ter naten e kam ve per me stimulu gjirin ama me ngi bebin i kan dhen ne spital . Me kan sjell dy shishe .. Pastaj mbas dy dit me erdh gjiri taman ...Por edhe kur skisha shum e vesha normal..
Diana Z (13 vite më parë)
veq qfar ndejnje e bukur eshte kur lind,para 1 minuti ke pas dhimbje te tmerrshme te barkut a si te lind largohen te gjitha dhimbjet qe i pate vetem para 1 minuti.
Valentina Salihu (13 vite më parë)
Shumm pyetjee e mir Fitesaa ,\'mua menjeher masi kom lind ma kan qit djalinne gjykss nuk kish ndjenj me te mire ishalla zoti ia mumdeson qdo femra ta shijoje at moment , ndersa ne gji e kom mbajt mas 2 oree ju pershendes tgjithave
Diana Z (13 vite më parë)
fitesa ato motrat ne spital i kan dhan me pi qumsht artificial po mbas 5 ore i kom dhan une gji me shume veshtiresi po ja nisi me pi.
S & V ** (13 vite më parë)
shume kame pase deshire keshtu po nuk ma kane dhene, une kam linde ne Vranje ne Serbi dmth, nuk kam dite gjuhen serbe ti them me ma dhane bebin :(, po te kisha linde ketu ne prishtine do ti thoja dhe to ta kisha marre bebin ashtu do isha kenqe si nenat tjera :)
Fitesa * (13 vite më parë)
Shyrete, lekure - ne lekure nenkupton bebi ashtu i zhveshur te ta ofrojne ne gjoks ku edhe njoftohet me aromen e nanes. Kjo teknike ka rendesi te madhe tek nena qe deshiron ta ushqej femiun me gji. Kjo metode stimulon shume fillimin dhe mirembajtjen e furnizimit me qumesht. Edhe pas lindjes mund te praktikohet kjo metode..
trandelina (13 vite më parë)
Dy djemete e pare i kam vu ne gji brenda ores se pare mbas lindjes e te tretin tek et nesermen sepse ka qene per 24 ore ne inkubator per shkak te lindjes se veshtire (placenta previa)
(13 vite më parë)
Kur e kam lind djalin vetem 5sek ma kane ofru tek barku e kane marre e kane mat e kan veshe ma kan ofru afer karriges ky kam qene.pas nje ore e kam marre ne dore.edhe sot kur e kujtoj me vjen te qaj shume merzitem.pastaj skam dite me shti ne gji menjehere edhe sme ka mesu kerkush...u kam jep me shishe ne spital edhe kur dola..kam pas shume veshtiresi tek pas 1muaji kam arrite me ia dhane veq gjirin...kurse tek lindja e vajzes ka qene krejt ndryshe.menjehere ma kan ofru edhe e kam shti ne gji fill.skam pas problem me te hiq se mora mesim edhe hu qe pritni te beheni nena merrne fill mbane afer veted edhe skeni me pas probleme siq pata une...
Arlina Eli (13 vite më parë)
te pershendes e dashur Fitesa sa pytje te mir ke ber une kur kam lind meniher makan qit per mi e kum majt nja 20 minuta a mashum e tani ne gji makan jap mas dy ore domethan 6 ne mengjes kam lind 8 makan pru e kum shti ne gji edhe tani deri ne mbremje hiq ma smakan pru edhe une skum dit qe duhet me lyp e tahs jam shum pishman kur tme bjen men tham pse se kum lyp mema pru me shti ne gji kalosh mir e dashur
Vlora . (13 vite më parë)
meniher si kam lind me kan mbeshtet djalin ne gjoks timin ish ndjenja me e bukur qe mund ta perjetoj nje femer ,ne gji nuk e kam shti deri ne mengjes sepse une kam lind ne ora 1 te nates dhe me kan len me pushu se e kam pas shum lindjen e veshtir...
Fitesa * (13 vite më parë)
Fiona, po ne nderkohe, a e kan ushqy me dicka?
(13 vite më parë)
Fitesa bebin e kam mar mbas 4 oreve kurse gji diku mbas 24 orve sepse nuk kam qen ne gjendje te mir.
S & V ** (13 vite më parë)
Fitesa mua nuk ma ka dhene gjinekologia ime vajzen pasi ka linde ashtu menjehere mbas lindjes si thua ti lekure ne lekure edhepse kame pase shume deshire ta beja kete, qfare domethenje ka kjo lekure ne lekure? gjirin ja kame ofruar mbas 3 diteve pasiqe nuk kam pase gji menjehere edhe nuk i kame pase gjinjte me thithka (maja te gjive skame pase) edhe bebi i vogel nuk ka mujte menjehere me thithe
Diana Z (13 vite më parë)
fitesa sa pytje te mire ke bere, une menjeher si kam lind ma kan vene bebin ne gjokse po shume shkurt, perafersisht 2 minuta, a gji i kom jep mbas 5 ore se me kan lene me pushu pak.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?